Në Serbi u përkujtua 18-vjetori i fillimit të sulmeve ajrore të Aleancës së Atlantikut të Veriut për frenimin e fushatës së përgjakshme të Serbisë në Kosovë.
Kryeministri i vendit, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se vendi i tij nuk do t’i bashkohet kurrë NATO-s apo ndonjë aleance tjetër ushtarake.
Edhe pse kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Serbia ka rritur bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, e cila ka rënë dakord t’i ofrojë aeroplanë luftarakë, tanke dhe sisteme anti-ajrore.
Shenja urie dhe ne Beograd.
Kujt po i rruhet
PerkthimI eshte do futemi menjehere ne Nato
Serbia e di shume mire se nuk ka shanse te pranohet ne NATO pasi ka problem me fqinjet. Shqiperia do jete e para qe do bllokoje hyrjen e Serbise ne NATO, pa njohur Kosoven. Aplikimi qe Serbia mund te beje do jete nje autogol nga ana e saj, duke ditur deshtimin ne kete orvatje. Vendi tjeter qe do bllokonte Serbine eshte Kroacia, e cila pervec problemeve territorial, ka edhe problem te tjera te karakterit ekonomik te trasheguara nga koha e ndarjes se ish Jugosllavise. Kroacia gjithashtu ka akuzuar Serbine per genocide ndaj popullsise civile kroate, gje te cilen Serbia nuk e pranon.