Një makinë ka aksidentuar rëndë dy perosna të cilët udhëtonin me një motor.
Ngjarja ka ndodhur pranë Urës së Tabakëve në Tiranë.
Mësohet se makina tip “Benz” ka goditur perosnat që po udhëtonin me motor.
Shtetasit A. G., 35 vjeç dhe E. K., 34 vjeç që udhëtonin me motor si dhe shoferi i automjetit T. H., janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme.
Policia ka mbëritur menjëherë në vendin e ngjarjes ku po analizon me hollësi se si ka ndodhur aksidenti.