“Hallet” s'kanë të sosur për Shukri Xhelilin, pas "seksit" prokuroria nis hetimet për pastrim parash

28 Mars 2017, 14:10Kronika TEMA

Telashet nuk kanë të sosur për ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili.

Burime të prokurorisë së Dibrës thanë se pas skandalit seksual që pasoi me akuzën zyrtare për shpërdorim detyre, ndaj 57-vjeçarit kanë nisur hetimet me akuzën e pastrimit të parave.

Gjatë kontrolleve të llogarive dhe pronave të ish-zyrtarit, hetuesit kanë zbuluar pasuri të pajustifikuar për rrogën e një kryetari bashkie.

Kjo i ka vënë në dyshime prokurorët që kanë regjistruar procedimin e ri penal shkruan GSH.al. Shukri Xhelili u bë “i njohur” pas publikimit të një skandali vitin e kaluar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku kryebashkiaku i kërkonte favore seksuale një vajze në këmbim të punësimit. Fillimisht ai u arrestua, por u lirua në maj të 2016 për “arsye shëndetësore”.

I zgjedhuri i PS-së në këtë detyrë u shkarkua nga detyra nga kryeministri Rama. Xhelili e ankimoi vendimin pa sukses.

1 komente në ““Hallet” s’kanë të sosur për Shukri Xhelilin, pas “seksit” prokuroria nis hetimet për pastrim parash”

  1. FloriGramshi sban ma nana says:

    Bravo Adriatik Llalla, per ty votoj per President. I fute tmerrin cdo 6 muaj sidomos peshqit e medhenj qe si ze gjumi sidomos Edvin Ramen.Apo do te dekoroi ai ty si Visho Ajazin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje