Më 22 mars 1992, kur shume politikane te sotem votonin per PD

22 Mars 2017, 12:51Dossier TEMA
Më 22 mars 1992, kur shume politikane te sotem votonin per PD

Afrim Krasniqi

Më 22 mars 1992, u jetësuar de facto rotacioni politik dhe ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri. Mbi 1 milion zgjedhës më shumë sesa votë për koalicionin PD-PR-PSD (Berisha-Godo-Gjinushi) votuan kundër PPSH dhe sistemit komunist, duke i dhënë praktikisht mazhorancës së re shumicën absolute të vendeve. Fotot flasin vetë, por edhe detajet tregojnë shumë: drejtues kryesor të PS së sotme ishin votues të PD kundër PS më 1992 madje bënin apel për shkrirjen e saj, pjesë të rëndësishme të elitës së sotme publike ishin gjithashtu pjesë e opozitës më 1992, me tezën “bashkëvuajtës e bashkëfajtor” u pamundësua ndarja me drejtësi e moralitet me të kaluarën. 

Krahasuar me parlamentin aktual: më 1992 nuk kishte “të fortë” në parlament. 6 deputetë ishin juristë, 35 deputetë ishin arsimtarë e pedagogë, 3 deputetë janë artistë, 74 deputetë ishin ekonomistë, 25 deputetë ishin inxhinierë, 8 deputetë agronomë, 12 deputetë mjekë, 11 deputetë punonjës shkencorë, dhe 11 të tjerë shkrimtarë e gazetarë, pjesa tjetër zooveterinerë, studentë, nëpunës.

Ia vlen ta kujtojmë jo si dita kur dikush erdhi përkohësisht në pushtet dhe dikush iku përkohësisht prej tij, apo se ata që erdhën dhe që ikën janë përsëri në politikë edhe pas 25 vitesh, por si dita simbol e ëndrrave dhe pritshmërive të mëdha, dita që duhej të sillte ndryshimin e madh dhe që ndryshe nga sa pritej, solli edhe zhgënjime të mëdha. Pas 25 vitesh jemi më të pasur, më të veshur, më të ngopur me parti e pushtet, media e beton, por na mungon diçka e jashtëzakonshme që e kishim më 1992, – besimi dhe shpresa!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje