Për "vrasësen" Diana Çuli dhe Agron Tufën...

8 Mars 2017, 10:29Kulturë TEMA

Nga Ardian Vehbiu

 

Këto ditë është kthyer vëmendja e opinionit për përgjegjësinë morale të shkrimtares Diana Çuli ndaj dënimit me vdekje të Genc Lekës; dhe pikërisht ngaqë Çuli ka bërë, me kërkesë të hetuesit të Degës së Punëve të Brendshme në Librazhd, ekspertimin letrar të poezive-dorëshkrim të Lekës; duke hartuar një akt-ekspertim që pastaj rezulton të jetë përdorur dhe cituar në gjyqin kundër Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit në 1977.

Veçanërisht i ashpër po tregohet këto ditë shkrimtari Agron Tufa, sipas të cilit “Diana Çuli ka luajtur një rol fatal në pushkatimin e poetit Genc Leka”.

Mua ky përqendrim i akuzave te Çuli, për një proces gjyqësor dhe ekzekutim të bujshëm të orkestruar nga regjimi i Hoxhës në vite ashpërsimi maksimal të luftës së klasave, më duket të paktën i ekzagjeruar; aq më tepër që Genc Leka dhe vëllezërit Blloshmi u dënuan për pjesëmarrje në një grup armiqësor që synonte sabotimin ekonomik dhe përmbysjen e “pushtetit popullor”.

Ekspertiza e Çulit e shumta mund të ketë ndihmuar për të konfirmuar disidencën politike të Lekës, çfarë nuk do të mjaftonte, në vetvete, për dhënien e dënimit me vdekje.

Këtë sqarim mund ta bënte më mirë një jurist, me njohuri profesionale për sistemin penal të shtetit totalitar.

Nuk do shumë mend që një gjyq i kësaj natyre ishte menduar që të shërbente si gjyq shembullor, ose për të ilustruar kapacitetin e organeve të “diktaturës së proletariatit” për dhunë kundër armikut të klasës; fatet e të pandehurve ishin vendosur tashmë – meqë vrasja e tyre do të shërbente edhe si ndëshkim, edhe si sinjal për të tjerët.

Në këtë mes, kërkesa e hetuesisë për ekspertizë të poezive-dorëshkrim që i janë gjetur Lekës duket sikur provon natyrën teatrale të këtij gjyqi, i cili shndërrohet tashmë edhe në mishërimin skenik të nivelit të lartë dhe të regjisuar me kujdes të parimit të luftës së klasave në praktikë. Organet e pushtetit nuk kishin nevojë për interpretimin e poezive-dorëshkrim, që të jepnin dënimin maksimal; por e kishin përfshirë analizën letrare për konsum të publikut, ose për terror.

Prandaj akt-ekspertimi i poezive nuk mund të gjykohet si diçka që kontribuoi sadopak në vrasjen e paralajmëruar të Lekës dhe të Blloshmit, nga ana e organeve të diktaturës; por vetëm si pjesë e koreografisë dhe spektaklit politik, juridik dhe ideologjik.

Në fakt, po të nisej nga mënyra si procedohej në raste të tilla, Çuli vështirë të ketë dalë vullnetare, ose të jetë ofruar për ta kryer ekspertizën: thjesht ia kërkuan ose “propozuan” zyrtarisht. Dhe, meqenëse kjo ishte një redaktore që sapo kish filluar punën në gazetën “Drita”, ata që e zgjodhën, nuk është se u udhëhoqën nga ndonjë kriter mirëfilli profesional. Vendimin se kujt do t’i ngarkohej ekspertimi do ta ketë marrë ndoshta një organ i rangut të Kryesisë së LSHA-së, por gjithnjë sipas urdhrit, porosisë ose orientimit nga Organizata-Bazë e Partisë në LSHA dhe në ndonjë organ partiak edhe më lart, si Komiteti i Partisë i rrethit të Tiranës. Redaktores së re vetëm sa ia kanë kaluar këtë “patate të nxehtë”, me bindjen se ajo nuk do ta refuzonte dot.

E kam të vështirë të përfytyroj drejtues të lartë të LSHA-së, si Dritëro Agolli ose Ismail Kadareja, që të merrnin përsipër ekspertiza të tilla për llogari të një gjyqi politik.

Një punonjëse e re, si Çuli (për më tepër grua në një mjedis të dominuar nga burrat, si ai i letërsisë dhe i arteve), së cilës i ngarkuan një detyrë kaq delikate, është gjendur në krye para dilemës nëse duhej ta pranonte apo jo këtë detyrë “nga lart”; dhe më pas, para dilemës tjetër se çfarë të vinte në këtë akt-ekspertizë.

Ne që e gjykojmë sot këtë punë, jo gjithnjë bëjmë dallim midis aktit (e bëj/nuk e bëj) dhe përmbajtjes së ekspertizës (rënduese/lehtësuese); por pa këtë dallim, edhe përgjegjësia morale e palëve nuk do të kuptohet dot.

Për të gjykuar drejt sa hapësirë lirie individuale kishte realisht Çuli përballë kësaj kërkese për t’u bërë pjesë e një hetimi dhe gjykimi penal por në thelb politik, na duhet të kujtojmë se, brenda sistemit të atëhershëm, pranimi i një kërkese zyrtare nuk kish të njëjtën peshë me refuzimin; meqë prej Çulit, si prej kujtdo tjetër, pritej që kërkesa të tilla t’i pranonte, ndërsa refuzimi do të duhej shpjeguar me hollësi, meqë perceptimi i tij i pandërmjetëm do të ishte si akt armiqësor ndaj regjimit vetë.

Kjo do të thotë se pranimi riprodhonte raportin e qytetarit me pushtetin, në trajtë rituali: autoriteti të kërkon diçka dhe ti e pranon këtë, duke u konformuar: përgjegjësia morale këtu kufizohet me detyrimin politik për të zbatuar urdhrin, brenda një regjimi policor.

Një krahasim me votën dhe votimin në totalitarizëm mund të ndihmojë: të gjithë ne që kemi votuar për deputetët e asaj kohe, nuk e bënim me vetëdijen se po merrnim pjesë në riprodhimin e demokracisë “popullore”, por ngaqë pritej që të votonim, ose ngaqë nuk kishim alternativë të arsyeshme; nëse vota vetë kishte natyrë rituale, refuzimi për të votuar merrte menjëherë valencë politike katastrofike, madje do të ndëshkohej edhe më rëndë se vota “kundër”, meqë do të interpretohej si refuzim jo i kandidatit, por i vetë sistemit.

Çfarëdo të thotë se Çuli, si çdo qytetar tjetër, nuk ishte e lirë për ta refuzuar kërkesën delikate që i erdhi nga një autoritet; dhe kjo mungesë lirie e kufizon vetvetiu edhe përgjegjësinë e saj morale.

Aq më tepër që kjo ekspertizë iu kërkua dikujt që nuk ishte asesi ekspert për analiza të tilla, po të kemi parasysh që Çuli atë kohë sa kish nisur punën si redaktore te një gazetë letrare; prandaj, edhe sikur të gjente aq kurajë në vete sa ta refuzonte këtë detyrë, ekspertiza do t’i kërkohej dikujt tjetër; dhe refuzuesja vetëm sa do të merrte ndëshkimin përkatës.

Madje jo vetëm kaq: refuzimi i Çulit mund t’i shërbente integritetit të saj vetjak, por nuk do të ishte sinjal, as shembull i ndonjë disidence a vetë-martirizimi, meqë gjithçka do të konsumohej larg syve të publikut, në dhomat e mbledhjeve të organizatës-bazë dhe në zyrat me hekura burgu të Kuadrit.

Pasi e pranoi këtë detyrë, Çuli do të jetë përballur me një dilemë tjetër: çfarë të shkruante në analizën e saj? Gjasat janë që t’ia kenë diktuar në vija të trasha përmbajtjen, ose çfarë priste “Partia” prej saj, si eksperte e improvizuar që të shprehte në dokument. Mbase do t’i kenë thënë edhe që autori i këtyre vjershave është armik, kulak, etj.; dhe se pikëpamjet e tij armiqësore i ka shprehur ose më mirë “kamufluar” në vargje; prandaj ekspertiza do të ishte test edhe për vetë “eksperten”.

Një zgjidhje alternative do të ishte, në këtë situatë, që Çuli të thoshte se nuk gjente asgjë subversive ose armiqësore në poezitë e Lekës; çfarë do të shkaktonte edhe fundin e karrierës së saj si punonjëse te “Drita”, por edhe të ëndrrave të saj për t’u bërë dikur shkrimtare. Por një ekspertizë e tillë në favor të poetit nuk do të arrinte kurrë deri në sallën e gjyqit: Partia do ta kish gati një ekspert tjetër, për të zënë vendin e lënë bosh nga Çuli; ndërsa ekspertiza “e butë” do të zhdukej pa lënë gjurmë dhe ne sot nuk do të diskutonim për të, sepse as që do ta dinim se ishte bërë.

Kjo do të thotë se, sido që të vepronte Çuli, vendimi i saj objektivisht nuk do të kish ndonjë ndikim në fatin e poetit Leka dhe në dënimin e tij si “armik i popullit”; meqë ky fat ishte vendosur tjetërkund; e shumta do të kish ndikim në ndërgjegjen e saj morale.[1]

Ekspertizën për të cilën flas do ta gjeni të riprodhuar duke e lexuar, më shkoi në mendje se gjuhë shumë më e ashpër, me terma ku e ku më të rënda, është përdorur kundër një numri të madh shkrimtarësh dhe artistësh të asaj kohe, të cilët pastaj kanë shpëtuar me ndonjë vërejtje ose masë administrative; por pa rrezikuar kurrë plumbin. Enver Hoxha shkoi deri atje sa ta akuzonte, publikisht, Xhevahir Spahiun si ndjekës të ekzistencializmit të Sartre-it në poezitë e tij; e megjithatë, Spahiu nuk besoj se u kërcënua ndonjëherë me burg e aq më pak me pushkatim. Ma merr mendja edhe se “ekspertiza” të tilla bëheshin shpesh asokohe; LSHA-ja njihej si fole nepërkash dhe akrepash; ku kurrë nuk mungonin provokatorët dhe të provokuarit, spiunët dhe të spiunuarit, denonciatorët dhe të denoncuarit, akuzuesit dhe të akuzuarit; shpesh po ata.

Krimi i regjimit totalitar me Lekën dhe Blloshmin, si edhe me të gjithë të tjerët të dënuar me vdekje ose me burg për arsye politike dhe ideologjike, nuk duhet përfshirë, gjithsesi, në një kategori me shkeljen e të drejtave dhe të lirive qytetare nga ky regjim, përfshi këtu edhe lirinë e fjalës dhe të mendimit, ku hyn edhe liria e krijimtarisë; madje edhe në rrethanat kur shkrimtarët dhe artistët kanë qenë nga ata që janë goditur përpjesëtimisht më ashpër se të tjerët, nga dhuna dhe terrori totalitar.

Tufa dhe të gjithë ata që duan t’ia gjejnë rrënjët këtij terrori, ndoshta do të bënin mirë të përqendroheshin në rolin dhe përgjegjësinë e Organizatës-Bazë të Partisë së LSHA-së, të Komitetit të Partisë të rrethit të Tiranës, të Komiteteve të Partisë të rretheve dhe të KQ të PPSh-së, në përndjekjen politike dhe ideologjike të shkrimtarëve dhe të artistëve të Shqipërisë të asaj kohe. Ta përqendrosh zjarrin te një qytetare e përdorur nga sistemi, si Diana Çuli, nuk do të japë asnjë rezultat, madje mund ta diskreditojë vetë besueshmërinë e këtyre përpjekjeve dhe të vërë në diskutim motivet e akuzuesve të tanishëm.

– [1] Përfytyroj sikur një kërkesë të tillë kaq alarmuese të ma kishin bërë dikur mua, edhe pse unë i përkas një brezi të mëvonshëm, që e nisi karrierën në një kohë relativisht të ndryshme nga vitet 1970; e vetmja përgjigje që mendoj, është se nuk do të lija gur pa lëvizur, mik të familjes e të njohur në pushtet, për ta shmangur; por tek e fundit, ky toksicitet që nuk i ndahej letërsisë dhe arteve në Shqipëri dhe ky rrezik për t’u komprometuar moralisht në çdo hap, ish një nga faktorët që më mbajti larg letërsisë dhe më shtyu drejt gjuhësisë, në vitet e fundit të studimeve. Nga ana tjetër, ngaqë Çulin nuk e njoh personalisht, nuk mund të përjashtoj apriori edhe mundësinë që ajo ta ketë pranuar këtë detyrë me bindjen se po i bënte një shërbim “Partisë dhe pushtetit të popullit”. Por nuk gjej ndonjë zell denoncues tek ekspertiza në fjalë, përtej atij minimumi të nevojshëm që e ka sjellë atë tekst dikur në vëmendjen e gjyqit dhe sot në vëmendjen tonë. Edhe përfundimi i ekspertes, se autori i vjershave “ka një çoroditje të theksuar ideologjike”, tingëllon artificial, në mos i diktuar, në gojën e një redaktoreje të re letrare; meqë ekspertët e çoroditjes ideologjike në atë kohë i gjeje tjetërkund.

Titulli në origjinal: Të zbatosh a të mos zbatosh.

https://peizazhe.com/2017/03/07/te-zbatosh-a-te-mos-zbatosh/

21 komente në “Për “vrasësen” Diana Çuli dhe Agron Tufën…”

  1. Kola says:

    Na cau bythen edhe ky Tufa , i cili ne esence ka kohe qe ben te njejten gje. Per te qene pak me transparent i takon atij te beje te njohur akuzen me te cilen u denuan dy te mesipermit e te mos luaj me fjalen poet. Keta te dy, sic rezulton nga materjalet gjyqesore, jane denuar per vjedhje e krime te tjera ne ekonomi. Komentet e Dianes per poezite kane qene rethana renduese, por jo vendimtare

    1. INFORMACIONI says:

      Personat ne fjale (Genc Leka e Vilson Blloshmi) nuk jane pushkatuar “sepse ishin poete” sic vazhdon dhe abuzohet edhe sot e kesaj dite ? Te tille “poete” ka patur e ka me miliona ne Shqiperi! Ne rradhe te pare ata nuk ishin fare poete,pasi ishin te dy katunare injorante me shkollim fare te rendomte dhe “poezite” e tyre ishin krijime krejt te rendomta! Ata jane denuar per vjedhje,sabotim,veprimtari anti-shteterore dhe ne fund edhe per agjitacion-propagande ne bashkepunim (grup me 8 persona)! Denimi per agjitacion-propagande (nese mendojme se quhen te tilla poezite e tyre) ne ate kohe nuk permbante denimin me vdekje (mund te denoheshin me disa vite burg). Keshtuqe pushkatimi ka ardhur per shkak te veprimtarive te tjera qe kane kryer e jo per shkak te “poezive”.
      I njeti abuzim behet sot edhe me nje “poet” tjeter te denuar me vdekje! Hivzi Nelaj “poeti kuksian” nuk u denua me vdekje per shka te “poezive” te tij katunareske,por sepse kreu KRIMIN e vrasjes ne rrethana te cilesuara (vrau nje punonjes policie ne krye te detyres).
      Nuk ju pelqen e verteta!?
      Pune e madhe!!!

  2. Marku says:

    Sikur te mos e kishte bere Culi ate analizen,a thua do te ishin gjalle Blloshmi dhe Leka ? Vertet per poezi i pushkatuan !

  3. Tralala says:

    O Adrian Vehbiu, po cte duhet ty te meresh me nje ceshtje Jo tenden kur I Zoti hallit eshte gjalle e del perdite ne TV? Ke shkruar disa faqe, je vertitur e vertitur rreth nje fakti te vetem, detyrimit te asaj kohe dhe ne fund nuk ke bindur dot. Ato qe thua ti se ishte redaktore e prandaj e ka bere recensen nuk qendron. Kerkesat vinin ne rruge zyrtare dhe para Dianes u takonte shefave kjo pune. Ndersa thenia juaj se “akt ekspertiza nuk mund te gjykohet si dicka qe kontribuon sadopak ne vrasjen e Lekes dhe Blloshmit”, eshte nonsenss. Kur nuk ndikonte, perse u kerkua? Pyetja eshte: perse mereni me nje ceshtje qe nuk lidhet me ju? Si mendon ti: nuk eshte ne gjendje Diana Culi te shkruaj nje pergjigje per nje veprim qe e ka kryer vet? A nuk do te ishte mire per publikun qe permes pergjigjes ajo te spjegonte edhe mekanizmat e asaj kohe?

    1. ca po thu o Shabono says:

      Or ti KAQOL! Denimi me pushkatim i Lekes dhe dy vellezerve Blloshmi (dy “poete” e tjetri “aktor filmash”),nuk erdhi aspak per shkak te “poezive” apo analizes qe i beri Diana Culi ketyre shkrimeve! DENIMI KA ARDHUR PER VJEDHJE,SABOTIM DHE VEPRIMTARI ANTI-SHTET!!! (madje jane faktuar lidhjet me agjenturen jugosllave dhe plani per sjelljen e dinamitit nga kufiri ne zonen e Rajces,per te hedhur ne ere uren e zones). Qe personat ne fjale kane qene kundershtare te regjimit kjo nuk ka asnje dyshim (madje sot ate per kete vleresohen apo jo). Familjet Leka dhe Blloshmi kane qene familje te lidhura me pushtetin e Ahmet Zogut,familje agallaro-bejleresh qe kishin interesa pasurore atje ku jetonin. Me vone u bene kolaboracioniste gjate Luftes,anetare te Ballit dhe bashkepunetore te fashizmit. Kete veprimtari anetare te ketyre familjeve e kane vazhduar edhe pas clirimit,duke qene te arratisur ne Jugosllavi dhe madje kane vepruar edhe si diversante te derguar te sherbimeve te huaja! Keto jane krejt te ditura dhe te faktuara,pasi atehere kishte shtet dhe i dinin gjerat mire,prandaj edhe personat ne fjale kane qene vazhdimisht nen vezhgim!
      Denimi per agjtacion-propagande,apo per krijimtari letrare dekadente mund te ishte thjesht me disa vite burg,madje edhe vetem me verejtje apo me largim nga puna,por jo me pushkatim!
      Nga ana tjeter nese analiza qe ka bere Diana Culi,ne cdo kuptim qe ta marresh,thote se personat kane qene te c’ekuilibruar ideologjikisht kjo ne fund te fundit NUK ESHTE GENJESHTER apo jo!? Sot pikerisht kjo thuhet se Leka e Blloshmi kane QENE KUNDER REGJIMIT dhe prandaj ata i vleresojne! Pra Diana nuk ka genjyer,madje e paska thene fare bute kete kundershtim qe kane patur keta persona!!!

  4. Zani Burimi says:

    Z. Ardian,
    Analiza juaj eshte si nje studim per te realizuar se si duhet bere “historia” per ceshtje te medha te qendrimit ndaj fenomeneve politike ne kohen e socializmit. Pse e them kete? Sepse vete Agron Tufa gjeti nje te “care” ne ate regjim dhe ia hodhi paq (fale ndjenjes dashamirese te nje inspektori culture ne ate kohe) duke mbaruar studimet e larta, ndonese hiqet si I persekutuar demek. Tufa e ka gjetur nje lope “qumeshtore” qe po e mjel me fitim kolosal gjithe kohes se tranzicionit te sterzgjatur. Por ama nuk I falet cinizmi I thekur qe shfaq ndaj krijuesve tane dhe ne menyre te vecante kur behet fjale per znj. e nderuar Diana Culi (sa pak gra shrimtare kemi pasur). Pse dhe kjo na duhet tani qe te zhvillojne nje lufte klasash me te eger se ne kohen e diktatures, madje dhe me denigues dhe rrenuese?
    Tungjatjeta, burra dhe gra.

    1. Tartufi says:

      Qen bir qeni { Burimi } eshte me mire te thuash ne kohen e shtipjes,se sa ne kohen socialiste!!!!
      Per te tjerat me Culerat me shoke she shoqe,populli shqiptar nga pjesa e zgjuar dhe e ndershme
      e njeh mire vleren e tyre,duke te futur dhe ty brenda,si qelbesire e tij.

  5. butrinti says:

    ME VJEN SHUME KEQ QE FUGA FLET KODRA MBAS BREGUT . KUSH I KA PROVUAR ATO KERKESA NE ATE SISTEM I DINE ME MIRE E ME SAKT GJERAT DHE PERGJITHESISHT PERPUTHEN ME KETE SHKRIM . NUK KA ME PISLLEK SE TE MERRESH ME KETO GERMIMI I HALEVE ESHTE PUNE E PUNBONJESVE TE KOMUNALES.

  6. Vexhi mucmata says:

    Shoqja Diana si experts e kritikes mind the kete treguar sell me the madh se I ka kerku hetuesi.Sot the zhduket me non route e mos the ns dale neper ekrane.Edge une lyp pendese the komunistet,e the a to shqiptare.Absurd…..,.!

  7. gjoja anonim says:

    po ca eshte ky Tufa mor aman. Nje fjalaman qe blen cmimet e ben sikur habitet. As poezi nuk quhen ato qe krijon. Turp per mirela kumbaron qe e sponsorizon si gjoja te persekutuar e ky ja kthen me heshtje e favore. Edhe mediat qe postojne ndonje gje te tij jane media legene

  8. Dalip Berzeshta says:

    Ardian e kuptoj qe ne kete kohe te trazuar kerkon te hedhesh nje gure ne pus,dhe pastaj te mblidhen te gjithe nostalgjiket e ta nxjerin gurin nga pusi! Ti o mik je ne regull se nuk te ka qelluar mushka me shkelm,ndaj I rri mbrapa pa teklif,por e kunderta ndodhi me familjaret e e atyre qe u pushkatuan qe e vuajten gjemen.Ardian ne nje vende ku sundon injoranca kolektive eshte veshtire te thuash ose te tregoshe nje te vertete,si kjo e juaja.Juve me te pa drejte merni ne mbrojtje nje figure te diskretituar si zonja DIana e cila mundohet te shpalose veten me krijimtarine e saje publike,por fatkejqesishte nje krijimtari mjerane(Bolshevike).Zoti Tufa ne kete kohe te hidhur ka mare persiper qe te regulloj dicka nga ajo e djeshmja,pra mundohet te detyroj dike qe te kerkojte falur ose te skuqet per ate qe ka bere,dhe ne fakte nuk eshte e lehte por eshte criminal veprimi I zonjes Diana pamvarsishte rethanave qe e detyruan.Ne kujtim te atyre poetve duhej te ishte bere denimi moral I zonjes,por nuk ka ndodhur,pasi edhe vete kjo kohe ose ky system ka ardhur si pasoje e “Katovices:qe po e vuajme sot,dhe ska se si te jete ndryshe.Zonja u be edhe deputete ne Kelcyre dhe as I hyri gjemb ne kembe!Hekuran Rezhda qe ka qene drejtues ne ish Degen e Punve te Brendshme ne Librazh ne ate kohe,eshte shprehur se DIana na hapi rrugen qe vajtem deri aty ku vajtem,pra tek ekzekutimi…..Leri pallavrat Ardian se pse qekan denuar,per nje thes me grure qe u shqye nga ferrat dhe drizat maje mushkes ne Polis Vilan.Dhe po ky Rezhda ka thene se shume kritik nuk e moren persiper ekspertimin criminal ose nuk premtonin dicka te tille,por Zonja kriminele e mori persiper dhe u hapi rrugen hienave.Selimi ish hetuesi e ka takuar ne Tirane disa here zonjen,dhe ajo e ka ndryshuar disa here permbajtjen e akt ekspertimit. Druaj se zonjusha e asaj kohe mund te kete henger ndonje luge me corbe nga ish sigurimi I shtetit I cili munde ta kete derguar si dore e forte tek Lidhja e Shkrimtarve Bolshevik.Kaq per sot Ardian ti shkruaj po nuk mbulohet dielli me shoshe themi neve ketej nga Berzeshta.

    1. kuc he dreq says:

      O katunar! Denimi per agjitacion-propagande mund te ishte me burg per disa vite! Denimi me vdekje ka ardhur per veprimtari te tjera dhe jo per te ashtuquajturat poezi! C’faredo qe te kete thene Diana Culi,kjo aspak nuk ka sjelle denimin e tyre!
      More vesh mor MASKARA ?

  9. Dashi says:

    Edhe Ponc Pilati e dënoi Jezusin se ja kërkonte turma!
    Unë besoj se është e arsyeshme që kush ka qene i detyruar të bashkëpunojë me sistemin në atë kohë dhe aktualisht në jetën publike..e ka detyrë morale të kërkojë falje dhe të shpjegojë publikisht!
    Nuk jam me autorin e shkrimit që tani automatikisht Znj Culi paska qene e detyruar …varet çfarë ka shkruar..por nuk mund të thuash që për tu bere shkrimtare i është dashur të pranojë në heshtje se me shkrimin e saj do vriste dy të rinj..
    Quhet bashkëpunim në krim! Ne çdo sistem dhe në çdo kohë.
    Nuk po them se Znj Culi kishte në dorë fatin e tyre..por kishte në dorë ndërgjegjen e saj. Dhe kjo nuk negociohet sidomos kur flitet për jetën e një njeriu.

  10. lavdosh says:

    Veprimtarine e Culit dhe shume te tjereve e kuptoj shume mire per periudhen komuniste
    Por nuk mund te kuptoj dhe justifikoj sjelljen dhe aktivitetin e tyre gjate 26 viteve te tranzicionit, kur kane mbeshtetur si bythelepires politikane te korruptuar dhe kriminele si Berisha, Nano, Meta, Basha dhe krijimin e nje sistemi si ky i sotmi

  11. Pallatet Agimi says:

    Shum interesant eshte fakti se si e imagjinon ky zoti Tufa reagimin e kujtedo ne ate kohe ndaj nje detyre te percaktuar, ashtu sic ka ndodhur me zonjen Culi.
    Dmth ne se supozojme se kejo “detyre” do t’i ngarkohej Tufes, ai afersisht do te shkruante keshtu: Poezite ne fjale jane te nje niveli te larte artistik. Ato pasqyrojne realisht jeten e popullit ne keto vite dhe me plotesisht te drejte poeti kerkon permbysjen e kesaj situate terrori e varferije qe zoteron ne cdo skaj te vendit. Nepermjet vargjeve te tij, poetit, del se mesimet dhe teorite e shokut Enver jane kthyer ne nje obskuracion e menyre shtypjeje, te cilat duhen hedhur poshte bashke me regjimin gjakatar te tij. Vdekje komunizmit, rrofte lirija dhe demokracija…etj. etj.
    Pra vetem ne kete menyre mund te te “pertypte” sot Tufa bashke me tufen tjeter te “demokrateve” te vonuar. Dokrra, vetem dokrra e mungese e theksuar ndershmerije. Keta lloj tipash nuk i vlejne asnje lloj sistemi pervecese perversitetit te tyre moral e material. Kur ky person sot te ben “hatane” duke ju qepur nje gruaje te pafajshme, viktime te ndergjegjeshme e te pandergjegjeshme si mijra e mijra te tjere viktima te atij sistemi e kerkon ndaj saj ate qe as vet nuk e di se c’fare do, ne ate kohe, me kete menyre te menduari e te reaguari, me te vertete qe do te perbente nje kauz me vete per ta denuar poetin e mjere e te talentuar njekohesisht.
    Ky lloj personi ky Tufa, jo vetem qe nuk eshte nje i persekutuar i vertete, por ne ate kohe ose duhet te kete qene nje vemje qe vegjetonte e qe keshtu pelqehej nga regjimi ose ndonje provokator i fshehte, ose i pa zbuluar ne rastin me te mire. Larg, sa me larg nga keta te “persekutuar”, nga keta njerez negativ.

    1. tironsi '63 says:

      Mesa mbaj mend une per babain e Diana Culit thuhej se bashkepunonte me sigurimin….. shume rastesi bashkohen ne kete ceshtje……

      1. ec aty says:

        Ca thu mre manall! I jati i Dianes nuk ka qene “bashkepunetor i sigurimit” mor budall. Bashkepunetoret kane qene nga shtresat e permbysme dhe spiunonin njoni-tjetrin e keshtu viheshin ne sherbim te sigurimit! Babai i Dianes ka qene nje oficer i Sigurimit,pra ka qene drejtues i nje prej institucioneve me te organizuara dhe me vepruese te shtetit shqiptar! Ne keto instirucione kane punuar vetem PATRIOTE te medhenj,qe ishin ne sherbim te SHTETIT SHQIPTAR! Sigurimi i shtetit i kalli daten spiuneve dhe sherbimebve serbe,greke,amerikane,ruse e keshtu me rradhe! Ju do te thoni se i kalli daten edhe disa kundershtareve te regjimit te atehershem!? Pse cfare prisnit ju mre manalla ? Banditet,halabaket,spiunet,hajdute e gjithe keta shurrabajga te shoqerise e hongren kabllin qe meritonin ?

        1. Genci says:

          Po motra dhe gruja jote do kene qene bashkpunetore te sigurimit qe i dike kto gjana ka brenda.

  12. Ardhemria... says:

    “ARDHMERIA” me komentuesin “PALLATET AGIMI” e Zonjen Diana Culi.

    Pershendetie, komentuesi “Palatet Agimi” .
    Diana Culli eshte DIANE, me te mbedha shkronja,Kush merret me kesi pergojimesh, pa tjeter do te kundershtohet, jo pergojohet.Asaj kohe, (monizmit), thuaja te metat,mangezite deri faje,apo INDIVIDE,, po jo te pergjithesosh per keq, arritiet e nje populli te tere, qe ai “rregjim”( s’ishte rregjim po qeverrim), misionin e tij e kreu,emancipimi total te shoqerise shqipere ; edhe pse, shqiperine e veconte kasta europiane apo boteroere,si “koke turku”per te luftuar “KOMUNIZMIT”pseudo, qe perjetoi bota. Dikush nga kreret e botes, ka kerkuar ndiese;-..Te na falin shqiptaret,qe po i sakrifikojme,si shtet me popullsi te vogel,sa te skrifikonim nje shtet qindra milionesh, per eksperimentin kunder “KOMUNIZMIT”, qe ne fakt ish dhe eshte, joreal…(Zoti e ka bere boten me gjithcka ne ndryshme jo klishe, me mbi te gjitha GJALESAT me NJERIUN-ndryshe nga gjitha gjallesa. Kopetentet le te trajtojne kete per lexuesit).
    Komunizmi IDE BARASIE sociale -Socializmi rendi qe do zvendesoje kapitilizmin. Kete thote shkenca e vertet…
    Thene kete, nje nga kreret e kapitalit( udheheqes ) e ka thene:
    “Kapitalizmi do pasohet nga socializmi”( natyrisht dhe kete ta gjejne “kopetentet…”
    Diana Culli pac shendet e; na ndero me fjalen tende…modeste, si shume permetare,bije nga jeni.
    Me konsiderat ” Ardhshmeria”.

  13. Mary Tereza says:

    Ta rrefesh, apo qofte edhe ta permendesh denimin e Poeteve si gjyq per sabotime ne ekonomi, eshte mjerim i madh.
    Nese kjo eshte e justifikueshme per ca anonime, qe kerkojne te fshehin krimet e “pushtetit popullor” qe tashme zyrtarisht edhe prej shefave te PS-se, quhet diktature, nuk tolerohet dot prej nje njeriu te lexuar e te kenduar e te gjezdisur, sic eshte zoti Vehbiu…
    Denimi ka qene padyshim politik, per shkak te shtreses se tyre shoqerore, pra per shkak biografie.

    Po kaq naiv tingellon aresyetimi i zotit Vehbiu kur edhe e kalon lehte aresyen e emerimit te zonje Diana Culi ne redaksine e gazetes DRITA, edhe e quan ate thjesht te papervoje dhe te shtyre nga te tjere ne kete nenshkrim referencial per organet e censures. Eshte pikerisht kjo, zoti Vehbiu, biografia e shkelqyer e Diana Culit qe ndikoi ne emerimin e saj menjehere ne redaksi. Eshte po kjo qe e aresyeton firmen e saj per gabimet e renda ideologjike te Dy Poteve.

    Kam pasur po kete rast, personalisht me te ngjashmin e saj, Teodor Keko, ndjese paste. Edhe pse poezia, qe ia cova une per ta botuar te DRITA, ishte miratuar nga ShB Naim Frasheri, ai e konsideroi me urrejtje: “E di ti kush punon ne miniere?, mu drejtua mua. Ose ata pa shkolle, ose ata me biografi te zeze…” U ngrita pa fjale, duke mos e kuptuar dot asokohe tere kete hakerrim te tij.
    Individe te tille, ne ate kohe te ngarkuar me ideologji e qendrime klasore, mund te te benin edhe gjemen…

    Nuk thuhet, as zoti Tufa nuk ka shkak ta akuzoje zonjen Culi si vrasese, por secili nga ne, qe pretendojme ta bejme sa me te hapur shoqerine, sa me te shpetuar prej hijeve te se shkuares, do t’i kishim sugjeruar kesaj krijuese te dinte te heshttete ca me shume: psh te mos behej deputete, sic u be ca kohe, dhe kur vjen fjala tek Dy Potetet, ta ofroj nje llon ndjese…

    Do t’a lehtesonte edhe veten, por edhe do ndihte te tjere qe kane sherbyer pa dashur ne ate kohe qe vertete qe nuk besonte tek askush, por jo te gjithe i ndeshkonte…

    1. e verteta says:

      “Poetet” e leshit ishin ata! Ishin dy hajdute dhe sabotatore qe bashkepunonin me UDB-ne!!! Apo do te thuash se nuk ka patur bashkepunetore te UDB-se dhe kundershtare te regjimit atehere!? Keta te dy dhe shume te tjere, jane pikerisht nga ky soj njerezish ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje