Igli Tare piketon Liridon Latifin për tek Lazio

25 Mars 2017, 14:53Sport TEMA

Vizita e Igli Tares në Palermo nuk ishte thjesht për të parë si tifoz Kombëtaren shqiptare të futbollit.

Drejtori sportiv i Lacios kishte dëshirë të ndiqte nga afër lojtarët e klubit të tij që luanin në këtë sfidë, si Strakosha dhe Imobile, por edhe të monitoronte në veprim një nga debutuesit kuqezinj.

Sipas “Corriere Dello Sport”, Tare interesohet të afrojë te Lacio mesfushorin e Skënderbeut, Liridon Latifi, i cili shihet si një element shumë premtues.

Futbollisti bëri debutimin e tij me Kombëtaren mbrëmë, por duke u aktivizuar në minutën e 88 të sfidës, sigurisht që nuk kishte kohën e duhur në dispozicion për të treguar vlerat e tij.

Megjithatë, gazeta italiane konfirmon interesimin e Tares për të dhe sidomos për faktin se për mediat italiane, Liridon Latifi rezulton të jetë lojtar i lirë në fund të këtij sezoni dhe mund të largohet me parametër zero nga ekipi korçar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje