Dhëndri i Trump-it do të dëshmojë për kontaktet me rusët

28 Mars 2017, 16:00Bota TEMA

Jared Kushneri, dhëndëri dhe këshilltari i lartë i presidentit, Donald Trump, do të dëshmojë vullnetarisht lidhur me hetimet për përfshirje të dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.

Konfirmimi u dha nga Komiteti i inteligjencës i Senatit të Shteteve të Bashkuara.

Në një deklaratë të përbashkët, senatori republikan, Richard Burr, dhe ai demokrat, Mark Warner, theksojnë se presin që Kusher “do të jetë në gjendje të përgjigjet në pyetjet kryesore që janë shtruar” në hetimin e komitetit.

Nuk është e qartë nëse do të jetë dëshmi nën betim apo jo.

Më parë, e përditshmja, New York Times, ka raportuar se Jared Kushner, një herë ishte takuar me ambasadorin e Rusisë, Sergei Kislyak, gjatë periudhës tranzitore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje