Historike! Për herë të parë në Maqedoni kryetari i Kuvendit do të jetë shqiptar

23 Mars 2017, 23:06Rajoni TEMA

Për herë të parë në Maqedoni, kryetari i Kuvendit do të jetë shqiptar, i cili do të dalë nga radhët e BDI-së. Kështu informoi shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi, i cili sqaroi se kjo marrëveshje u arrit të enjten mes partnerëve të ardhshëm të koalicionit qeveritar, LSDM dhe BDI, për formimin e institucioneve të Maqedonisë.

Në koordinim me grupet parlamentare janë tejkaluar dallimet mes subjekteve parlamentare në Maqedoni, ku kanë rënë dakord me përbërjen e Komisionit për Emërime dhe Zgjedhje, komision që do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE-ja.

Grubi tha se mbledhja konstitucionale e Kuvendit të Maqedonisë, e ndërprerë më 30 dhjetor 2016, do të vazhdojë të hënën.

Pas konstituimit të Kuvendit do të procedohet me zgjedhjen e kryetarit të tij. Mediet në rajon shkruajnë se, përmes burimeve të ndryshme është mësuar edhe emri i kryetarit të ardhshëm të Kuvendit të Maqedonisë, e duket se bëhet fjalë për deputetin Talat Xhaferi.

Ndërsa presioni perëndimor rritet gjithnjë e më shumë mbi Maqedoninë për të formuar institucionet dhe për t’i dhënë fund krizës, BDI-ja dhe LSDM-ja vendosën që të vijojnë procedurat për të anashkaluar presidentin Ivanov dhe për të vazhduar me krijimin e Kuvendit.

Më herët, në kuadër të krizës që ka përfshirë Maqedoninë dhe në formë përgjigjeje ndaj pretendimeve perëndimore se Moska është një prej faktorëve, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov deklaroi se shpreson që vendet perëndimore të kuptojnë rrezikun e përpjekjeve për të destabilizuar situatën në Maqedoni.

Sipas tij, kriza është krijuar në shumë aspekte artificialisht nga Perëndimi, që po sjell përpjekje për të përçarë shoqërinë në Maqedoni.

10 komente në “Historike! Për herë të parë në Maqedoni kryetari i Kuvendit do të jetë shqiptar”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    qe kur nje ”TALAT” apo ”XHAFERR” quhet shqiptar……….!!!!??? ptuuuuuuuuu,hipokrita……………….

    1. Albani says:

      Kur te ngrihen Sllavo podhodoksat e tu vellezer dhe te na shuajne,atehere do te shikojme se kush do te ngrihet dhe ti mbroje ato troje dhe ne cilen ane do te rreshtohesh ti pamuk bir putane.

    2. Karatzaferis says:

      Ta quajm helen ptuuuu

  2. Patrioti says:

    Nese behet fjale per periudhen pas shperberjes es Jugosllavise kjo eshte e vertete.
    Por kur Maqedonia ishte pjese e ish Federates jugosllave Kryetari I fundit i Kuvendit per periudhen 86-91 ka qene shqiptar ProfDR Vullnet Starova.

  3. Bardhi Tolabi says:

    Cfare historike o gazetar?A ke degjuar per Vullnet Staroven?Edhe ky Shqiptar eshte dhe ka qene Kryetar i Kuvendit te Maqedonise…

  4. Mali says:

    E çfar rendesie ka se nje njeri i vetem ka nje post shteti?????
    Ky eshte qellimi i tere maqedoneve, domethene shqiptareve maqedone?

  5. skenderbe says:

    Urime shqiptareve!

  6. Klimax says:

    Ajo qe eshte shkruar e folur ne shtypin shqiptar ne kete periudhe krize te shtetit fantazme te Maqedonise permblidhet ne nje shpjegim te vetem; shpresa se me “vdekjen” e Maqedonise ka ardhur koha per tu realizuar endrra e “Shqiperise se Madhe”! Nuk eshte se vetem shtypi doli kaq hapur ne deshiren e shperberjes se ketij shteti, por edhe figurat me te larta te politikes e te qeverise shqiptare!
    Papritur akuzohet Rusia dhe ndoshta dhe ndonje vend tjeter gjiton se kerkojne destabilizimin e Maqedonise!!!! Kush? Rusia qe ka ngritur zerin kunder zhurmave nacionaliste te qeverise se Tiranes se “erdhi koha e shqiptareve per nje Shqiperi te Madhe”!
    Atehere kush ne realitet enderron destabilizimin jo vetem te Maqedonise, por edhe te shtete te tjera ne Ballkan?
    Kush eshte shprehur hapur se ke ka armik e ke mik, aleat te vetem e vella duke u dashuruar kaq shume me politiken dhe endrren e vjeter otomane te Sulltan Erdogan-it ne Ballkan?

    1. Albani says:

      Destabilizimin e Maqedonise e duan ata qe nuk duan demokratizimin dhe evropianizimin e saj,ata qe nuk deshirojne inkuadrimin e saj ne familjen e madhe te vendeve te demokratizuara Evropiane,ata qe krijojne pretekse artificiale per te vene veton e tyre kunder Maqedonise ne NATO dhe BE,Greqia jone e dashur.
      Destabilizimin e Maqedonise e duan ata vende qe I tremben zgjerimit te NATO-s dhe jane te zonja te organizojne dhe atentate-Rusia.
      Rusia eshte per destabilizimin sepse ne te kundert e di qe deshira dhe kushti I Shqipetareve te Maqedonise eshte integrimi I vendit ne strukturat e BE-se dhe NATO-s.
      Destabilizimin e Maqedonise e kerkon Serbia,e cila ashtu si dhe Greqia jane satellite te Rusise dhe vorbullen e tyre te mbrendhme mundohen ta shperndajne dhe jashte kufinjve te tyre.
      Destabilizimin e Maqedonise e duan dhe ata te cilet I mohojne asaj identitetin dhe gjuhen,ashtu si ajo qe I mohon emrin,e deshiron Bullgaria.
      Destabilizimin e Maqedonise,shperberjen e saj nuk e deshiron Turqia,nuk I intereson dhe nuk ka kohe te merret me ate pune sepse halle te tjera ka.
      Dhe e fundit dhe kryesorja destabilizimin e Maqedonise nuk e do shumica e popullit Shqipetar,qe lufton per nje MAQEDONI te te gjithe shtetasve te saj,te Maqedoneve dhe Shqipetareve,nje Maqedoni pa korrupsion,demokratike dhe te inkuadruar,nje Maqedoni larg sferes se influences Ruse.
      N.q.s ti I referohesh nje deklarate te pamenduar aksidentale te Thacit,apo te trushkulures dhe tru laraskes fashiste Mesila Dode une po te them qe te mos shikosh pemen por pyllin,jo individin por shumicen,dhe shumica e faktorit Politik dhe popullit deklarohet per;
      Nje Maqedoni te perbashket,demokratike dhe Evropiane,nje Maqedoni qe do ti rspektoje te drejtat ligjore dhe kushtetuese te shtetasve te saj,nje Maqedoni te shtetformuesve te saj,Atyre qe nuk u intereson kjo Maqedoni jane Gr,Sr,dhe Ruset me marioneten e tyre ne Maqedoni…..Gruevskin.
      Klimax,ti nuk po rritesh akoma,dhe me duket se ora te leviz ne kah te kundert.

  7. Gjergj says:

    Popuj mjerane, rraciste dhe injorante, me ndjenja te infektuara nga ideologji nacionaliste dhe fetare qe jane krijuar per qellimin e vetem, SUNDIM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje