Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro sot e ka festuar ndryshe ditën e verës.
Kumbaro ka zgjedhur që të jetë pjesë e festimeve të organizuara në qytetin e Përmetit.
Ajo që bije në sy është se këtë herë ministria nuk ka pritur të ushqehet nga amvisat por ka nisur të gatuajë vetë gatimet tradicionale.
Ndryshe nga herët e tjera kur Kumbaron e kemi parë me veshje formale, sot ajo ka zgjedhur të jetë qytetare e thjeshtë.
Duket se ajo ka qenë mjaft e kënaqur nga kjo ditë, sa emocionet i ka shpërndarë edhe në rrjetet sociale ku shkruan se ndjehej mirë.
“#DitëVere në #Përmet me Shef Urimin duke pergatitur kolenë përmetare bio, bio, bio…:)
E gjeni te restorant #Antigonea se Permeti eshte çdo dite nje Behar njerezish e vlerash!
Nga Përmeti me dashuari” – shkruan Mirela Kumbaro
Në këtë aktivitet të organizuar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, ajo ishte shoqëruar nga Bledi Çuçi, i deleguari i PS-së për qarkun Gjirokastër.
Mjaft qytetarë dhe vizitorë janë mbledhur në shesh, për të shijuar një seri aktivitetesh të organizuara me këtë rast.
Mësohet se disa prej tyre kanë qenë nxjerrja e rakisë me kazan bakri, kapërcimi i zjarrit me dëllinja, sazet e Përmetit me tingujt e gërnetës apo edhe lojra popullore mjaft argëtuese.
Po Mirela ka 5 vjet qe nuk gatuan per shpine e vet , po u shqep me sufllaqe burri i vet qe punon si moderator tek Vizioni