Në Los Angelës u shfaq premiera botërore e filmit “Power Rangers”.
Filmi me robotë mjaft popullor përpara dy dekadash është rikthyer sërish në ekran.
Aktorja Beki G., që interpreton “Ranger”-in e verdhë, thotë se pavarësisht se historia origjinale datonte shumë kohë më parë, filmi i fundit mund të konsiderohej si diçka plotësisht e re.
“’Power Rangers’ është krijuar shumë kohë më parë, por ajo që dua të them është se, ne nuk jemi këtu për të zëvendësuar askënd. Edhe pse emrat tingëllojnë familjarë, është hera e parë që ju do të njihni personazhet tanë dhe historitë e tyre”.
“Poëer Rangers” do të fillojë të shfaqet në kinematë amerikane nga 24 marsi.