Bullgaria kërkon ndihmën e BE-së, i trembet një fluksi emigrantësh

22 Mars 2017, 17:23Rajoni TEMA

Presidenti bullgar Rumen Radev kërkon ndihmën e Bashkimit Evropian nëse vendi i tij do të përballet me fluks refugjatësh.

Sipas një komunikate të bërë nga Presidenca bullgare, Radev sot zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian Donald Tusk, ku edhe i parashtroi kërkesën.

Mosmarrëveshjet Turqi-Be kanë bërë që nga Ankaraja të vijnë kërcënime se marrëveshja për emigrantët do të prishet.

Kjo do të bëjë që të jenë me mijëra ata që do të tentojnë të kalojnë nga brigjet turke, në ato greke e për të vazhduar në Bullgari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje