Pas deklaratës së kreut te grupit parlamentar demokrat Edi Paloka se PD nuk do të hyje ne zgjedhjet e Kavajes, ka reaguar edhe kryeministi Edi Rama i cili thote se ndien keqardhje për PD.
“PD nuk hyn ne zgjedhje në Kavajë? Keqardhje për PD po kriza e saj s’është e s’do bëhet kriza e vendit! Zgjedhjet do bëhen Drejtësia do bëhet”, u shpreh kryeministri Rama ne rrjetin docial facebook.
. Në një prononcim për mediat, Paloka tha se presidenti zbatoi detyrimin kushtetues për caktimin e datës së zgjedhjeve, por “PD nuk tërhiqet nga vendimi i saj i bojkotit”.
Kreu i Grupit të PD-së, Edi Paloka ka qenë i prerë teksa ka deklaruar se PD nuk futet në asnjë proces zgjedhor me Ramën kryeministër.
“Sot nuk është më koha për të pyetur Ramën, ai e ka humbur mundësinë për të dhënë apo jo vendime për atë që do vijë më pas, Rama është i përjashtuar nga qytetarët dhe cdo vendim që do të merret do të merret pa Ramën” tha Paloka.
Pasi Gjykata Kushtetuese vendosi shkarkimin nga detyra të kreut të Bashkisë së Kavajës, si një nga ‘të rënët’ nga dekriminalizimi, presidenti i vendit Bujar Nishani ka dekretuar sot datën e zgjedhjeve në Kavajë.