Një i dënuar për tentativë vrasje denoncon Fatmir Xhafajn: Më rrahu vetë me grushta dhe shkelma…

17 Mars 2017, 10:04Kronika TEMA

Që prej emërimit nga kryeministri Edi Rama i Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, në media janë rikthyer akuzat ndaj këtij të fundit, se i ka shërbyer regjimit komunist.

Sali Berisha, dora vetë, ka publikuar disa dëshmi për këtë.

Së fundmi në media është publikuar edhe intervista e një personi të quajtur Xhavit Koni, që ishte dënuar për tentativë vrasje.

Ai pretendon se Fatmir Xhafaj e ka rrahur personalisht, kur ka qenë në burg.

Ja çfarë thotë ai:

Për çfarë jeni akuzuar?

Unë jam akuzuar dhe dënuar për tentativë vrasje. Kam qenë 16 vjeç atëherë dhe për një problem familjar kam marrë hak. Personi nuk vdiq. Jam dënuar për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje. E kam pranuar krimin dhe kam deklaruar se jam i ndërgjegjshëm për veprën që kam bërë. U dënova me 25 vjet burg, por duke qenë se isha nën moshë, dënimi u përgjysmua.

Siç po thoja në dhomat e paraburgimit kam bërë 4 muaj hetuesi, me të ndjerin Arben Duka dhe Adem Sulën nga Kruja. Këta të dy qenë akuzuar se kishin festuar për vdekjen e Enver Hoxhës dhe kishin qenë bashkë në një grup.

Në atë kohë, Fatmir Xhafa, edhe pse nuk ishte hetuesi im më ka thirrur, se donte që dilja e të dëshmoja që Arbeni dhe Ademi ishin kundër sistemit.

E kujtoni bisedën me të?

Në fillim më futi në zyrë dhe polici më hoqi prangat që kisha në duar.

Më trego çfarë muhabeti ke bërë me Arben Dukën dhe Adem Sulën.”, më ka thënë.

Pasi e pa që me të mira nuk mundi të nxirrte gjë, ka thirrur policin që ishte jashtë, më ka lidhur prangat gjermane me duar prapa, ndërsa këmbët m’i ka lidhur me zinxhirë pas karriges. Prangat m’i shtrënguan aq fort sa edhe sot e kësaj dite i kam shenjat në duar. Polici doli, ndërsa Fatmir Xhafaj më ka rrahur me grushta e shkelma aq fort, sa më ka plasur gjaku dhe për 4 ditë, nuk kam mundur të ngrihem dot nga dërrasat e dhomës së izolimit. Më kujtohet që ka patur aq shumë gjak, sa me një fije shkrepëse i kam shkruar një letër babës, duke përdorur gjakun si bojë.

Mu po më mysin këtu, lëviz kërko diçka”, i shkrova.

Keni ndonjë dokument që e vërtetoni marrjen në pyetje nga zoti Xhafaj?

Dokument unë nuk kam, por besoj që duhet të jenë raportet që ka bërë mjeku, kur ka ardhur dhe më ka parë e më ka dhënë ilaçe për t’u shëruar.

Fatmir Xhafaj ka qenë edhe më parë në poste drejtuese dhe duket e çuditshme që dëshmitë kundër tij dalin tani.

Pastaj që vetë ai të rrihte të burgosurit, duket paksa e ekzagjeruar.

Aq më tepër pastaj që është shumë hipokrite të “kryqëzohet” vetëm ai, kur ata që na kanë drejtuar këto 27 vite, kanë qenë pjesë e atij sistemi.

Duke filluar nga Sali Berisha, për të cilin ka një dëshmi se ka ndikuar për dënimin e Hysen Shoshorit.

Kujtojmë se nuk ka asnjë provë që të provojë fjalët e dëshmitarëve kundër Xhafajt, ndërkohë që si opozita e sotme, si presidenti aktual (si pjesë e saj), kanë mandatuar në Gjykatën Kushtetuese apo të Lartë gjyqtarë që dikur kanë qenë vërtetë hetues e prokurorë të komunizmit me lista të gjata dënimesh.

20 komente në “Një i dënuar për tentativë vrasje denoncon Fatmir Xhafajn: Më rrahu vetë me grushta dhe shkelma…”

  1. Postieri qe dergoi letren me gjak says:

    Po si mund te shkruaj nje njeri qe eshte i rrahur
    Per vdekje dhe i lidhur ne karrike me gjakun e tije
    Keto thuaja ndonje te marri si veten o nderuar
    Xhavit qe aty paske patur zarfa e letra dhe
    Poste personale per dergim letre tek babai
    Ha ha cudira Je shgarravits shkrimesh

    1. armand says:

      Mos u habit,
      Detajet se si doli letra e shkruar me gjakun e martirit te demokracise denuar per tentative vrasjeje me baze hakmarrjen do ti mesojme ndonje dite tjeter. Deri ne qershor kemi kohe boll per tu argetuar me historite e heronjve te vonuar.

    2. Palla says:

      Ky asht kokrra e mashtrusit. Asht hajni i sal berishes. Tan Kruja e ka njoft kat hajn dhe familjen e tij si ma te degjenerumit e Krujes. Po duet me i zhduk te tan te poshnit e pd. Kan me ja marr te keqen zotnise F. Xhafa.

  2. RRUSPIJA RIPJELLJES says:

    o gazetare a ca je ti???????po qytetarit te denum i kerko dokumenta ti o rrote k…….hajde gazetari hajde

  3. MOKO says:

    A mundet te merni nje konfirmim nga Culli Zalli,Kruje,per kete njeri? Pyesni njehere,e pastaj verini diçiture: Mos e merni seriozisht,eshte i mete”

  4. lifi says:

    Shikoni Xhafa mund te jete mashtrues dhe servil,bastard dhe qelbesire, por nuk mund ta akuzosh per rrahje pa patur asnje prove .Jane qesharake keto shpifje,keshtu cdo person mund te akuzoje kedo pa prova.I paska shpetuar shurra Sales nga Xhafa,por zaten jane njelloj ,komunista.

  5. nina says:

    Po rri more i burgosur Atje ne ate shtet ku je, se kot nuk je fut ne burg!!!!! Pse i then ligjet e shtetit fundja???? Pa thej ligjet ne Suedi ku je!!! po deshe!!! Dhe do e shohesh veten ku do jesh!!! Do e shohesh veten si ne ate burg ku paske qen rrahur!!! qelbesir .. Ptttu jazem maskarenj se fundja ju e keni ne gjak mis zbatimin e ligjot.. Cfar do fitosh qe flet nga Suedia??? Ju kriminela ken8 qen dhe jeni… Flliqesira…

    1. DYPLLOMSHI says:

      avash mer njerez se jeni tu e bo ,,fatmir xhafen,,,engjell

  6. xhulio says:

    Asgje s te cudit ne kete restaurim qesharat te horrave dhe krimineleve te diktatures ne vitin 2017.

  7. Oketo says:

    Kam qenë vete ne hetuesi : atje nuk lejohen as shkrepse as letra !
    I vetmi qe ka shkruar me gjakun e tij ne murin e dhomes se hotelit ka qenë poeti i famshëm rus S.Esenin !

  8. vlora.vlora says:

    o ordiner po mire ta ka bere duke pare parasysh akuzen ,ha ha cfare barbonash

  9. nina says:

    More Ty te njoh dhe kam folur ne Danimark.. me ty.. Ta thash me plot gojen, Tiiiii kuuurr nuk merr azil ne Suedi.. dhe ske per ta marr.. Se ti je mashtrues dhe nuk don Shqiperi… Ti je nje vrases dhe asgje me teper.. Ti ke vrar ne kohe te demokracis mere idiot?? Pse mashton ne keto qe flet ne tv apo media??? Ti je nje mashtrues… Qelbesir i ndyr.. Ti ne Shqiperi do kthehesh se nuk te mban suedia.. se je mashtrues kudo qe shkon….

    1. Ninas friend says:

      Nina 2 ore me vonese u kujtove se e ke takuar kete kriminelin?
      Mbasi i tregove zbatimin e ligjit po ik o lavire e kuqe se na çave trapin ben dhe si e zgjuar
      Nuk dua ti dal ne mbrojtje nje te denuari per tentative vrasje dhe as nuk mund te vertetoj ose mohoj thenjet e tij dhe nuk eshte pune as aftesi e imja por ti kerkosh dokumente nje te denuari ne kohen e komunizmit eshte absurde
      Nina ne qoftese ke mundesi me dergo informacionin punedhenesin tend se edhe une kam kohe te lire dhe mendova te fitoj ndonje qindeshe para kompjuterit
      Gjak i prishur

  10. "horri i bulevardit" says:

    Mos fillon gjakmarrja tani o derdimen, se ai qe paske plagos, ndoshta merre hakun dhe mos i cosh salehut se te vrau Fatmir Xhafaa pastaj.
    Ki kujde se salehu ka neoje per deshmore, ruje vehten se mos behsh ti deshmori i pare i caderes. se atje ne Suedi shkerdheni te gjen kollaj se ka miqte atje

  11. saliu says:

    DOLEN mashtruset e PDse duke sajuar lloj lloj historish , ver cilin te duash ne ate ministri kta do dalin ti hedhin balt , se nuk duan shtet por vetem anarshi ,dhe nese te ka rrahur çfar do te thuash ti o donkishot , do te thuash qe ka qen hetus ne kohen e PPSHse , po te ter SHQIPTARET kan ber pun ne ate sistem , mos ke deshir zotrote ti marim nga serbia njerzit te ne drejtojn shtetin , ikni mer zgjyra llumi kti vendi , qe nuk e lini rahat pjesen e shendosh te kti vendi te jetoj e qet , nuk ka pas kurr far fai ENVERI me ju , se dhe sot qe jemi ne demokraci ju vetem shtet nuk doni , doni te vidhni te vrisni dhe te bridhni me kurva , keni qen dhe jeni llumi kti kombi prandaj xhaxhi ja u zinte koqet me pinc se ju njifte mir ju mostrat qe rrini tek çadra se kini frik se ju fusin ne burg saliun ti ke ate idhullin tend qe ka qen mbajtesi shurres ENVERIT dhe po del sakrifikon per te sot ne çader, ankohesh per FATMIR XHAFEN , mashtrus e legen burgjesh.

  12. Une says:

    Ben c’ben Sal B. me Lulushen dhe nxjerrin nganje dobic per trolluar versionin qe enderrojne vete.
    Fatkeqesisht, ky lloj soji qe vazhdon te vegjetoje nuk jeton dot asnje dite pa Meten dhe laviren LSI qe kerkon te krihet kur shati eshte duke u djegur.
    Le te shpresojme qe ne zgjedhjet e ardhshme shqiptaret do te ndergjegjesohen dhe do ti japing fshesen PDse dhe LSi-se bashke me te per te shpetuar veten dhe vendin nga keta lugate te pafytyre.

  13. taqo says:

    Nuk mendoj se jane te gjithe te verteta ……eshte momenti ndoshta qe te frymezon dhe te perdorin te tjeret……paske mbetur ne te njejtin nivel ,burgu si institucion nuk te ka edukuar ,ndryshuar ,nuk te sherbyer aspak ,psikologet duhet te te analizojne me me komplexitet tipin dhe karakterin tend……….Mire ta ka bere nqs te ka rahur ,e meritoje ,ke bere vetgjyqesi ,hakmarje krim me paramendim ,pavaresisht qe personi nuk vdiq …..edhe sot do te denoheshe ne te njejten menyre……. ,cdo sistem ka ligjet dhe regullat e tij…….me keto qe deklaron tregon se te ka mbetur ora………..dhe je ushqim per ata qe duan te te perdorin si lecke burgu……A E KE KUPTUAR VETEN NDONJEHERE ?

  14. malsori says:

    Gjynah, nuk di ç’farë flet

  15. Zgalem says:

    Muhabete e Llafazaneve nuk ka pse vine ne gazete Zgalem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje