Deri para pak ditësh studiuesi Moikom Zeqo ishte një prej kritikëve të ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro sa i përket punës dhe angazhimit të saj në Gjirokastër, e në mënyrë të veçantë për projektin e “Bypass-it”.
Por sot pasdite ai ka mbajtur qëndrime krejt të kundërta, e madje duke vlerësuar punën e Kumbaros në qytetin e gurtë pas një vizite që ka bërë në kantieret e nisura në Gjirokastër.
Në mbledhjen e Akademisë së Arteve dhe Shkencave që u zhvillua sot pasdite në Gjirokastër, Moikom Zeqo si një prej pjesëmarrësve në këtë takim, shprehu vlerësime për restaurimin e Qafës së Pazarit, si dhe për disa ndërhyrje të tjera në pjesën historike.
Në vijm të fjalës së tij studiuesi i njohur la “porosi” që Gjirokastra të shihet me një vizion të posaçëm, duke marrë në konsideratë vlerat e jashtëzakonshme që mbart si qytet i UNESCO-s. Pjesëmarrës të tjerë në takim ishin edhe Isuf Kalo, Ksenofon Krisafi, Fatos Tarifa etj. /ArgjiroLajm.net/
Turp per te gjithe ju ,per Moikomin dhe ministren.Po pse talleni me Gjirokastren.Po pse si shikoni punimet qe kane bere ,as sa punimet ne Tepelene dhe Permet .Skam c te them se ma shpifet te gjithe me keto turpe qe i beni qytetit tim!
Moikom Zeqo, Fatos Tarifa, Ksenofon Krisafi dhe Isuf Kalo jane te gjithe eksperte ubranistike dhe restaurimesh.
Tragjikomedi…
Gazetaret ne Shqiperi jane te shitur. Gjithkush e ka te qarte se Moikom Zeqo nuk ka bere asnjehere asnje kompromis e nuk eshte e vertete kjo qe shkruhet, qe Moikomi terhiqet nga kritikat per Kumbaron. Moikomi kritikat i ka konstruktive e te sakta.
Ambasadori Lu te kontrolloje se si shkojne investimet e fondacionit amerikano-shqiptar, qe bejne gjoja restaurimin e fasadave e brenda punojne si i do qejfi vete pronaret. Ketu duhet te filloje vettingu