Këngëtari amerikan Bob Dylan do të pranojë të marrë çmimin Nobel për Letërsi, në Stokholm gjatë fundjavës.
Por ai ka vendosur një kusht që ceremonia të organizohet.
Në këtë ngjarje me rëndësi nuk do të jetë e pranishme asnjë media, por vetëm Bob Dylan dhe anëtarët e Akademisë.
Dylan fitoi Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2016 për “krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e bukur të këngës amerikane”.
Ai është këngëtari dhe kompozitori i parë që ka fituar këtë çmim.