Ish- drejtori Arkivës bën "listën e zezë" të filmave shqiptarë të komunizmit dhe i del në mbrojtje fashizmit: Fashistët nuk vrisnin kalamaj…

22 Mars 2017, 11:30Kulturë TEMA

Ish- drejtori i Arkivës së ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, ka publikuar një listë me filmat shqiptarë të komunizmit, që sipas tij kanë manipulime.

Një prej tyre është edhe filmi “Debatiku”, që sipas Dervishit është i manipuluar, pasi sipas tij, fashistët nuk merreshin me fëmijët.

Manipulimet historike dhe propaganda në filmat e komunizmit

Nga Kastriot Dervishi

Filmat artistikë dhe ato televizivë janë pjesë e agjitacionit të kohës me synimin për t’i shërbyer indoktrinimit të thellë të “njeriut të ri”. Në thelb të këtyre filmave është propaganda dhe përmbysja historike në funksion të paraqitjes së rendit socialist si shpëtues, të përparuar dhe njerëzor. Filmat e kohës së komunizmit, janë mjeti më i sofistikuar i propagandës komuniste, me synimin që manipulimet e shtrembërimet të përparojnë e zënë vend në shtresat inferiore të popullsisë, duke i bërë ata të krijojnë përfytyrime të gabuara për ngjarje dhe persona.  Jo pa qëllim, Drejtoria e Agjitacionit dhe Propagandës në Komitetin Qendror të PPSH-së, hartoi strategjitë e para qysh kur nisën dramat dhe shfaqjet e tjera të këtij lloji.  Filmat në shumë raste janë realizime të mira artistike, por, po kaq janë me përmbajtje skadaloze, propagandistike komuniste dhe falsifikime historike. Qysh përpara se të niste prodhimi i filmave artistikë, u vendos së pari përcaktimi i rregullave në letërsi dhe arte sepse këto do përbënin edhe bazën e tematikave për filmat e ardhshëm. Deri këtë kohë kjo ishte eksperimentuar në teatër, shfaqjet e të cilit ishin agjitacioni më i ngritur propagandistik i kohës. Në vendimin nr.499, datë 26.12.1952 të Byrosë Politike “Mbi zhvillimin e letërsisë dhe arteve, thuhej ndër të tjera: “Niveli ideologjik i letrarëve dhe artistëve po ngrihet dhe përpjekjet e tyre për përvetësim të metodës artistike të realizmit socialist janë të mëdha. Ato po përfitojnë gjithnjë e më shumë nga shembulli dhe eksperienca e letërsisë dhe arteve sovjetike. Tematika e re që përfaqëson frymën e partisë, përshkon pothuajse të gjitha prodhime letraro-artistike. Heroi i saj, është njeriu i ri, që punon e lufton për të ardhmen”. Byroja politike me vendimin në fjalë, kërkonte përmirësim të prodhimeve letrare dhe artistike, duke kërkuar: 1-Njohje të plotë të realitetit, sidomos parimit të luftës së klasave. 2-Evidentimin e heroit pozitiv. 4-Kuptimin e jashtëm të frymës së partisë. 5-Dhënien e veprën me mjeshtri artistike. 6-Paraqitje e mirë e formës.

Nëse do ta vini re, në asnjë film shqiptar nuk del roli i emisarëve jugosllavë gjatë luftës, pra nuk del asgjëkund Miladin Popoviçi, Dushan Mugosha, Velimir Stojniçi. Kjo jo pa qëllim, ata janë thelbi i çdogjëje në vitet 1941-1944. Jo pa qëllim është thënë se luftën e vërtetë në Shqipëri e ka bërë kinostudio. Në mënyrë të përmbledhur, duhet thënë se këto filma kanë shkaktuar: -Manipulime historike, sidomos nga koha e luftës. -Manipulim të të vërtetave të rendit socialist. -Ngritjen e kultit ndaj Partisë së Punës, Sigurimit të Shtetit, etj.

Më poshtë një analizë për disa filma shqiptarë, artistikë apo televizivë, të cilët janë shfaqur më shumë pas vitit 1990.

-“Skënderbeu”, film shqiptaro-sovjetik (1953). Shihet qartë ndikimi rus. Paraqitet Papa dhe Vatikani si armiqtë e Shqipërisë, sepse kështu e donin interesat ruse.

-“”Fortuna” (1959). Me temë nga Lufta e Dytë Botërore. Ndërtohen skena imagjinare të luftës së komunistëve kundër italianët, të cilët paraqiten si budallenj që këndojnë kur shkojnë të luftojë. Po ashtu një prej idiotësive të këtij filmi është se britanikët paraqitën si miq me gjermanët.

-“Debatik” (1961). Zmadhon tej mase rolin e kalamajve gjatë luftës, ndërsa i paraqet fashistët se merren me kalamaj, madje i vrasin. Fashizmi nuk është marrë kurrë me kalamaj, sepse në të vërtetë me ta janë marrë komunistët në vitet 1945-1954, teksa i kanë futur në kampet me tela me gjemba. Po ashtu në film janë të qarta parimet e luftës së klasave, sipas së cilës fukarenjtë dhe të pashkolluarit e donin Shqipërinë ndërsa intelektualët dhe të pasur nuk e donin.

-“Detyrë e posaçme” (1963). Bazuar në ngjarje të vërtetë. Ngrihet lart roli i Sigurimit të Shtetit në kombinacionet me lojën e “Frontit të Rezistencës”.

-“Toka jonë” (1964). Bazohet mbi parimet e luftës së klasave duke përligjur vjedhjen e pronës si veprim të ligjshëm. Synimi i filmit është demaskimi i kulakut.

-“Vitet e para” (1965). Bazuar në ngjarje të vërtetë. I kushtohet “sabotimit të tharjes së kënetës së Maliqit”. Fund e krye falsifikim. Në këtë film paraqiten amerikanët si organizatorë të “sabotimit”. Intelektualët paraqiten si tradhtarë dhe rreckamanët si njerëz që donin atdheun.

-“Komisari i dritës” (1966).Bazuar në ngjarje të vërtetë. Kleri katolik paraqitet imoral dhe kundër kulturës, ndërsa komunistët si përkrahës të dijes dhe kulturës.

-“Duel i heshtur” (1967).Bazuar në ngjarje të vërtetë. Ka subjekt gjoja një arratisje të inskenuar nga amerikanët. Si ngjarja, ashtu edhe lidhja me amerikanët është falsifikim historik. Ky film merr përsipër të ekranizojë “heroizmin” e një ushtari, i cili pa ditur as të drejtojë një mjet lundrues, vret shokët dhe kthehet në port.

-“Ngadhënjim mbi vdekjen” (1967). Bazuar në ngjarje të vërtetë. Ushtria gjermane e cila ka qenë shumë simbolike në Gjirokastër paraqitet sikur ka vendosur disa divizione në këtë qytet. Përveç masivizimit të kësaj ushtrie që nuk i përgjigjen asnjë të vërtete, në film, kjo ushtri ka marrë edhe funksione policore, duke kontrolluar shtëpi, etj.

-“Horizonte të hapura” (1968). Frymëzim nga revolucioni kulturor kinez dhe figura komike e Lej Fenit. Individi nuk ka allin e vet, por të ndërmarrjes, pronës socialiste, etj.

-“Prita” (1968). Masivizim i luftës së komunistëve në skena me të vërtetë komike në raport me heroizmin dhe me “gjermanë frikacakë”, të cilët janë të paditur nga pikëpamja ushtarake përballë të “diturve” partizanë.

-“Njësiti gueril” (1969). Ligjërim i veprimeve terroriste të kohës së luftës.

-“I teti në bronz” (1970). Mishërim i parimeve të luftës së klasave. Partizanët dhe ballistët janë vendosur në role të pavërteta, ndërsa pozicioni i ushtrisë gjermane në rol shumë të theksuar, në përkushtim për t’u marrë me probleme fshatare.

-“Lugina e pushkatarëve” (1970). Subjekti ka në plan forcat ndihmëse të kufirit që mbrojnë atdheun nga “diversantët”, të cilët janë gjithnjë me mjekra e synojnë të prishin “ditët e lumtura” të rendit socialist.

-“Mëngjese lufta” (1971). Subjekti nga koha e luftës. Fëmijët arrijë t’i marrin rrobat ushtarëve gjermanë, ndërsa këta janë të paaftë të veprojnë. Edhe këtu gjermanët paraqiten me detyra policore, sigurisht duke denigruar ballistët si bashkëpunëtorë të tyre.

-“Krevati i perandorit” (1973). Mbështetet mbi parimet e luftës së klasave. Pavarësisht se subjekti kryesor është perandori italian, në thelb të filmit është triumfi i komunistëve mbi pushtetin e vjetër. Filmi paraqet si pozitive përmbysjen e madhe sociale të vitit 1944, kohën kur inteligjencia e vendit u vra ose përfundoi burgjeve dhe injoranca erdhi në pushtet.

-“Operacioni Zjarri” (1973). Bazuar në ngjarje të vërtetë. Lavdëron veprimet e Sigurimit të Shtetit dhe synon që veprimet e forcave antikomuniste t’i paraqesë si terroriste.

-“Cuca e maleve” (1974). Frymëzim nga revolucioni kulturor kinez gjoja mbi “zakonet e vjetra”.

-“Shtigje lufte” (1974). Bazuar në ngjarje të vërteta. Ka manipulime të shumta. Enver Hoxha paraqitet si organizator i mbledhjes së Pezës. Po ashtu personazhi kryesor që ka qenë një terrorist e gjobvënës, paraqitet si hero popullor.

-“Beni ecën vetë” (1975). Bazuar në filma të ngjashëm të kinematografisë sovjetike, sipas së cilave ishte më mirë të jetoje në fshat, sepse fshati ishte rritur, etj.

-“Në fillim të verës” (1975). Ekzagjerim i tepruar i aktivitetit të njësitit gueril.

-“Rrugicat që kërkonin diell” (1975). Bazohet në zgjimin e rolit të klasës punëtore kundër borgjezisë, në luftë për rendin e ri. Në film jepet si zgjidhje se vetëm Partia Komuniste do t’i sillte të mirën Shqipërisë, gjë që ka rezultuar e pavërtetë.

-“Dimri i fundit” (1976). Skena thellësisht qesharake. Në film ushtria gjermane merret me disa gra të një fshati, a thua se kishte ndonjë rëndësi të madhe. Krijohet përshtypja se ky fshat duhej të ishte Stalingradi.

-“Fijet që priten” (1976). Fantazitë e Sigurimit të Shtetit. Një shqiptar që dikur kishte bashkëpunuar me nazistët vjen i maskuar pas shumë vitesh si shtetas i huaj, këtë herë në shërbim të amerikanëve, britanikëve, etj. Në realitet nuk ka ndodhur asnjë rast i tillë.

-“Ilegalët” (1976). I kushtohet spiunazhit gjatë luftës. Komunistët me arsim fillor, arrijnë të kuptojnë veprimet agjenturore të një kuadri shërbimi sekret të huaj (italian). Pra të pashkollët ishin më lart se kuadri i shkolluar në Itali për punë spiunazhi.

-“Lulëkuqet mbi mure” (1976). Ka subjekt shtëpinë e fëmijës gjatë luftës. Fëmijët bëhen spiunë të komunistëve dhe në fund shfaqin besimin te roli i Partisë Komuniste. Administrata e jetimores paraqitet e pashpirt. Në film është edhe roli i ekonomistit të jetimores. Në të vërtetë këtë funksion e ka pasur babai Nexhmije Hoxhës, fakt të cilin skenaristët nuk e kanë ditur.

-“Përballimi” (1976). Mban lart parimet e luftës së klasave, duke goditur kulakët, avokatët, mësueset e moralin e tyre, borgjezinë e vogël, etj. Filmi i kushtohet procesit të vjedhjes së prodhimit të fshatit. Natyrisht filmi nuk thotë të vërtetën se kriza e vitit 1948 ishte si rezultat i politikës së gabuar të Partisë Komuniste në raport me Jugosllavinë. Në vitin 1947 Shqipëria me kërkesë të jugosllavëve nuk mbolli drithë, por pambuk për industrinë jugosllave. Në film, sekretari politik paraqitet si kuadër i përgatitur. Në film, po ashtu paraqiten klerikët si mashtrues, rasti i hoxhës te peshimi i miellit.

-“Pylli i lirisë” (1976). Tregon se patriotizmi doli nga shtresat inferiore të shoqërisë. Filmi është përbuzës ndaj pronarëve dhe ballistëve. Kleri ortodoks paraqitet si i lidhur me pushtuesin.

-“Tinguj lufte” (1976). Mbi parimet e luftës së klasave. Borgjezia që shtyp vegjëlinë, madje edhe fëmijët dhe shpëtimi që vjen nga Partia Komuniste. Fukarai paraqitet i zgjuar, ndërsa djali i pasanikut si i pazoti për të mësuar artin.

-“Tokë e përgjakur” (1976). Ligjërim i veprimeve të vjedhjes së pronës. Shpëtimi vjen nga Partia Komuniste. Pronarët e tokave paraqiten si kriminelë e gjakpirës. Edhe këtu lufta e klasave.

-“Zonja nga qyteti” (1976).Jehonë jetës socialiste dhe nevojës për të jetuar në fshat. Filmi propagandon pikërisht këtë duke sjellë një imazh krejt tjetër të fshatit, ndryshe nga mizerja e fukarallëku që mbizotëronte atje.

-“Njeriu me top” (1977). Mbështetur mbi parimet e luftës së klasave. Goditen ballistët si shkaktarë të të gjithë të këqija. Paraqiten partizanët sikur nuk digjnin shtëpi teksa ky fakt është i shumëvërtetuar në vitet 1943-1944.

-Shembja e idhujve” (1977). Bën fjalë për vitet ’30. Motivi kryesor është përçarja kombëtare. Prifti katolik paraqitet si mbrojtës i injorancës. Roli i xhandarit theksohet me të folurën e veriut, për të dhënë të kuptohet se “janë të trashë”. Mësuesi që paguhej nga qeveria, është revolucionari që i kupton mirë këto punë.

-“Tomka dhe shokët e tij” (1977). Banalitete nga Lufta e Dytë Botërore. Ushtrisë gjermane arrin t’ia kallë një kalama nga Berati dhe shokët e tij.

-“Gjeneral gramafoni” (1978). Bazuar në ngjarje të vërtetë. Filmi jep në mënyrë të shtrembër raportet shqiptaro-italiane në zonën e Kuçovës në vitet ‘30. Sipas të dhënave dokumentare, grevat e punëtorëve janë bërë me dijeni të plotë dhe leje të qeverisë së kohës. Po ashtu, prefekti i Beratit nuk ka qenë mendjelehtë sa të vihej në dispozicion të italianëve. Dokumentacioni i kohës provon i hedh poshtë të gjitha ato që ka ndërtuar ky film.

-“I treti” (1978). Film televiziv me temë Sigurimi. Thellësisht imagjinata Sigurimi, sikur të huajt po merreshin aq shumë me Shqipërinë dhe një komunist të saj.

-“Kur hidheshin themelet” (1978). Film televiziv i ndërtuar mbi parimet e luftës së klasave. Ligjërohen veprimet terroriste të komuniste ndaj klasave të tjera, të cilat paraqiten me përshkrime të errëta. Po ashtu roli negativ i misioneve të huaja.

-“Në pyjet me borë ka jetë” (1978). Motivim nga kinematografia sovjetike. Lavdërohet jeta në fshat.

-“Nusja dhe shtetrrethimi” (1978). Edhe këtu ushtria gjermane ka marrë rol policor, shumë e interesuar për të arrestuar një komuniste.

-“Pas gjurmëve” (1978). Parimet e luftës së klasave te fëmijët, të cilët edukohen të bëhen spiunë e të jenë vigjilentë mbi “armikun”. Gjatë filmit shihen skena të konfiskimeve ndaj pronarëve.

-“Vajzat me kordele të kuqe” (1978). Një film kushtuar Institutit Femëror në Tiranë. Në fund kemi pushkatimin e figurës kryesore të filmit. Në të vërtetë nuk njihet asnjë rast i pushkatimit të ndonjë femre me gjyq gjatë luftës.

-“Balonat” (1979).Zmadhim i rolit të kalamajve gjatë luftës. Nuk njihen raste të tilla. Në fund është një manipulim i vrasjes së një fëmije.

-“Këshilltarët” (1979). Bazuar në ngjarje të vërtetë. Mbështetet në parimet e luftës së klasave. Manipulohet një ngjarje e ndodhur për hakmarrje duke përzier ballistët dhe gjermanët.

-“Mysafiri” (1979). Një film i trilluar nga Sigurimi i Shtetit. Ka në thelb temën e vigjilencës revolucionare. Pra të huajt, amerikanët, anglezët, italianët, etj, na kanë inat që ne kemi arritur kaq shumë suksese dhe duan të na përmbysin rendin socialist.

-“Ne vinim nga lufta” (1979). Mbështetur mbi parimet e luftës së klasave. I kushtohet ditëve të para pas vendosjes së regjimit komunist. Veprimet terroriste të komunistëve paraqiten si të ligjshme apo si reforma.

-“Radiostacioni” (1979). Edhe ky ka në thelb luftën e klasave. I kushtohet betejës për Tiranën, ardhur pas prishjes së marrëveshjes së komunistëve me gjermanët (duhej dukur sikur po luftohej). Në plan të parë shihen luftime me gjermanët, po në thelb është paraqitja e errët e klasave të tjera.

-“Një shoqe nga fshati” (1980). Propagandë mbi jetën e mirë që bëhej në fshat.

-“Agimet e stinës së madhe” (1980). Film televiziv. Mishërohet nga parimet e luftës së klasave. Përligjen veprimet terroriste të komuniste në ditët e para të pushtetit të tyre.

-“Kërcënimi” (1981). Me temë nga Sigurimi i Shtetit. Imagjinata që nuk kanë ndodhur asnjëherë. Ato pak ambasada të huaja në Tiranë, interesoheshin për objektet ushtarake të Shqipërisë sikur ne të ishim ndonjë superfuqi.

-“Në prag të lirisë” (1981). Bazuar në ngjarje të vërtetë. Manipulon tërësisht ngjarjet e vitit 1944. Paraqiten shtrembër forcat e tjera politike që nuk janë komuniste si p.sh. Partia Socialdemokrate e Musine Kokalarit, apo ngjarje si ajo e 4 shkurtit 1944, e cila nuk ka lidhje me gjermanët, sepse është bërë nga shqiptarët. Filmi është ndërtuar në formën agjitative sikur Partia Komuniste e kishte të drejtë legjitime pushtetin. Po ashtu në film manipulohen të vërteta në lidhje me organizatën e Frontit Nacionalçlirimtar e cila në fakt ishte një maskë në duart e Partisë Komuniste. Po ashtu ky film, mbizotërohet nga fryma klasore.

-“Një natë pa dritë” (1982). Bazuar në ngjarje të vërtetë. I kushtohet jetës së Migjenit. Paraqet të shtrembër krejtësisht realitetin e viteve ’30,të cilin e sheh vetëm me nota të errëta e paragjykuese. Filmi i përmbahet agjitacionit antizogist të propagandës zyrtare të kohës dhe e ka shtrembëruar tërësisht realitetin e viteve ’30, duke u bazuar vetëm në ngjarje apo fakte apo interpretime të vogla. Po ashtu është edhe antifetar dhe antikulturor.

-“Qortimet e vjeshtës” (1982).Bazuar në ngjarje të vërtetë. I kushtohet jetës së Qemal Stafës. E megjithatë, filmi zhvillohet në funksion të propagandës së regjimit komunist, mbi fillesat e lëvizjes komuniste dhe rëndësinë e saj, duke dhënë mesazhin se vetëm komunizmi e shpëton Shqipërinë.

-“Si gjithë të tjerët” (1982). I kushtohet “përkushtimit” të Partisë së Punës për jetimet. Në të vërtetë, ka qindra raporte zyrtare që tregojnë diskriminimin e jetimëve në regjimin komunist

-“Besa e kuqe” (1982). Bazuar në ngjarje të vërtetë. I kushtohet “5 heronjve të Vigut”. Filmi është manipulim historik, pasi dihet se Mirdita në atë kohë nuk e pranonte regjimit komunist që po sillnin partizanët.

-“Era e ngrohtë e thellësive” (1982). Film televiziv. I kushtohet klasës punëtore, duke propaganduar të mirat e socializmit (dështimet ekonomike të të cilit janë të pafundme), kushtet e punës, jetën socialiste, etj.

-“Nëntori i dytë” (1982).Bazuar në ngjarje të vërtetë. Pavarësisht se në përgjithësi është film që përpiqet t’i shpëtojë ndikimit të regjimit në të, nuk ka mundur ta realizojë plotësisht këtë gjë. Filmi minimizon rolin e shtresave të pasura të vendit, madje i paraqit ato si “reaksionare”, sepse i jep rol kryesor fukarenjve. Këta të fundit (vegjëlia), sipas parimeve të luftës së klasave kanë marrë protagonizmin historik. Figura jo të spikatura si p.sh. Hysen Hoxha (xhaxhai i Enver Hoxhës) dalin në rolin e protagonistëve aktivë të atyre ngjarjeve.

-“Njeriu i mirë” (1982). Pavarësisht se përgjithësisht i përmbahet në temën kryesore të tij dashurisë dhe luftës së të aftit me të paaftin, nuk i shpëton dot elementëve të luftës së klasave, si çështja e biografisë dhe “hatasë” së origjinës nga Ballit Kombëtar.

-“Rruga e lirisë” (1982). Bazuar në ngjarje të vërtetë. Por një film agjitativ që i kushtohet kongresi të grave komuniste në Berat. Filmi i nxjerr gruan nga roli i saj i vërtetë që ka në shoqëri, ndërsa e paraqet këtë kongres (të vitit 1944), në të vërtet formal dhe pa ndonjë ndikim në jetën e jetën, si ngjarje e madhe historike.

-“Dora e ngrohtë” (1983). Një film tipik agjitativ, i mbizotëruar nga parimet e luftës së klasave, ku një armë kriminale e Partisë së Punës si Sigurimi i Shtetit, ka marrë rol edukativ. Në film demaskohen “klasat e përmbysura” të cilat kanë marrë rrugën e vagabondazhit dhe vjedhjes (akte të cilat në fakt i ushtronte prej vitit 1944 regjimi komunist). Hetuesi po ashtu është personazh i dashur, i cili madje del edhe xhiro me ish të pandehurin, i cili ka hyrë në “rrugë të drejtë”, pas dënimit që i dha partia. “Dora e ngrohtë” është Partia e Punës, në fakt që dorë xhelati, përgjegjëse për sa e sa krime në këtë vend.

-“Një emër midis njerëzve” (1983).Bazuar në ngjarje të vërtetë. I kushtohet jetës së Avni Rustemit, por i paraqet të gjitha faktet historike në mënyrë në shtrembër, në funksion të politikës së Partisë së Punës. Falsifikohet si ngjarja e atentatit mbi Esat Totpanin, zhvillimet politike të viteve 1920-1924, zgjedhja e Avni Rustemit deputet, zija e pambajtur për nderin e Leninit në parlament, etj. Filmi përshkruhet nga filli i luftës së klasave dhe i përçarjes.

-“Koha nuk pret” (1983). Film televiziv. I kushtohet vigjilencës së organeve të Sigurimit kundër shqiptarëve jokomuniste. Në një shënim të kohës thuhet se ky film pasqyron përpjekjet e “mbeturinave të reaksionit në bashkëpunim me agjenturat e huaja”, kundër vendosjes së regjimit komunist. Këto përpjekje në fakt, pra çdo orvatje për të kundërshtuar regjimin, janë pozitive.

-“Militanti” (1984).Bazuar në ngjarje të vërtetë. I kushtohet komunistit Vasil Shanto. Por filmi përmban manipulime të shumta historike sepse mbizotërohet nga parimet e luftës së klasave dhe urrejtjes mbi forcat e tjera politike jokomuniste. Veprimet terroriste paraqiten si patriotike.

-“Nata e parë e lirisë” (1984). Propagandon natën e parë të robërisë komuniste si “natë lirie”. Në qendër të filmit janë vjedhjet që i bëhen pasurisë së individëve që për tekat e pushtetit të ri quhen “reaksionarë”.

-“Vendimi” (1984).Bazuar në ngjarje të vërtetë. Por nuk i shpëton frymës së manipulimit të fakteve. Qysh në fillim mashtrohet me faktin e arrestimit në Itali të personazhit real Ludovik Nikaj, i cili rezulton se ka ardhur vetë në vitin 1945 dhe nuk e ka arrestuar kush. Në qendër të filmit janë ngjarjet e majit 1942 në Tiranë, kohë kur gjithë dokumentacioni i Partisë Komuniste ra në dorë të italianëve. Por filmi nuk njeh fare si protagonistë, drejtuesit e Partisë Komuniste si Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën, duke u orvatur haptazi ta paraqesë Enver Hoxhën si drejtuesit e PKSH-së. Po ashtu personazhi që është në rolin e Zef Ndojë, nuk u vra në qeli, por u vra pasi u arratis nga burgu.

-“Asgjë nuk harrohet” (1985). Bazuar në ngjarje të vërtetë. Faktet janë shtrembëruar të gjitha. Qëllimi i filmit është të sjellë vijimësinë armiqësore të Ballit Kombëtar.

-“Hije që mbeten pas” (1985). Filmi synon të fusë frymën e përçarjes dhe denoncimit brenda familjes. Në një shoqëri si ajo komuniste, e ndërtuar e gjitha mbi bazën e vjedhjes së pasurisë së tjetrit dhe mbi krimin, nuk ka asnjë lloj të drejtë të bëjë moral për gjëra të vogla korrupsioni.

48 komente në “Ish- drejtori Arkivës bën “listën e zezë” të filmave shqiptarë të komunizmit dhe i del në mbrojtje fashizmit: Fashistët nuk vrisnin kalamaj…”

  1. LANÇ says:

    Si nuk merreshin me femije o surratqen? Po deshmori Met Hasa qe u vra 13 vjec burre quhet?

    1. Edhe ti says:

      MET HASA,,Lindur në fshatin Kërçukje të Ndroqit Në moshen 12-13 vejëcare merr pjesë në lëvizjen ilegale antifashiste. Kapet në befasi gjatë aktivitetit ilegal. Gjatë rrugës prë në Tirana u shpëton rojave gjermane. Merr pjesë si partizan Në Batalioni i III i Grupit të Pezës(1943) dhe më vonë në Batalioni i IV të Bigada e XXII. Bie dëshmor në Qafa e Peshkvesnë Pukë më04.11.1944.
      Shume femije nuk dukej duke pare aktivitetin ,edhe kur gjermanet i gjeten nen samarin e gomarit dy pistoleta dhe nje granate dore .Si rregull met hasa duhej te ishte duke lozur kukamcfeti me shoket e lagjes dhe jo te trasportonte arme per levizjen anti-fashiste ,ketu duket qarte loja e partizaneve per te perdorur femije per kauzen e tyre

      1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


        Dervish

        Një detaj i vogël
        Me u shtu në kët listën
        E sapo bome:
        Ai momenti fatkeq
        Kur u ngjize ti
        Në Gopin e Satome!

        P.S.
        Po ho o gazetarë
        Ja hapni syt miletit
        Në dor të kujt ka qen
        Arshiva e medemek Shtetit!

        1. a says:

          O Gopist i LANC-it.
          Jeni Kriminela dhe Mashtruesa…., kriminela se vrisnit Pa besisht, vrisnit roberit (Italianet pas kapitullimit), te nenshtruarit (ata qe dorzoheshin), dhe ata qe ishin ne largim e siper (masakra mbi Nazistet ne rethimin e Tiranes) kur dihej qe ata kishin falimentuar dhe largoheshin Ju i rethuat dhe i masakruat si Burracak.
          Mashtruaes se keni fryr artificialisht numrin e Deshmoreve, lexo ne Internet “Jo 28 Mijë Dëshmorë Partizanë, Vetëm 3500”, nga libri i Teodor Karecos.
          Ja pra perse ka te drejte Kastriot Dervishi.

          1. Nik says:

            Masakra kunder Nazisteve??? Keshtu eshte kur merrni diplloma ke Kristali. Ata ishin kriminele more qen. Dogjen Europen, dogjen Boroven me gra e femije more qen nazist.

        2. armand says:

          Edhe Kastriot edhe Dervish. Kemi te bejme me krize identiteti dhe per kete arsye mos ja vini re.

        3. D. Didani says:

          Filloi antipropoganda,qe eshte me e eger nga propoganda.Mund ti kthej heronjte ne viktima dhe viktimat ne heronj,mund te kthej heronjte ne tiran dhe tiranet ne heronj…Historia mor zotrinj nuk behet nga njerez te persekutuar dhe me mllefe…Historia behet nga historianet…Ajo as nuk nxihet dhe as nuk zbardhet ajo shkruhet mbi fakte dhe opinione nga ata qe e kane perjetuar,dhe qe jane me tru te paster,pa lakra dhe urrejtje klasore.Urrejtja klasore e shtremberon historine,qe urrejtja e kuqe qofte ajo e bardha! Mos na beni komente te filmave ,beni ndonje pune te dobishme, gjeni ndonje forme jo kommuniste per te shendoshur shoqerine e sotme se po merr tatepjeten,eshte e ardhmja e brezave qe vijne ne rrezik!

  2. HKa Tekizoti says:

    Ky shkrim “tregon” se të vërtetën e “njohin” sharlatanët, ose e vërteta është ajo që shpallin palaçot që hiqen të gjithëditur.

  3. Haka Tekizoti says:

    Ky shkrim “tregon” se të vërtetën e “njohin” sharlatanët, ose e vërteta është ajo që shpallin palaçot që hiqen të gjithëditur.

  4. malokeria = qeneria says:

    Faleminderit per listen sepse do bej nje check nese ka ndonje film qe me ka shpetuar pa pare. Kujdes Kastriot se kjo rruge qe ke hyre quhet revizionizem i fashizmit dhe ketej ne Evrope ka denime per keto gjera. Jo se na habit ti me injorancen tende, por ndonjehere sa me pak te flasesh aq me shume nuk ta merr vesh njeri copen e bajges qe ke ne kafke. Megjithate perderisa bashkekombasit e tu ta tolerojne, jepi. Kur leh akoma Sali varkari, pse duhet te heshtesh se lehuri ti.

    1. KOZi says:

      Lexoje me vemendje ,eshte nje pasqyre brilante e ketyre filma…….Tani pasi ti shohim edhe ato filma qe nuk kemi pare do fillojme : Pasaniket,kulaket,bejleret,tregtaret jane te gjithe negative sipas filmave…………..Kush jane sot pasaniket e tregetaret e bejleret ,(na jepni 20 me te pasurit ne Shqiperi) dhe neve do i identifikojme me personazhet -dhe ngrihuni te jua marrim paret pasanikeve- ( kjo eshte kunder ligjit sot e jo ato qe thoni juve)……….dridhet beu e zengjini,,,,,,,gallate ,,,,,tung

    2. xhaferr deva says:

      si dalin pasardhesit e sigurimsave me rol avokati mrojts….kshu ka qene doni sdoni…regjim kriminiel proserb

  5. Angelo says:

    Ore po ky ben vete lufte klasas. Rreckamane, barktharet, varfanjaket, po ky bolja per vete ca shteese eshte? I edukuar ne komunizem me te njejtat syze shef. U shofte rraca e ketyre komunisteve te konvertuar. Dylbera dreqi. Zoti na shpetofte nga rraca alla Sali Berishovic. Komunistet nje mendje kane e nxjerrin veten me shprehjet e tyre. Dhe ky dervish malluta te lufta e klasave e ka mendjen.

  6. ta says:

    kush e ka vene kete ka…n ne kete detyre,sigurisht kane propogande por duhet te kuptosh qe sot jane vetem filma,apo ke frike mos infektohen te rinjte e sotem,budalle.

  7. TNT says:

    Te vrau Kastrioti per nje llaf o Miiiti oioioiiiiiiiiiiiii

  8. Arber I says:

    Ka… De… kobure e Ali Baba Saliut dhe 40 hajduteve e krimineleve te cetes se tij.

    1. KOZi says:

      Arber, lexoje edhe nje here Ali Baba e dyzet hajdutet,,,,,,,,,,Ali Baba eshte personazhi pozitiv i perralles dhe zbulon shpellen dhe thesarin e fshehur dyzet hajduteve………..tung

      1. romeo says:

        O Kozi leshi!
        Shikoje edhe nje here ate film o qurrash se Ali Baba ishte padroni i 40 hajduteve dhe ate pasuri e kishte te veten qe e vidhte me hajdutet e tij!
        Ashtu sic beri Berisha nme kelyshet e tij!

  9. saliu says:

    FMITi vrau saliu qe i kishte te kombesis vet , jo fashizmi qe mbyti ne otranto 108 gra e fmi te vegjel , legen i degjenerum dervishbytha.

  10. Labi says:

    sigurisht qe jane te politizuar .. por jane pjese e historise te kinematografise sone.

  11. Xha Brahua says:

    Po 6 milione hebrej bashke me ta edhe femije kush i vrau??????? Injorancia nuk ka kufij te dashur miq

    1. $$ says:

      Nuk jane vrare 6 mio. Cifutet genjejne!

  12. skrapari says:

    U aktivizua menjehere tabori enveris.Hahaha… Beni c te doni.Koha eshte gjykatesi me i pameshirshem po me i drejti.I ka heshur dhe do t i hewsh ne plegra genjeshtrat e stitura vet jeta kur populli u sul neper anije.

    1. kapedani says:

      Skrapari ke shume te drejte kur thua qe koha eshte gjykatesi me i pameshirshem por me i drejti.Koha po tregon se çfare filmash shikohen dhe ndiqen nga shqiptaret kudo qe jane .Me permend disa filma qe jane prodhuar mbas 90-es,i thone plot 27 vjet .Une nja 3-4 mund te permend se te tjeret jane vari lesht .Ben mire ti shikosh keto filma se “do pasurohesh mëndërisht” se qenke cope mishi me dy sy.
      Ika tani te shikoj Kapedanin dhe Pallati 176 .

  13. Aksi says:

    Duhet ndaluar dhe “Mimoza llastica” – Ne film vajza thote “kush ma lepiu gjalpin”, nderkohe qe ne ate kohe nuk kishte gjalp. ?

  14. Bardhi Tolabi says:

    Vetem me “konkluzionin” e tij per filmin,”Vitet e para”,se:
    “Intelektualet paraqiten si tradhetare dhe reckamanet si njeres qe donin Atdheun”.,del qarte “formimi” i tij intelektual.
    Mund te mos i pelqejne njerezit e varfer,mund ti lartesoje sa te doje intelektualet,por te arrije ky palo intelektual,te konsideroje njerezit e varfer reckamane,eshte me shume se injorance.Nuk eshte turp te jesh i varfer,o delenxhiu Kastriot Dervishi.Por nuk do te thote se,po qe “intelektual” nuk mund te jesh edhe tradhetar.Nuk po te perdor argumentat e Enver Hoxhes,apo te librave te politizuar te kohes.Po te rekomandoj te lexosh librin e antikomunistit dhe komandantit te formacioneve te Ballit Kombetar,Abas Ermenjit,per Histroine e Shqiperise.Ne kete liber,kur ai analizon shkaqet e humbjes te Ballit Kombetar,thekson midis te tjerave edhe faktin se,ne humbem,mbasi nje pjese e jona,punonte per llogari te Italise fashiste dhe paguhej nga Roma,nje pjese punonte per llogari te Jugosllavise dhe paguhej nga Beogradi dhe nje pjese tjeter,punonte per llogari te Greqise dhe paguhej nga Athina….
    Ja,kjo ishte pjesa e “inteligjences” te atyre njerezve qe jane trajtuar ne ato filam,si tradhetare e bashkepuntore te nazi-fashizmit dhe armiqve te pushtetit komunist ne ate kohe,ku perfshihet dhe Amerika e Anglia,miq tane sot.
    Sic duket nga kjo skote “intelektualesh je dh ti,Kastriot Dervishi,por nuk i shmangeni dot fakteve dhe histroise,cfardo gjurulldish te beni…

  15. Hasani says:

    Uaaa ca idioti…drejtor arkive ky palla….po filmi nuk është dokumentar o debil..o zot ku kemi rënë….ngjarje e vërtetë por e ekzagjeruar….o kafshe… Po është film p kafshe….

  16. tomorri says:

    C” eshe more ky super debil,ç”eshte more ky pizveng pa tru dhe pa pik njohje historike,po ne kemi te afermit tane more tru thare qe na kane shpjeguare ngjarjet live dhe tani na del nje debil dhe thote jo ka manipulime e po kjo eshte te keshe dy perparese nje ta çashe dhe nje ta mbashe,ç” jane more keta lakuriq nate qe ju duket vetja se dine po çfar dine xhanem se keto qe shkruajne jane te dhjefsha perrallat more Kaç leshi, nuk po te them Dervishi se mi ofendon ate sere njerzish.

  17. Miri says:

    Kinemaja behet sipas kohes
    Ka idiote plote qe nuk e vlersojne punen dhe artin e asaj periudhe me vlera artistike e atdhetare te larta
    Le te lehin…

  18. ketyre komunisteve te konvertuar ,ju vjen keq per fashistat se po tallen,ju vjen keq per nazistat sa nuk dine a kane ikur ne 28 apo 29,ju vjen keq per ballistat se hanin pulat,ju vjen keq per bejleret dhe agallaret se shfrytazonin popullin,edhe ju vjen keq edhe per komunistat qe jane bere bllokmen ,bejler dhe agallare dhe po shkatrrojne vendin dhe djersen tone ne vite.
    Na beni ndonje film per saliun si ish komunist dhe bllokmen aga i kohes moderne,na beni ndonje film per familjen e ketij krimineli qe jane supermilioner dhe kriminela qe shetisin kudo me paret e fukarait,.
    Na beni ndonje film me politikan hajdut te pasur,na beni per rinin qe rri neper kafene ,per drogaxhinjt,per prostitucionin e sa e sa vese te shoqerise se sotme qe po edukohen me emisionet e cim pekes apo karian canit……

  19. Sigurimsi says:

    Kastriot!Nuk po merrem me kete fushe , pra me listat e filmave ku ti ia ke fut kot plako!Ti je nje i pa afte e manipulues. qe na del “specialist per gjithcka”. Por ki kujdes se duke qene tap topi, ke nxjerre ca sekrete shteterore nga arkivat e sigurimit te shtetit te cilat sipas ligjeve edne ne fuqi, nuk duhet te ishin prekur preken .Bej qejf se nuk ta ka ngene njeri por nuk eshte e larget dita kur do japesh llogari per “pordhet” qe shet.

  20. 9 Maj 1945 says:

    Nuk dalin dot nga memorja kombetare e popullit si tradhetare e te pashpirt. Jane skalitur me realizem ne te gjitha fushat e artit. Pas kinematografise do te vazhdoje akisoni ballisto zogist ndaj letersise( edhe Kadarese nuk ja falin pikturimin qe u ka bere) ,arteve figurative e zanore, komedive e dramave te realizmit socialist. Mos u shqetesoni uji qe rrjedh nuk kthehet me ne burim. Do te mbeten e kaluara e palavdishme e ketij vendi,ata qe e shtypen ,e vodhen ,e vrane kete popull dhe ne fund e tradhetuan duke u bere pale me pushtuesit. Pavaresisht ,se per shkak te koniukturave , i kane mikluar e miklojne te dy krahet e politikes me detyra qe nuk i meritojne, duke i bere me turp institucionet qe kane drejtuar e drejtojne. Te mos harrojne asnjehere se jane pakica e pakices ne kete vend dhe te mos e teprojne me zullume Berishiane

    1. xhaferr deva says:

      ja si dalin imoralet..dilni ngrejini bust sali berishes o laskare njerez komunista morracak pabuksa…90 u bote gjithe memeca …sa pate qe shpetute se ju mrojti vllai juj sali berisha ju erdhen puplat….trimat e leshit

  21. fida says:

    O arshivisti Kastriot Dervishi,o arshivisti i Bari Falliut.Se pari si arshivist nga ti ne presim te na tregoje,qe tek Keshilli i pare Drejtues i Partise Demokratike,te vitit 1991,nga 27 anetare,26 ishin BASKEPUNETORE TE SIGURIMIT famekeq TE SHTETIT.Dhe mjaft na torrolliset prej 25 vitesh,duke nxjerre vetem brockulla,qe ne anglisht ndryshe i thone BULLSHIT,Neve keto filma na pelqeje jasht mase,nuk te marrim ty dhe as Tufes,do ti shikojme apo nuk do i shikojme filmat shqiptare.Do kalojneqindra vite dhe nuk do ti vije ,me sa duken bathet,me nje plejade e tille artistesh vendit tone.Vetem kjo u kishte ngele ,pa djegur dhe shkaterruar,o plehra,se indusrine dhe bujqesine o plehra e vodhet per vehte,si te ishte malli i babes tuaj…

  22. ballisti ber pishman says:

    TI nuk je sktapari , se skrapalit nuk fshin bythen me ty , po ti je sk……ari , dolen kurvat siper ujtit , e nxoren koken nga rona strucat e vegjel te antishqiptarve dhe tradhtave te kti vendi , qe ENVERI ja zuri koqet me pinc per 50 vjet dhe i degjeneroi me te drejt , se keshtu degjenerohen tradhtaret ne ter globin , se jan pa atdhe ne xhdo vend te globit , se perbuzin vndin qe i dhjet e i pret kta qafira. ,

  23. valer says:

    U kenaqa me listen. Ia corret masken komunisteve, kesaj specieje kriminele qe nuk duhet ta kishte fituar kurre ate luften. Sot na kane lene proletariatin injorant, kacak, vjedhes, i dhunshem e shkaterrimtar nga mbrapa. Intelektualet e te ndershmit akoma vazhdojne te ikin perfundimisht nga ai vend.

  24. Plaku Xhuxhumaku says:

    Perse Enver Bytho Gjirokastres nuk i hiqet me ceremoni titulli “Hero i Popullit” dhe te behet edhe nje film i bukur per kete pune? Rrolin e Enver Bythos mund ta luaje o Edvini, o Fatosi, o Saliu, sigurisht me pak makiazh

  25. esi says:

    Ky idioti paska qen drejtor i Arkives.

  26. Teuta says:

    Ke harruar nje film shume te rendesishem . Film i xhiruar ne vitet 1970 ” Idioti ne arkivin e shtetit” Ky film zuri vendin e pare ne festivalin Ballkanik te zhvilluar ne Vicidol te Tropojes. Eshte nje film real e i besueshem. I vetmi film qe nuk ka propagande komuniste. Regjizori i shquar Agron Tufa eshte vleresuar me cmimin e “Republikes se Re” per kete film.

  27. Anduela Bythetanga says:

    TI E KE VENDIN VETEM NE BURG !

    Dhe mos harro se do rihapet vetem per ty burgu i Spaçit !
    Ti o surratqen ke shkelur ligjin me kohe e vakt duke “abuzuar me detyren” per qellime kriminale. Gjithe dokumentat qe publikon ilegalisht jane ne shkelje te hapur te çdo ligji shqiptar, andaj per grabitjen kriminale qe ke bere rri pa merak se se shpejti do marren shperblimin qe te takon.
    Ne Shkoder nje nga te ashtuquajturit “debatikas” ne moshen 13 vjeçare, trasportonte nen hunden e nazisteve hitleriane, barut, trakte e bomba dore, e fisheke per guerriljen e qytetit. Ishte bjond, kaçurrel e me ngjyren e syve te kalter si qielli ne qytetin ku kish lindur. Pat krijuar edhe “miqesi” me hitlerianet, keshtu qe e lejonin te levizte edhe pas ores 18 te darkes, kur shtet rrethimi ishte ne fuqi, dhe te vrisnin pa paralajmerim.
    Duke nxjerre barutin nga nje predhe eshte plagosur ne afersi te syrit te djathte, shenj qe i ngeli deri sa e la kete bote.
    Edhe per kete ne pas ardhesit e tij do te te shkermoqim si nje krim qenefesh, deri sa te te dalin zorret nga goje qe nxjerr vetem muthanisira.
    Pusht i degjeneruar !

    1. KOZi says:

      Meqe shkollen e kam bere ne Shkoder po jam kurioz ! Zoteria Debatikas ,cfare qendrimi ka mbajtur kure jane denuar shoket e tij komuniste,,,,,,per Tuk Jakoven, Gjovalin Luken, Arif Gjylin, Zija Rexhen, Sadik Bekteshin e sa tjere komuniste nga shkodra ???!!! tung

  28. Tirona says:

    TVSH, duhet ti japi nje pergjigje injorantit Kastriot Dervishit dhe atyre qe hollen idene per ndalimin e filmave shqiptare te realizuar ne kohen kur ne shqiperi u hap rruga per here te pare e kinematografise ku ne vendet e tjera kjo kishte filluar nje shekull me pare, pergjigja me e mire e TVSH do te ishte qe te filloj te transmetoje per publikun shqiptare keto filma, ne cdo fund jave, ne nje orar te pershtatshem per publikun te jepet nje film ne jave , perpara transmetimit filmit nje moderator I pergatitur dhe qe eshte i pelqyer nga publiku ( Edi Krasta) te flasi per pak minuta per permbajtjen e filmit, duke folur edhe per ekzagjerimet qe mund te kene ne mbrendesi te filmit, ku ne disa filma vendoset ne gojen e popullit te thjeshte Partia dhe jo Vatani……..tek nje film me duket “Tre njerez me guna ” nje fshatar qe donte te ndihmonte partizanet vritet nga nazistet dhe komisari thote :Ai dha jeten per Partine…… Filmi bazohet ne nje ngjarje te vertete por thenja ne ate film se fshatari dha jeten per Partine eshte e trilluar do ishte me e drejte sikur te ishte thene dha jeten per Vatanin, per Shqiperine……..

  29. Pavli says:

    Gjith filmat Shqiptare nuk jane prone as e Kastriotit apo ndonje tjeter si tip tij qe kohet e fundit kane shprehur menfimin per te hequr nga qarkullimi Filmat e realizmit socialit.Tek ato filma eshte e gjith historia e popullit Shqiptar nje pjese te se ciles brezi i ri.nuk e fi fare fare se cfare ka ndodhur.
    Neqoftese duan ti heqin dhe kjo nuk varet me nje person apo me dhume le te bejne REFERENDUM te meret mendimi i gjith pupollit sepse ato jane PRONE E POPULLIT.

  30. mirel says:

    C’eshte ky skizofren!??
    Dale te skualifikoj dhe Hollivudin. Cili filem ka permbajtje historike?
    Verifikoje pak Gladiatorin te lutem..

  31. heretiku says:

    Artikullshkruesi ne shume nga konkluzionet e veta gabon. Nje nga gabimet trashanike te tij eshte se quan “veprime terroriste” aksionet e forcave qe ju kundervune pushtimit nazi-fashist. Nuk quhen “vepra terroriste” ne asnje vend te Europes, hedhja ne ere e urave per te penguar forcat pushtuese gjate operacioneve ushtarake, vrasja me atentate e hierarkeve pushtues dhe kolaboracionisteve te tyre, rrembimi i armeve apo materialeve te tjera nga depot dhe magazinat, prerja e telave qe furnizonin me korrent zyra, burgje apo dikastere te pushtuesve e keshtu me rradhe.
    Sa per titull informacioni, gjate luftes, prane shtabit te Ushtrise Nacional-Clirimtare ishte i atashuar nje grup ushtarakesh angleze ( Misioni anglez ), qe ndihmonin me te holla, ushqime, materiale ushtarake, veshmbathje partizanet, instruktonin, kordinonin veprimet ne terren me bombardimet nga ajri te aviacionit anglez ( kujtojme betejen e Mushqetase ), gjithmone ne kuadrin e luftes kunder okupatorit. Njeri nga keta oficeret angleze quhej David Smile, ishte specialist ne akte diversioni dhe mesonte luftetaret shqiptare ti pervetesonin sa mire leksionet se si te vendosnin mina, si te hidhnin ne ere ura, ti vinin flaken depove te armatimit dhe municioneve te armikut per ta demtuar sa me shume te ishte e mundur. Kerkush nuk e ka quajtur David Smile-in terrorist, as shqiptaret, as anglezet.
    Pra artikullshkruesi para se te shkruaje per nje teme te caktuar, duhet te jete shume i qarte se per çfare behet fjale, cilat jane jane kushtet e luftes dhe cilat ato te paqes, sepse ne varesi te ketyre te fundit edhe definicionet ndryshojne kryekeput.

    1. KOZi says:

      Na trego se si David Smile qe ishte ne mal tek shtabi i pergjithshem perfundoi rob i gjermaneve……tjeter ,me 20 nentor 1944 nje komando (jo e vogel) angleze zbarkoi ne brigjet e Sarandes. Qellimi ishte te kalonin ne Greqi ku po zbarkonin anglezet edhe ne drejtime tjera. Forcat partizane te zones nuk i lejuan te kalonin neper toke tone dhe u kthyen ne varka. Eshte filmi -Fortuna_ ku mburren se si i hodhen ne det anglezet..,,,,,,epo ne anglezet i kishim aleate gjate luftes !? cili eshte comenti mbi filmin ? tung

  32. U ngriten kembet ti bien kokes says:

    Filmi’ Kur rreckamanet te futen hurin ty dhe sorrollopit tend’ bazuar ne ngjarje te vertete.flet per shkopin e trashe qe rreckamanet i futen ne b..gjithe plehrave te shoqerise. Ka te mete sepse rreckamanet i paraqet pak sentimental dhe i lejuan te jetojne keta jashteqites

  33. Nik says:

    Ik more qen tradhtar! Po gjyshja ime qe ishte 15 vjec kur vajti ne kamp perqendrimi nuk ishte femije? Faji i komunisteve paska qene qe nuk te kane vene litarin ne fyt edhe kusling m**i!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje