Jeta të provon me të gjitha, aq më tepër një njeri që ka ambicien e duhur për të qënë në majat më të larta të pushtetit. Dhe gjithnjë duhet një shtytje për të ecur para. Kjo ka ndodhur me Presidentin aktual Bujar Nishani ku të gjitha rrethanat e ndryshuara që nga mbiemri e deri tek punësimet kanë qënë fatsjellëse për të.
Pak kush e di se Presidenti Bujar Nishani ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme kur ky dikaster drejtohej nga Alfred Serreqi. Nëse hyn në Jetëshkrimin zyrtar të kreut të shtetit Bujar Nishani në Presidencë do të lexosh se ai nga viti 1994 deri në vitin 1996 ka punuar pikërisht në Ministrinë e Jashtme, drejtoria e Marrëdhënieve me NATO-n.
Zyrtarisht nuk kishte një post në lartë në këtë drejtori që ishte për marrëdhëniet me NATO-n, pavarësisht se as që bëhej fjalë anëtarësimi i Shqipërisë në NATO në atë periudhë.
Por në atë kohë dhe deri vonë, në katin e katërt të Ministrisë së Punëve të Jashtme ishte kjo drejtori, e cila kishte një zyrë të veçantë dhe që merrej me filtrimin e informacionit në të gjitha përfaqësitë tona diplomatike, ku ishin caktuar sekretarët e ambasadave dhe që vareshin direkt nga kjo zyrë dhe vetë zyra varej nga shërbimi inteligjent shqiptar, SHIK-u famëkeq i Bashkim Gazidedes.
Pikërisht në këtë zyrë, me rol parësor në katin e katërt të MPJ punonte dhe Bujar Nishani, presidenti i sotëm i vendit. Informacionet ia kalonte direkt Gazideses dhe as kishte detyrim të informonte ministrin e Jashtëm të asaj kohë Alfred Serreqi.
Pikërisht në këtë situatë shumë të vështirë për vendin tonë, përplasja me Greqinë për minoritarët dhe masakrën e Peshkëpisë, problemet në Maqedoni ku u nda partia e shqiptarëve në dy pjesë dhe që i dërguari i Gazidedes dhe Berishës punoi shumë në këtë drejtim, ka qënë Bujar Nishanin në katin e katërt të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Njerëzit që punonin në këtë zyrë përzgjidheshin mirë, të kishin të dhënat e duhura për punën e shërbimin inteligjent, kryesisht ruhej vazhdimësia që nga ndryshimi i sistemeve, pasi ishte më e lehtë për trajnimin por dhe për përzgjedhjen./TemA-m.a.
Spiun i spiunit te spiunit;Sagar bythlepires
Qe eshte palo president,nuk ka nevoje per egzaminim mjekesor,sepse ne cdo sjellje,ne cdo dalje publike,ne cdo deklarate apo konference shtypi,e verteton gjendjen e tij psiqike.Ja dhe ne kete rast,flet me hamendesi,me thashetheme kazane plehrash,te cilat qarkullojne qellimisht ne shtypin elektronik e viziv.Presidenti i vendit,nuk merret me persona,nuk ka te drejte te cenoje integritetin e tyre,nuk ka te drejte te perdore televizionet dhe gazetat kunder tyre.Presidenti vepron nepermjet institucioneve,si ne marrjen e informacioneve per te saktesuar ato qe do te thote,apo te padise gjyqesisht kedo qe e fyen.Po me thashethem u morr dhe deklaroi edhe per dekretimin ose jo te Fatmir Xhafes si minister te brendshem.Po pse more palopresident,nuk ke te drejte te kerkosh prej institucioneve te dhena shkresore me firme,me vule,me data e pastaj te besh deklarata zyrtare?Ja,prandaj te quaj palo dhe jo president.Une ne kete rast nuk te fyej,por te titulloj ashtu sic e gjykoj une,sjelljen tende ne ate institucion.Ti nuk i ben nder atij pozicioni,ti i ke vene nje damke te madhe e qe ata qe do vijne mbas teje,do ta kene te veshtire te fitojne besimin e popullit…