Mevlan Shanaj: Ata që kërkojnë ndalimin e filmave të komunizmit, mediokër dhe idiotë. Duan të marrin fonde…

22 Mars 2017, 11:37Kulturë TEMA

Aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj, e konsideron idiotësi debatin për ndalimin e filmave shqiptarë të prodhuar gjatë kohës së komunizmit.

Ai thotë në një intervistë për gazetën Dita, se gjithë ky debat bëhet për përfitim fondesh.

-Z. Shanaj, këto ditë është hapur një debat në lidhje me ndalimin e filmave që janë prodhuar përpara viteve ’90…

Bëni një sondazh për këtë temë dhe do shikoni se mbi 90 për qind janë pro filmave dhe që i duan shumë ata.  Kështu që minoranca e cila ka hedhur idenë e di që është një shashkë për sigurim projektesh e fondesh. Mes tyre ka pasur shumë të paditur. Përgjigje të shkëlqyer ka dhënë Dom Gjergj Meta , ku thotë se :“Tragjedia është te ata persona që mbrojnë me fanatizëm ligësinë që gjendej brenda atyre filmave, ideologjinë poshtëruese dhe manipuluese të masave. Fjala censurë nuk ka vetëm një kuptim. Ka rrafshe semantike të shumëfishta. Censura, sa është e rrezikshme për lirinë e një populli, aq është e rëndësishme në ruajtjen e disa parametrave. Prandaj që do të isha i kujdesshëm ta përdorja vend e pa vend, e sidomos me inat dhe urrejtje, pasi mund të kthehet në bumerang. Në komunizëm, censura u përdor në mënyrë kriminale, dëmtuese e shëmtuese. Censura ishte fytyra e shëmtuar e sistemit komunist. Ne sot duhet të jemi të kujdesshëm. Liria është e çmuar e nuk fitohet e as nuk jepet me inat apo zemërim”. Jam dakord me këtë shpjegim të Dom Gjergjit.

-Ju personalisht keni punuar në atë periudhë, do ju vinte keq që puna juaj të mos shfaqej apo mw keq, tw zhdukej?

Kush do ta zhdukë? Nuk mundet në sistem demokratik të krijohet një censurw e re. Nuk ndodh kurrën e kurrës. Janë ide infantile mediokre ultrareaksionare. Nuk ka njerëz që mund ta bëjnë këtë gjë. Shoqëria shqiptare e flaku censurën dhe diktaturën në vitin 1991. Ndërsa veprat kanë gjykatës vetëm kohën. Koha përzgjedh nivelet dhe mediokritetin. Tashmë kjo gjë është arritur, çdo shashkë kthehet në bumerang.

-Sa nën presion keni qenë ju apo kolegët tuaj në realizimin e filmave?

Çdokush e di çdo të thotë të krijosh në sisteme të mungesës së shprehjes e të alternativës së mendimit. Gjithë lindja ishte nën sistemin komunist me një ideologji. Pikërisht për mungesë të shprehjes dhe të ekonomisë së centralizuar, humbi ai sistem. Ishte Shtet me një Parti dhe çdo gjë bëhej sipas diktatit të Partisë-Shtet. Arti dhe kultura pati një hov dhe zhvillim shumë të madh, edhe pse nën kontrollin e rreptë të Partishmërisë.

-Ju thoni se çdo gjë bëhej nën diktatin e partisë, por sa cilësor ka qenë ky art, si e vlerësoni sot, pas kaq vitesh?

Vetë koha që i ka rezistuar tregon cilësinë. Unë personalisht nuk retushoj asgjë nga krijimtaria ime pasi filmi është histori dhe kush retushon historinë bëhet lehtësisht i nënshtruar. Unë nuk pajtohem me nënshtrimin.

-Po kërkesën për transmetimin e disa prej filmave me sqarim paraprak, si e gjykoni ?

Idiotësi. Veprat e artit kanë të drejtën e lirisë së komunikimit. Shpjegimi fyen inteligjencën e shikuesit. Nuk ka probleme Shqipëria, aq më tepër 1,5 milionë në emigracion, përse të sqarohen se mos përhapin komunizmin në SHBA, në Gjermani apo në Angli ku jetojnë?! Çdo ide imponuese, gjoja sqaruese mbi shikuesit, është “diktat” i shëmtuar. Ato vepra që kanë probleme janë skualifikuar nga koha.

-I konsideroni ata që shprehen për ndalimin e filmave si njerëz që nuk janë shkëputur nga diktatura…?

Jo, është e drejta e tyre  të shprehen, por ndoshta janë të vonuar. Me sa duket më 1990 nuk kanë mundur dot, ndërsa ne jo vetëm mundëm më 1990, por u bëmë zëdhënës të vrasjes së frikës se diktaturës.

-Ju keni punuar me shumë filma. Mund të na tregoni një nga ato historitë ku ka ndërhyrë “Partia”?

Në çdo vepër krijuese ishte mekanizmi i kontrollit, që nga miratimi i skenarit, kontrolli i shfaqjes së filmit, komisionet e ndryshme sipas hierarkisë. Filmi shfaqej pas aprovimit të fundit  që vinte nga Blloku. Kjo për Kinostudion, ndërsa neve në TVSh vinin kontrolluesit si për çdo gjë nga Komiteti Qendror i Partisë. Nuk duhet harruar autocensura. Pasi çdo krijues e dinte vijën e kuqe.

-Z. Shanaj, a ndiheni krenar sot për punën që keni bërë dhe a e ndjeni se duhet t’i kërkoni falje dikujt?

Krenarinë ma shton publiku në çdo hap të jetës. Kush ma njeh krijimtarinë, vetëm më respekton. Unë çdo ditë marrë sadisfaksion nga njerëzit dhe vazhdoj të punoj me përkushtim dhe dashuri. Falje? Nuk kam kujt t’i kërkoj falje!

Në sistemin demokratik janë të shenjta alternativat e mendimit, konkurrenca e prodhimit dhe barazia ligjore. I besoj krijimtarisë që nuk ka nënshtrim, por që mbetet e lirë dhe befasuese. Rëndësi ka të këtë prodhimtari në ditët e sotme për në ekranin shqiptar dhe homazh të përjetshëm atyre që startuan filmin në Shqipëri. Të gjithë ne që lëvruam ekranin, e emancipuam shoqërinë shqiptare aq sa mundëm më shumë se në çdo fushë tjetër. Ndaj, artistët në atë kohë përgjoheshin më shumë se çdo kush tjetër.

-Çfarë do të mbani mend nga ajo kohë, z. Shanaj, nga krijimtaria përpara viteve ‘90?

Si çdo njeri që mban mend jetën e tij, me të bukurat dhe dhimbjet e veta. Nga krijimtaria mbaj mend shumë episode krijuese me figurat më të shquara të kinemasë shqiptare. Kam pasur fatin të punoj me të gjithë artistet e mëdhenj pa përjashtim, ose si partner i tyre, ose si aktor i tyre ose ata si aktorë në filmat e mi. Duke filluar nga Sandër Prosi, Kadri Roshi, Rikard Ljarja, Bujar Lako e Kastriot Caushi apo Vangjush Furxhi,  Agim Qiriaqi e Pandi Raidhi, Elvira Diamanti , Arben Imami , Niko Kanxheri, Ndrek Luca etj, me regjisorët Viktor Gjika, Dhimitër Anagnosti, Gëzim Erebara, Piro Milkani, Piro Mani, Saimir Kumbaro etj, e deri me kamerat e Ilia Terpinit, Pali Kuke etj. Kompozitorët Kujtim Laro, Limos Dizdari, Hajg Zaharian, Aleksander Lalo etj.

11 komente në “Mevlan Shanaj: Ata që kërkojnë ndalimin e filmave të komunizmit, mediokër dhe idiotë. Duan të marrin fonde…”

  1. shqiptari says:

    Po lerini te jetojne ne budallallikun e tyre dhe mos i jepni kaq shume vemendje se nuk i pjerth njeri.

    1. Kellira says:

      Jo jo! E ke gabim. Idiotet duhen ndaluar! Duhet folur sa me shume.
      Se pas ndalimit te filmave do kerkojne ndalimin e kengeve me pas te letersise. Do shkaterrojne cdo objekt te ndertuar ne diktature e keshtu me rradhe.

  2. kleptofagos says:

    Mevlan i dashur!
    Po te behet nje sondazh ne Shqiperi per telenovelat turke, me siguri qe do tja kalonte preferencave te tua (90% ?!) per filmat shqiptare te diktatures. Kjo nuk do te thote aspak se ato kane vlera artistike me shume… se filma te tjere qe jane te vleresuar nga profesionistet por qe nuk pelqehen nga publiku i gjere. Kultura e nje populli matet edhe nga shijet artistike qe promovon. Nje popull qe pelqen filma si “I teti ne bronx”, e ka pasur hak diktaturen dhe e meriton plotesisht pushtetin e hajduteve te sotem..

  3. Spartaku says:

    Te gjithe shqipetaret jane te lumtur me artistet e tij,dhe per filmat shume te bukur e me perkushtim e profesionalizem te larte artistik.Ketu perjashto disa shqipetare IDIOT,QE FLASIN NGA BYTHA. Per Mevlan Shanaj,kame shume respekt,se ka qene nje nga artistet me nje reputacion te madhe,ku filmat e lozur prejtij jane pelqyer nga publiku i gjere.Po,por,ma prish pak qejfin se eshte me pd-ke,me kete parti terroriste. Nje e vertete qe shprehu Mevlani, eshte kur tha, se ne ate kohe te diktatures kontollohej nga partia(dhe kjo eshte eshte e vertete),por filmi,arti pati nje zhvillim te madh,(qe edhe kjo eshte e vertet). Mendimi per te ndaluar filmat shqiptare ne ate kohe,do jete nje mendim i urryer nga populli,dhe ai qe jep kete mendim,meriton urrejtjen dhe ofendimet e sharjete me te renda.Te mohosh filmat,do te thote te mohosh dhe te hedhesh poshte gjithe punen e madhe,sakrificat e artisteve tan.

  4. joel shkodra says:

    Shumica e atyre qe i pelqejne filmat e diktatures jane te atyre moshave qe kane qene te rinj kur jane realizuar ata filma. Prandaj, nostalgjia nuk eshte per filmat e as per diktaturen (ndonjeri e ka edhe ate nostalgji per diktaturen) por per vitet e rinise qe nuk kthehen me. Cdo film eshte i lidhur me nje kujtim, me nje ngjarje nga jeta e rinise te secilit. Me nostalgji kujtojme aksionet, zboret etj. Perse? A mos valle kemi deshire t’i bejme prape? Jo. Por, jane te lidhura me ato vite, ato kujtime rinore qe nuk kthehen me. Pra edhe keta filma jane te lidhur me brezat qe i jetuan ato vite. Nuk eshte nevoja t’i heqin. Do te zhduken pak nga pak vetvetiu nga brezat e ardhshem.

    1. Valmir Tabaku says:

      Nuk do hiqen kurre te garantoj

  5. ali vlora says:

    Nje BRAVO te madhe Joel !Tung.

  6. ali vlora says:

    Nje BRAVO te madhe Joel !Tung.

  7. D. Didani says:

    Te ndalosh filmat eshte njelloj si te thuash :”Do fshi nje epoke te historise”…Kush je ti mor zoteri,kush ta kerkon ta besh fshirjen e historise?..Aha e gjeta: Je Neroni!,Zeusi,vet Zoti!!! Jo mor Zoteri nuk do me tregosh ti as cfare do shoh une ne filma,as shijet e mija nuk mi drejton ti,bile as nuk te dua te me shesish pordhe para fillimit te filmit,te me besh komente “letrare” per ate qe do shoh une ne ate film dhe si te gjykoj une …Une jam njeri i lire dhe do gjykoj me bindjet e mija,me idete e mija dhe te lutem mos me dil atje te me japish mend! Nje gje eshte e sigurte se kur shoh filmin para “90 jam i sigurte se nuk do te frymezohem per korrupsion,per kurverira,per hajdutlleqe,per te vrare vellezerit e mi,per pabesira,per prapsira,per vjedhje,per tarafe,dhe per shume pislleqe qe jane bere sot moto e dites

  8. Valmir Tabaku says:

    Nese e keni seriozisht (kemi te bejme me nje injorance )do kerkoja kredi per te blere cdo kasete me filma shqiptar dhe do ta ruaja si nje relike ne shtepine time edhe pse pothuajse 90%i mbaj mend permendesh dhe nese nuk do kisha emigruar 15 vite me pare do sfidoja me te mirin qe i mbante mend batutat dhe emrat e medhenj te kinematografise shqiptare (rri i qete o Nebi Surreli o Ibrahim Kovaci )

  9. Neku says:

    O Mevlan, po kush jane keta qe i kerkojne te hiqen filmat?
    Pergjigjia: Jane ata ,qe Ti dhe Natasha , ishit miqte e viteve 90 -95, deri aty sa Natasha kerkoi ndhe arme se mos e vrisnin komunistet.
    Ironia: Ne shtepine e Natashas jane perhapur idete e para komuniste te Shqiperise, Petroja , babai i Natashas qe i pari qe shpegonte sukseset e B. Sovjetik,… me pas vajza dhe Ti , ha ha ha .
    Stop: Tani po na jepni mend prape. Ju degjuam, mbaruat epoken. Ka te tjere qe do ti degjojme.Filmat mos ki merak na duhen do ti mbajme ,po jo se thua Ti dhe Natasha.
    Na e zvordhitet kete vend, boll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje