Përkundër humbjes 2-0, Xhani De Biazi është i kënaqur me lojën që Shqipëria bëri sot kundër Italisë.
Në një prononcim për TVSH-në pas ndeshjes së luajtur në Palermo, tekniku italian bëri këto komente:
Kur luan me skuadra si Spanja dhe Italia, është e vështirë të gjesh golin. Mendoj se sot bëmë një ndeshje të mirë. Kundërshtari nuk e priste një sistem të tillë loje nga ana jonë. I vumë në vështirësi, por duhet të kishim shkuar deri te goli.
Ishim të organizuar, nuk u shpërqendruam asnjëherë. Kishim lojtarë që nuk janë aktivizuar mjaftueshëm në ekipet e tyre, megjithatë paraqitja e ekipit ishte e mirë. Kemi humbur një ndeshje të pranueshme për nga mënyra si shkoi.
Absolutisht nuk do ta kisha ndryshuar formacionin nëse do kisha mundësi. Lilën e hodha në fushë pasi në atë krah Italia sulmonte shumë dhe duhej një lojtar fizik. Donim të gjenim barazimin, për të provuar më pas t’i befasonim me lojtarë të shpejtë si Grezda, Llullaku apo Latifi. Gjatë lojës luajtëm me tre rreshtime, 3-4-2-1, 4-3-1-2 dhe 4-1-3-2”.
jemi krenar qe humbem
do festojme humbjen
fitoi hillaria mo?
Jam i nje mendimi me ato qe thote trajneri De Biazi.Penalltia ishte nje rast qe mund te evitohej, ndersa goli i dyte ,mua m’u duk se ishte offside ! Ne nje takim tjeter qe pashe ne TV, nje veprim si i Bashes, arbitri nuk e dha penallti.Disa raste faullash arbitri nuk i vlersoi njesoj.Nejse,keshtu eshte futbolli ! Une doja qe ekipi yne te luante futboll, dhe te gjithe ata qe e ndoqen takimin pane futboll shume te mire.Kjo eshte e rendesishme.Sa per rezultatin une e prisja humbjen,me Italine eshte e veshtire te fitosh,ajo ka bere histori ne futbollin boteror,por luajtem me nivel tekniko-taktik te mire,djemte dhane maksimimin. Si qytetar i ketij vendi dhe si sportdashes ,pergezoj gjithe ekipin dhe personalisht trajnerin Xhani De Biazi,i cili ka ndertuar kete ekip , do te thoshja nga me te miret e te gjithe koherave te ekipit tone perfaqsues.Falemindefri Xhani !
Ishte nje loje qe Shqiperia ishte ne nivelin e ekipeve me te mira evropiane! Mbasre rasti i pare qe pas golave tanet nuk u pezmatuan dhe kontrollonin perfekt fushen. Ju lumte De Biazi!