Marc Anthony dhe Mariana Downing kanë bërë paraqitjen e tyre të parë publike si çift. Këngëtari 48-vjeç dhe e dashura e tij 21-vjeç kanë parakaluar së bashku në tapetin e kuq të ceremonisë “Maestro Cares Foundation’s Changing Lives and Building Dreams Gala”.
Marc dhe Mariana, e cila është 27 vite më e re, ishin tepër të lumtur ndërkohë që pozonin për fotografët në eventin e mbajtur më 21 mars në New York.
Marc ka qënë i martuar 3 herë para se të krijonte lidhjen e tij më të re me Mariana. Ai fillimisht u martua me Dayanara Torres nga viti 2000 deri në 2004. Vetëm një vit më vonë, ai kurorëzoi dashurinë me Jennifer Lopez por në 2014 ai i dha fund martesës së tij 10-vjeçare. Ai më pas u martua me modelen venezueliane, Shannon De Lima. Ata bënë publik ndarjen e tyre në fund të vitit të kaluar, i cili u finalizua muajin e kaluar.