Deputeti socialist Erion Braçe i është bashkuar punës për mbjellien e rreth 2500 fidanëve pishë e butë në Divjakë.
Mësohet se përmes një projekti po pyllëzohet zona përgjatë argjinaturës së lagunës për rehabilitimin e sipërfaqeve të gjelbëruara në park.
“Është fundi i shëtitoreve që ne ndërtuam nga Divjaka në fund të parkut. Ne po ndërtojmë një korpus të ri për këtë zonë. Këto kanale që janë hapur do të jenë të lundrueshme për çdo turist që do të vijë. Mbas 20 vitesh do të jetë një brezë shumë i madh pishash në këtë zone,” u shpreh Braçe.
Deputeti Erion Braçe ishte i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Divjakë Fredi Kokoneshi i cili tha se po punohet ashtu siç nuk është punuar prej kohësh.
“Jemi këtu për të pyllëzuar dhe për të bërë atë që nuk është bërë prej kohësh,” tha ai.
Ndërkohë, më herët disa shoqata ambientaliste protestuan ndaj projektit.
Sipas argumentave të protestuesve, projekti do të prekte natyrën e virgjer te parkut kombetar te divjakes dhe lagunes se karavastase.
Projekti synon shndërrimin e parkut kombëtar të Divjakës, në një zonë turistike dhe të lundrueshëm me varka./ad
Saliu, përvesh çitjanet dhe shkon për not 2 orësh. Si udhëheqësi Mao, ashtu dhe Birisha.
Bravo