Kuvajti bllokon në kinema filmin “E bukura dhe bisha”

22 Mars 2017, 17:43Lifestyle TEMA

Kuvajti ka vendosur që të mos shfaqë në kinematë e vendit filmin “E bukura dhe bisha” për shkak të një skene homoseksuale, që zgjat dy sekonda.

Filmi nisi transmetimin në vendin mysliman  të enjten e shkuar, por klientët që kishin blerë biletat për ditët në vazhdim, morën një mesazh nga Kompania Kombëtare e Kinematografisë së Kuvajtit, ku thuhej se shfaqja e filmit është anuluar për disa “vështirësi të paparashikuara”.

Filmi do të rikthehet në javën e ardhshme, pasi të jetë hequr skena ku një nga personazhet shihet duke mbajtur për dore një mashkull tjetër.

Homoseksualiteti në Kuvajt dënohet deri me 6 vite burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje