Kosova ka pësuar humbjen e katërt me radhë në kualifikueset për botërorin “Rusia 2018”
Vendasit u mposhtwn me rezultatin 1-2 nga Islanda në “Loro Boriçi”, që ishte humbja e katërt me radhë kualifikueset për botërorit.
Skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaki e nisën mirë ndeshjen duke sulmuar në vazhdimësi portën e miqve, madje ishin afër golit të epërsisë përmes Valon Berishës që goditi shtyllën.
Menjëherë në këtë rast, Islanda arriti të gjejnë golin e epërsise, ne minutwn e 25-të, ndwrsa 10 minuta më vonë shënoi nga penalltia Gylfi Sigurdsson për 0-2.
Nw pjesën e dytë Kosova e nisi furishëm duke shwnuar me anw tw sulmuesit Atdhe Nuhiu në minutën e 52-të.
Deri në fund, Kosova u mundua që të gjejë golin e barazimit me të gjitha forcat, duke inkuadruar në lojë Avdijajn, Celinën dhe Bernard Berishan, por rezultati mbeti 1-2.
Pas kësaj humbje, Kosova mbetet në vendin e fundit me vetëm një pikë, derisa Islanda rrëmben pozitën e dytë me 10 pikë të grumbulluara.
undefined
isisLand – Island 1:2