Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, e quan mjaft pikëllues festimin e 60-vjetorit të Marrëveshjes së Romës, ku u themelua Bashkësia Ekonomike Evropiane, pa praninë e Britanisë së Madhe.
Juncker theksoi në samitin e liderëve të 27 anëtareve të tjerë të Bashkimit Evropian se “Brexit, konkretisht dalja e Britanisë, është një tragjedi”.
Qytetarët e Britanisë së Madhe vitin e kaluar votuan për daljen nga Bashkimi Evropian në referendum.
Pritet që të mërkurën e ardhshme, Britania të nisë procesin dy vjeçar të daljes nga blloku evropian.