Prokuroria kërkon 25 vite burg për Mark Frrokun

16 Mars 2017, 13:00Kronika TEMA

Ish-deputeti Mark Frroku rrezikon 25 vite heqje lirie.

Kjo ka qenë kërkesa që ka bërë sot prokuroria.

Paralelisht organi i akuzes ka kerkuar edhe heqjen e të drejtës për 10 vite,  te marrjes se funksioneve publike.

Mbi Frrokun deri më tani rendojne 4 akuza.

Sipas Prokurorisë, ish-deputeti akuzohet për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurtit ne Bruksel,  ku me të ka pasur  një konflikti për kontrollin e tregut te prostitucionit.

Më tej, ish deputeti Frroku është gjetur fajtor edhe për fshehje te pasurisë,  pastrim parash por edhe për ndërtime te paligjshëme.

Vendimi për të pritet që të jepet pas fjalës se mbrojtës, pas dy javësh.

Më herët Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm Kristjan Marinajn i cili ishte  akuzuar se në bashkëpunim me ish-deputetin Frroku kanë vrarë shtetasin Aleksandër Kurti në vitin 1999 në Belgjikë./ ad

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje