"Shpërthen" ambasadori: 50% e kokainës në Britaninë e Madhe kontrollohet nga shqiptarët

17 Mars 2017, 17:58Kronika TEMA

Ambasadori britanik Duncan Norman, ka deklaruar se 50 % e tregut të drogës në Britaninë e Madhe kontrollohet nga shqiptarët.

Shqipëria ka një rëndësi për Britaninë e Madhe, dhe kjo edhe arsye negative. Shqiptarët kontrollojnë 50% të tregut të kokainës në Britaninë e Madhe si dhe janë shumë të përfshirë në trafikimin e drogërave të tjera gjithashtu. Shqiptarët përbërjë një nga grupet më të mëdha të të burgusurve në burgjet e Britanisë si dhe shqiptarët janë një nga grupet më të mëdha që hyjnë ilegalisht në Britani. Shqiptarët tentojnë që të bëjnë gjerat mirë dhe një nga këto gjera është edhe krimi”, tha ai.

Në një dalje për mediat, ai komentoi marrëdhëniet Shqipëri-Britani pas Breksit duke i konsideruar si tepër të rëndësishme.

“Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të jetë një rajon i rëndësishëm për ne dhe siç e ka thënë kryeministrja, Britania e Madhe do të jetë mikëpritësja e samitit për Ballkanin Perëndimor në vitin 2018, si pjesë e procesit të Berlinit. Britania do të angazhojë më shumë burime për rajonin, më shumë para, kohë dhe diplomatë dhe kjo përfshin edhe Shqipërinë,” shprehet ambasadori.

Më tej ai tha se Shqipëria është në  një moment kritik për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Kjo është një kohë kritike për Shqipërinë, megjithatë kur afrohen zgjedhjet është edhe një periudhë e mirë që të gjitha forcat të përqëndrohen tek zgjedhjet e lira dhe të drejta si dhe tek pjesëmarrja sa më e gjerë në to.
Për t’u integruar në BE zgjedhjet e lira dhe të drejta janë një temë shumë e rëndësishme. Ja pse ky është një moment kritik për Shqipërinë dhe një çështje me rëndësi për të ardhmen e saj”
, tha ambasadori britanik Norman./ad

5 komente në ““Shpërthen” ambasadori: 50% e kokainës në Britaninë e Madhe kontrollohet nga shqiptarët”

  1. ABC says:

    Po perpara se te vinin shqiptaret cilet e kishin ne dore trafikimin e narkotikeve ne Britanine e Madhe zoti Ambasador?! Nuk ma do mendja se erdhen shqiptare dhe mesuan anglezet si te perdorin apo se cfare ishte kokaina. Dhe dicka tjeter zoti Ambasador..si ka mundesi qe nje ishulli shum i madh por prap vetem nje ishull si Mbreteria e Bashkuar nuk ka mundesine per te ndaluar narkotrafikun por per kundrazi kryeqyteti, Londra, eshte quarter per te disating vit radhazi kryeqyteti i narkotikeve ne Europe. Me duket se paska nje bashkpunim te forte midis shqiptareve dhe anglezeve por per arsyhet e gabuara zoti Ambasador por s’paska bashkpunim per arsyhet e duhura.

    1. Alblondon says:

      ABC Londra perbehet nga 70 % rraca te huaja dhe keto shqiptaret qe thua ti nuk jane te lidhur me Anglezet por me rracat e tjera.

  2. Tim says:

    Ne radhe te pare nuk mund te thuhet shqiptaret sepse kjo pergjitheson dhe duket sikur thote qe te gjithe shqiptaret jane kriminele. Se dyti, po perpara se te vinin shqiptaret ne Britani kush e kontrollonte trafikun e kokaines dhe drograve te tjera dhe si ka mundesi qe ata qe e kontrollonin kete trafik ja u falen shqiptareve? Po mafia italiane ku eshte ne Britani? Po mafia britanike ku eshte? Ne cfare pozicioni ndodhet? Mafia Irlandeze kontrollonte gjithe New York-un dhe kane bere baterdine ne Amerike. Asnje diplomat amerikan nuk ju ka thene irlandezeve apo italianeve ne Rome apo Belfast qe ju kontrolloni trafikun e kesaj apo asaj. Duket shume deklarate raciste. Mund te kete shqiptare ne burgje por duhen edhe ca statistika. Cila eshte perberja e te burgosurve dhe per cfare aresye? Vetem statistikat flasin. Ne Britani ka miliona polake dhe ky na thote qe shqiptaret jane te vetmit qe hyjne dhe punojne ilegalisht. Britania eshte e mbushur me arabe e afrikane dhe sigurisht edhe miliona polake. Perse shqiptaret qenkan delja e zeze dhe sulmohen ne kete menyre te paprincipte si nga ambasadori ashtu edhe nga politikanet. Madje ne librat e Harry Potter shkruhet qe ne Shqiperi jetojne djajte dhe forcat te erreta. Keto libra ju jepen femijeve britanike dhe sigurisht qe te varfrit femije rriten me idene qe shqiptaret jane te tmerrshem dhe djalli vete. Shume keq! Propagande shume e keqe! Dikush duhet te kerkoje llogari per keto deklarata!

  3. like says:

    ky ambasadori e paska hall te madh zoterimin e tregut te kokaines. s´do mend se po shkuan punet keshtu, per nja pes vjet ngelet pa treg fare. ia marrin shqipraret.

  4. eg says:

    Ambasadori duhet te japi edhe nje fakt tjeter.
    100% e pedofilise ne Shqiperi eshte e kontrolluar nga anglezet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje