Ky është momenti i frikshëm kur një makinë futet brenda në zyrën e një veterineri dhe përplas një punonjës, i cili ishte i ulur në tavolinë.
Drejtuesja e mjetit i tha policisë se ajo kishte ngatërruar frenat me gazin e makinës, e kjo bëri që makina të çante murin dhe të fluturonte në ajër punonjësin.
Ai u dërgua në spital, por dëmtimet nuk ishin serioze.
Brenda në dhomë ishte edhe një punonjës i dytë dhe katër qen, por asnjëri prej tyre nuk pësoi dëmtime.