Rrëfimi/ Ismet Haxhia: Incidenti me Berishën në mitingun e Tropojës, Dem Dollapi i dha kasetën Haklajve që shoi një trevë

22 Mars 2017, 13:26Politika TEMA

Ish-i dënuari me 20 vjet burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, Ismet Haxhia rrëfen në librin e tij “Kronika e Dhimbjes” të shtëpisë botuese “Helga’s Secrets”, situatën e vështirë në vitin 1998 në Tropojë.

Vetë Haxhia u lirua nga burgu në vitin 2016 dhe ju rikthye jetës normale. GSH.al po sjell sot pjesën e dytë nga “dosja Tropoja”, një rrëfim në vetë të parë për të vërtetën e mitingut të Berishës më ’97 ku ish-presidenti foli ashpër kundër Haklajve.

Anarkia e përgjithshme

Fillimi i marsit 1997, Tropojën e gjeti në një udhëkryq të madh. Të gjitha institucionet ishin djegur. Kudo dilte tym dhe flakë. Repartet ushtarake dhe Komisariati i poli-cisë ishin plaçkitur plotësisht, duke marrë gjithçka që dikush mendonte se i nevojitej. Kudo shikoje njerëz të të gjitha moshave e gjinive të mbartnin mbi kurriz armë dhe arka me municion. Nëpër rrugë shikoje edhe policë me uniformë të ngarkuar me thasë mielli, apo ushqimesh të tjera të marra në komisariatin e policisë ku punonin. Tek njerëzit kudo kishte hyrë frika se do të fillonte lufta. Po çfarë lufte? Nuk dihej se kush ishte armiku e kundër kujt do të luftohej.

Njerëzit, të trembur nga përkeqësimi i situatës, filluan të blinin gjithçka gjendej nga produktet  ushqimore në tregun e varfër atje, duke e boshatisur atë plotësisht. Rezervat në miell e gru-rë ishin aq të pakta, sa shumë shpejt qyteti mund të kërcënohej nga uria. Furrat e bukës kishin dhënë alarmin për mbarimin e rezervave të miellit.

Shumë familje nuk kishin mundur të siguronin asgjë që të mund të garantonin mbijetesën në të paktën disa ditë. Në njërën nga ditët e fundit të marsit 1997, në sheshin para këshillit të rrethit, takoj kryetarin e Këshillit të Rrethit. Ai ishte një djalë shumë i mirë, që vinte nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë. Ishte mjaft i mërzitur nga situata e krijuar në qytet, pasi gjithçka ngjasonte me një fushë beteje, ku nuk dihej se kush kish-te humbur apo kush kishte fituar.

Në fakt kishin humbur të gjithë. Godina e Këshillit të Rrethit ishte djegur plotësisht. Në prani të tij ishin kryetari i degës së finances dhe përgjegjësi i administratës. Pjesa tjetër e administratës prej rreth 40 vetësh nuk ishte bërë e gjallë që prej dy javësh. “Kam vënë njerëz të të kërkojnë, – më thotë, – pasi kam nevojë shumë që të bashkëpunosh për të përballuar këtë situatë”. “Këto gjëra do t’i kishim biseduar duke pirë nga një kafe, – më thotë, -por më vjen turp të më shikojë dikush në ndonjë lokal”.

“Urdhëro, – i them unë, – me se mund t’ju ndihmoj?” “Kam mendimin që ju të vini për të punuar në administratën e Këshillit të Rrethit”. “Për rrogën, -më thotë, – nëse do të paguhem unë ndonjëherë do të paguhesh edhe ti!” “Siç e shikon, – më thotë ai, – me për-jashtim të këtyre dy personave nga administrata që ndodhen këtu, askush nuk po angazhohet për t’u përballur me situatën e krijuar”.

Duke qenë së unë në atë kohë isha anëtar i Këshillit të Rrethit, si dhe bëja pjesë në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste atje, i them: “Më duhet të pyes për të marrë leje nga drejtuesit e partisë sime. Personalisht unë jam dakord të bashkëpunoj me Ju për të mirën e punës”. “Dakord, – më thotë, – veç sa të mundesh shpejt, sepse na duhet të fillojmë sa më shpejt nga punët”. Mora menjëherë kontakt me krye-tarin e partisë, i cili më thotë se: “Në këtë kohë të gjithë duhet të japim kontribut në përmirësimin e punëve, pasi gjithçka është paralizuar”.

Menjëherë kontaktova me Kryetarin e Këshillit të Rrethit dhe i bëra të ditur vendimin tim; që në atë moment vendosëm të organi-zonim një takim të zgjeruar të nesërmen e asaj dite. Në këtë takim, menduam që të marrin pjesë anëtarët e Këshillit të Rrethit, të Këshillit Bashkiak, drejtuesit e të gjitha institucioneve qendrore të Rrethit, si dhe Kryetarët e Komunave. Ftuam gjithashtu edhe Komitetin e Shpëtimit, i cili, me gjithë përpjekjet, kishte arritur të mbante disi në ekuilibër situatën, por pa arritur të zgjidhë asgjë konkrete. Mbledhja u zhvillua në mjediset e shkollës së mesme të qytetit, i vet-mi institucion që i kishte shpëtuar djegies në atë kohë.

Aty pati shumë debate. Shumë prej drejtuesve të zgjedhur kërkonin t’u shmangeshin  përgjegjësive dhe t’ua ka-lonin ato Komitetit të Shpëtimit.

E kundërshtuam me forcë këtë ide dhe unë këmbëngula, që situatën në dorë ta merrnin institucionet, pasi të ashtuquajturat Komitete të Shpëtimit, nuk e kishin forcën lig-jore për të vepruar. Në këto kushte, veprimtaria e tij duhet të pushojë. M’u desh të përballesha me një dallgë të fortë kundërshtimesh, nga ithtarë të forcave të ndryshme politike, duke fituar edhe urrejtjen e ndonjërit prej tyre. Pas shumë debatesh arritëm në marrjen e disa vendimeve. Më i rëndësishmi ndër ta, ishte ai për organizimin brenda dy ditëve të tregtarëve dhe mjeteve për furnizimin e Rrethit me miell, grurë dhe produkte të tjera të nevojshme ushqimore! Të pas-nesërmen e mbledhjes, gjithçka kishte shkuar mirë. Ishin siguru-ar rreth 40 mjete, si kamion, fur-gon etj., të cilat do të udhëtonin drejt Tiranës. Një pjesë i nisëm me traget, ndërsa 22 kamionë që ishin më mirë nga gjendja teknike, i nisëm nga Qafa e Malit.

Në çdo makinë vendosëm ndonjë polic që kishim mundur të gjenim, apo per-sona të tjerë të armatosur. Rruga ishte e vështirë dhe mjaft e rrezikshme. Kudo kishin filluar të shfaqeshin grupe të armatosura grabitësish. Në krye të autokolonës që udhëtonte nga Qafa e Malit, ishin vënë Kryetari i Këshillit të Rrethit, Kryetari i Bashkisë dhe disa persona të tjerë që shoqëronin autokolonën atë ditë.

Rruga vajtje-ardhje na kaloi pa ndonjë incident dhe pas tri ditëve tregu i qytetit ishte kthyer në

normalitet. Kishin hequr një barrë të rëndë. Gjatë udhëtimit nga Gjegjani i Pukës deri në Fushë-Arrëz, në të dyja anët e rrugës, shikoje fshatarë që kishin reklamuar lloj-lloj armësh e municioni për t’i shitur. Në këtë zonë ishte grabitur depoja më e madhe e armëve në veriun e Shqipërisë. Aty thuhej se kishin qenë të magazinuara rreth dyqind mijë armë të ndryshme si rezervë shtetërore. I gjithë ky armatim në pak orë do të kalonte në duart e fshatarëve, më pas në ato të trafikantëve, për t’u trafikuar jashtë kufijve të Shqipërisë. I njëjti treg por në përmasa më të vogla ishte krijuar edhe në qendrën e Komu-nës së Tropojës, i cili do të vazhdonte si i tillë deri në fundin e vitit 1998.

Në këtë treg furnizoheshin kosovarët, të cilët, pasi i provonin në luginën e lumit aty afër, merrnin njërën prej atyre që do t’u pëlqente. Ky treg funksiononte në mënyrë legale dhe askush nuk  ishte tentuar ta pengonte atë, megjithëse për të kishin dijeni të gjithë, përf-shi edhe përfaqësuesit e shumë institucioneve ndërkombëtare që ushtronin aktivitetin e tyre në Tropojë asokohe.

 

5 komente në “Rrëfimi/ Ismet Haxhia: Incidenti me Berishën në mitingun e Tropojës, Dem Dollapi i dha kasetën Haklajve që shoi një trevë”

  1. Kellira says:

    Nje pyetje kisha une: Kush ia u kishte djegur gjithe ato objektet ketyre aty ne p… te arushes?!

  2. Nje shok qe te do te "miren". Vdekshi ngjum ishalla says:

    Titulli dhe shkrimi pa asnje lidhje

  3. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    @ Artikull”shkruesi”

    Në përgjithësi punoni mirë
    Por, gaboni edhe me raste
    Të na njoftoni, do kishim sh. dëshirë
    Kur pjesën e Dem Dollapit ta bëni PASTE!

    P.S.
    Ne do jemi në pritje
    Që Ju të na njoftoni
    O më thjesht, titullin
    Ju mund ta korrigjoni?

  4. Pani says:

    Nuk e lexova dot incidentin me Berishen….!?

  5. Pani says:

    Nuk e lexova dot incidentin me Berishen….!? Nuk ishte ne kete shkrim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje