Ndeshja historike mes Italisë dhe Shqipërisë, e para zyrtare mes dy kombëtareve, u përfol në mediat sportive botërore më shumë për ngjarjet e papëlqyeshme të ndodhura në shkallët e “Renzo Barberas”, sesa për atë që u shfaq në fushë.
“Gigi Buffon feston me fitore ndeshjen e 1000-të në karrierë, por ndeshja u ndërpre për 9 minuta pasi tifozët shqiptarë hodhën flakadanë në fushë”, shkruan DailyMail në seksionin e vet sportiv.
Corriere Dello Sport e nis me analizën e ndeshjes dhe rastet për gol të Shqipërisë, që i quan drithëruese. Më pas, e quan të turpshme fërshëllimën e himnit shqiptar nga një pjesë e tifozëve italianë që ndodheshin në stadiumin e Palermos e në fund ndalet tek hedhja e flakadanëve në fushë.
“Me nisjen e pjesës së dytë, në fushë hidhen flakadanë dhe sende të tjera të forta nga një grusht tifozësh shqiptarë. Në minutën e 57, gjyqtari vendos pezullimin e ndeshjes. Agolli dhe Hysaj provojnë të qetësojnë ata pak tifozë që prishën imazhin e 4-5 mijë tifozëve kuqezinj që ndodheshin në Renzo Barbera”, shkruan gazeta sportive italiane, që kujdeset të theksojë se skuadra e drejtuar nga De Biasi bëri një paraqitje të bukur përballë një Italie që nuk shkëlqeu.
Gazzetta dello Sport pasi pasqyron incidentet flet për mundësitë që Shqipëria të ndëshkohet për to.
“Rrezikon nga një gjobë e majme, e deri tek mundësia e zhvillimit të ndeshjeve pa tifozë”, shkruan ajo.
Edhe në Spanjë, veç rezultatit, mediat janë ndaluar edhe tek trazirat. “As” e bën më tragjike kur shkruan: “Italia fiton mes kaosit”, ndërsa “Marca” shkruan thjesht: “Flakadanët ndërpresin ndeshjen Itali-Shqipëri”.
Ndërsa mediat serbe, ‘Kurir’ i cilëson si huliganë tifozët shqiptarë që hodhën tymuese në fushë në ndeshjen me Italianë.
Perse duhet cilesuar nje gazete serbe kur ata nuk na duan? Pavarsisht rezultatit ish nje ndeshje e mire e taneve kur kishim dy mungesa te rendesishme ne mbrojtje cka krijote pasiguri per ekipin. Kombetarja eshte bere ekip I denje dhe I respektushem.
Shume tifoze shqiptare akoma nuk Kane kuptuar qe nuk duhet te sillen ashtu ,tamam huligane, ulin figuren e shumices qe sillen mire…Pastaj ma vjen keq kur ndonje gazete ma shan. Po te ishin sjelle ndryshme nuk do shante njeri.
Ata koqet e kandarit qe hodhen tymueset jane 5 kalamaj qe edhe mund te jene nisur nga Shqiperia per ne Palermo me MISION,kunder Armando Dukes.Ose direkt kunder imazhit te Shqiperise.Komentuesi i RAI-t diferencoi ate pjese prej 2400 tifozesh me bileta te shitura NE Shqiperi, nga pjesa MAXHORANCE e kulturuar dhe dinjitoze e tifozerise shqiptare ne stadium.Le ti gjejne cilet jane nder ata 2400, 5 kokrra te kalbura dhe t’ua ndalojne hyrjen ne stadiume per GJITHE JETEN. Te shkojne ti bashkohen lulit tek cadra !
Nuk kane genjyer mediat Serbe,normalisht qe statusin e huliganit morem me sjelljen tone dhe nuk duhet te justifikohemi sepse ishin vetem je grupim,sepse dhe vendet e tjera qe cilesohen per huliganizem vetem nga nje grupim ua prish imazhin.
TURP.TURP,TURP.
JAN SHERBOTORET E SERBEVE TE FSHEHUM ME EMRIN ILLIRJAN QE NUK I LIDH ASGJE ME KTE EMER , ATA QE PUNOJN PER TI BER QEFIN SERBIT DHE ATYRE QE SNA DUAN , NUK JAN SHQIPTAR , POR ANTISHQIPTAR DHE MOSTRA , POLICIA SHTETIT TE FUSI CIVILA NE STADIUM DHE KUR TI KAPI , TJA HUMBI VULEN KTYRE FLLIQSIRAVE TE UDBse QE FSHIHEN TEK TIFOZERIA PER TE ULUR DINJITETIN E NJE KOMBI , FELLIQSIRAT.
Nuk mund te futen te gjithe shqiptaret me nje thes.Keqdashesit gjeten rastin per te vjelle vrer.
ATO qe shkruajne gazetat Jane PakPor te degjoni cfare flasin njerezit ,per shqiptaret.Duke qene shqiptare me vjen shume keq.Ishte nje rast shume i bukur qe shqiptaret te silleshin ashtj sic duhet. Edhe nje here Tjeter bene xheste antisportive.ATA nuk duhet lejuar adnjehere te futen ne stadium Gjoben ta paguajne ATA .
ATO qe shkruajne gazetat Jane PakPor te degjoni cfare flasin njerezit ,per shqiptaret.Duke qene shqiptare me vjen shume keq.Ishte nje rast shume i bukur qe shqiptaret te silleshin ashtj sic duhet. Edhe nje here Tjeter bene xheste antisportive.ATA nuk duhet lejuar adnjehere te futen ne stadium Gjoben ta paguajne ATA .
ATO qe shkruajne gazetat Jane PakPor te degjoni cfare flasin njerezit ,per shqiptaret.Duke qene shqiptare me vjen shume keq.Ishte nje rast shume i bukur qe shqiptaret te silleshin ashtj sic duhet. Edhe nje here Tjeter bene xheste antisportive.ATA nuk duhet lejuar adnjehere te futen ne stadium Gjoben ta paguajne ATA .