Altman: Shqipëria e Madhe ua mbyll shqiptarëve portën për në BE

22 Mars 2017, 16:30Rajoni TEMA

Ish drejtori i degës për Ballkanin të Institutit të Berlinit për çështje ndërkombëtare dhe të sigurisë, Franz Lothar Altmann, i tha Radios Evropa e Lirë, se ‘shqiptarët [kudo në Ballkan] janë të vetëdijshëm për faktin se sa kundërproduktive për ta është ideja e Shqipërisë së Madhe”.

Altmann, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Shërbimi për Ballkanin, foli për zhvillimet në gjithë Ballkanin dhe iu referua edhe situatës në Maqedoni, me theks në ‘platformën shqiptare që ka nxitur një reagim në shoqërinë e atjeshme’

“Nëse flisni me shqiptarët do ta shihni se janë shumë të vetëdijshëm për faktin se për ta është shumë kundërprokutive çdo rrëfim për Shqipërinë e Madhe. Do të mund të harronin hyrjen në BE nëse do të ëndërronin krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Gjithashtu, shqiptarët në Maqedoni dhe ata në Kosovë nuk janë shumë të ngazëllyer me idenë që të jenë nën patronatin e Tiranës”, tha Altmann.

Duke iu referuar marrëdhënieve të tendosura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Altmann tha se ‘asnjëra palë nuk ka treguar vullnetin që të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel”.

Sipas tij, asnjëra palë “nuk ka treguar mirëkuptim për domosdonë e normalizimit të marrëdhënieve sepse jetojnë njëri pranë tjetrit”.

“Në vend të kësaj po i theksojnë dallimet”, tha Altmann për Radion Evropa e Lirë.

Franz Lothar Altmann e cilësoi si “të dobët Bashkimin Evropian në këtë moment” meqë, sipas tij, po përballet me “problemin e BREXIT, me gjendjen e rëndë në Hungari, Poloni dhe është në pritje të zgjedhjeve në Francë dhe Gjermani”.

“Prandaj BE-ja më shumë është e përqendruar në çështjet e brendshme se sa në zhvillimet në rrethinën e saj. Kjo natyrisht e ngarkon më tepër gjendjen në Ballkan”, tha Franz Lothar Altmann.

5 komente në “Altman: Shqipëria e Madhe ua mbyll shqiptarëve portën për në BE”

  1. Kapit Tupalla says:

    Vetëm elitat politike në Kosovë dhe Maqedoni mund të janë kundër bashkimit kurse
    POPULLI ËSHTË PËËR BASHKIMIN KOMBËTAR !

  2. NK says:

    ZOTI ATLAN!

    Nocioni SHQIPËRI e MADHE është fabrikat i shovenizmit serb.
    ILIRIA do mund të trajtohej “SHQIPËRI e MADHE”.
    Të bësh nga territori shqipëtar dhurata e të na akuzoni, sikur i bie era hile….

  3. Emigranti says:

    Nuk eshte Shqiperia e madhe, por Shqiperia reale, te cilen ju e masakruat ne 1913 duke kenaqur interesat e fqinjeve.
    Ndersa per ngecjen e maredhenieve Serbi-Kosove eshte prap faji juaji qe ushtroni presion vetem mbi palen shqiptare kur serbet nuk njohin ende pavaresine e Kosoves dhe nuk pranojne krimet e kryera atje. Akoma mbajne peng dokumentacionin per Kosoven.
    Z. Altmann ka ardhur koha te ndreqni padrejtesite e se kaluares dhe te ndryshoni qendrimin ndaj shqiptareve.
    Mjaft me mbeshtetjen e elitave te korruptuara.

  4. kuq e zi says:

    po bashkimi i gjermanive porten e kujt mbylli
    ta them une… kunder bashkimit te gjermanise u shpreh elita e ddr -s mesa di une jane akoma ne burg
    pra e vemja porte qe duhej mbyllur per bashkimin e shqiptareve duhet te jete ajo e qelise se politikaneve qe jane kunder

  5. Sejdi Veseli says:

    Duke lexuar përmbajtjen e deklaratës të ish drejtorit të degës për Ballkanin të Institutit të Berlinit për çështje ndërkombëtare dhe të sigurisë, z. Franz Lothar Altmann, e qe ka të bëjë kinse me synimet e shqiptarëve, s’ke se si shpëton e të mos të krijohet përshtypja, se ke përpara një tekst, jo të një deklarate të një ish zyrtari të BE, port ë një falltari apo fallxheshe-mashtrues i të varfërve!
    Është për t’u çuditur se si ky far “zotërie” i jep vetës të drejtën që të deklarohet publikisht, se shqiptarët qenkan “shumë të vetëdijshëm për faktin se për ta është shumë kundërprokutive çdo rrëfim për Shqipërinë e Madhe”. Do të mund të harronin hyrjen në BE nëse do të ëndërronin krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Dhe se gjoja “shqiptarët në Maqedoni dhe ata në Kosovë nuk janë shumë të ngazëllyer me idenë që të jenë nën patronatin e Tiranës” (?!)
    Se është kundra produktiv, çdo rrëfim për krijimin e një “Shqipëria të Madhe”. Duhet ta kuptoj, përfundimisht edhe ky dërdëllitës, me siguri i paguar nga Beogradi, se termi “Shqipëri e Madhe”, nuk është shpiku nga shqiptarët. Por, kjo është një shpikje nga nazifashistët dhe, shqiptarët e kanë kuptuar me kohë, qysh gjatë Luftës së Dytë Botërore, pa patur nevojë t’ua shpjegoi një shkretan si ky farë Altamani, i cili në ato kohë të vështira ndofta edhe ka mund të jetë i rreshtuar në radhët e “hitlerjunge”!
    Ndërsa sa i përket “xhevahirit “ të dytë, të këtij serbofili, se gjoja “shqiptarët në Maqedoni dhe ata në Kosovë nuk janë shumë të ngazëllyer me idenë që të jenë nën patronatin e Tiranës”, nuk duhet të lodhemi shumë për të zbërthye, sepse kjo kuptohet qartë dhe lehtë, se është një llomotitje në favor të idesë titiste apo neo jugosllave, e cila nuk do të jetësohet kurrë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje