Shqipëria mposhtet nga Italia me rezultatin 2-0

24 Mars 2017, 22:58Sport TEMA

Shqipëria është mposhtur në “Renzo Barbera” kundër Italisë me rezultatin e paster 2-0.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi, marrin humbjen e rradhës në eliminatoret e kampionatit botëror “Rusi 2018”.

Edhe pse e nisëm mjaft mirë ndeshjen ku që në minutën e parë Cikalleshi kishte një rast të artë për të kaluar në avantazh por që nuk arriti ta dërgojë topin në fund të rrjetës, Italia na ndëshkoi shumë shpejt.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 11-të me anë të De Rossit shënon nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë ndeshja nis sërish me sulme nga të dyja kampet, por bukuria e këtij takimi do të ndërpritej për disa minutat për shkak të hedhjes së tymësave nga ana e tifozave shqiptarë.

Por, në minutën e 71-të Italia në ndëshkon sërish me anë të Ciro Immobile që fiton duelin me mbrojtësit shqiptarë duke mposhtur Thoma Strakoshën.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund me Italinë që merr një tre pikësh të rëndësishëm, ndërsa Shqipëria largohet me një humbje por që mund të kënaqet me lojën e zhvilluar.

1 komente në “Shqipëria mposhtet nga Italia me rezultatin 2-0”

  1. shqip says:

    Humbja ishte ne shkallet e stadiumit jo ne fushe. Lojtaret e ben punen e tyre. Dhe mbase me Pak fat, rezultati mund te ishte i ndryshem. Ata kafshet qe hidhnin tymuese , ata ishin humbja e vertete. Po çfare fituan ? Qe gjithe ai opinion pozitiv per shqiptaret , te kthehet e shigjetohet sikur jemi “armiq” te perendimit. Te na krahasojne me sllavet e me Bogdanovin “e tmerrshem”. Ne nuk hyme ne boteror. Dhe kjo dihet. Po jo per tymuese,e fishekzjarre. Po sepse jemi nen mundesite tona per kete. Tani Po ti shtosh ketu edhe denimet qe me siguri do vijne nga Fifa, behemi edhe humbes te shemtuar para botes. Nuk e kuptoj si ne nje ndrshje te tille te futen aq shume sende te ndaluara. Ose italianet Kane qene ne mirebesim per shkak te miqesise e faktoreve tradizionale me ne.. Kjo e djeshmja per mia eshte bere per te prishut imaxhin dhe simpatine qe shqiptaret Kane per nje vend mik,si Italia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje