Tuzi bëhet komunë, plotësohet kërkesa e shqiptarëve të Malit të Zi

23 Mars 2017, 17:00Rajoni TEMA

Qeveria e Malit të Zi kaloi ligjin ku Tuzi tashmë merr statusin e Komunës.

Lajmin u bë publik nga kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, përmes profilit të tij në Facebook.

Ai tha se qeveria e këtij shteti kaloi ligjin për Organizimin Territorial i cili formon Komunën e shumëpritur të Tuzit.

“Në këtë mënyrë ne po ia dalim që të përmbushim një ndër kërkesat kryesore të shqiptarëve të Malit të Zi duke realizuar gjithashtu një premtim të kamotshëm të Forcës së Re Demokratike.

Unë ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme që na keni dhënë, falë votave tuaja ne kemi mundësuar që të vëmë në jetë aspiratën e popullit tonë për të pasur komunën e dytë me shumicë shqiptarë në Mal të Zi”, shkroi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje