TV Klan ka dhënë sot edhe një shembull tjetër se televizionet tona kombëtare, janë kthyer në kioska familjare.
Pasi bëri të enjten e shkuar një shënim të gjatë kundër Visar Zhitit, në lajmet e tij të drekës, Klani iu kthye të njëjtit personazh.
Nëse herën e parë ai përdori disa mesazhe që pretendoheshin se i ishin dërguar presidentit të Republikës, se ish- poeti i burgosur paskësh qenë spiun, këtë herë lajmet e Klan janë përpjekur të tregojnë se Visar Zhiti nuk paskësh qenë disident.
Në kronikën e gjatë që mbante siglën “ekskluzive”, Klan kishte rrëmuar në arkiva për të gjetur disa dokumenta që Visar Zhiti i dërgonte autoriteteve të kohës për të lehtësuar dënimin e tij.
Kështu, Klan ka treguar një dokument të prillit të vitit 1980, ku Visar Zhiti shkruan se “nuk kam qenë kundër vijës së partisë në poezitë e mia, por se aty ka vetëm gabime estetike”.
Po ashtu, në një dokument të dytë thuhet se ai ka bërë disa gabime ideore në moshë të re dhe shkohet deri në cinizëm kur lexohet paragrafi se këto gabime mund të jenë bërë si pasoje e problemeve shëndetësore.
Dhe përfundimi që arrin televizioni që shquhet për virtytshmërinë e tij është: Zhiti që pretendon se ka qenë desident, e ka shkruar me gojën e tij që nuk është e vërtetë.
Natyrisht në këtë sulm të paprinciptë ku i kërkohet një ish- të burgosuri llogari për ato që ka thënë në kushtet e një burgu çnjerzor diktatorial, nuk ka asgjë të principtë.
Prej kohësh Klani nuk rresht me sulmet “ad hominem” kundër Visar Zhitit, që nga koha kur ai mendoi se mund të kryente detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan.
Por e keqja nuk është këtu.
E keqja është se si në sulmin e parë dhe në sulmin e dytë ato sponsorizohen nga Presidenca e Republikës, e cila paguan me lekët e taksapaguesve ata që bëjnë këtë lloj propagande familjaro- politike. (Lapsi.al)
Me mut president si Nishani,dhe me i dhjer si tv klan, nuk ke ku i gjen.Keta jane te veçant per prodhueshmeri te larte te lajmeve te rreme e per shpifje.
Nevojtore fare,Klan s’ka lajme ,nuk merret me naften en Zharres por me Zhitin qe ka bere burg ne miniere.Turp ti vije ,po ku pyet Fevzo ,ai do para dhe nje shkop butheve.
Nje i akuzuar,si rregull para trupit gjykues,merr nje avokat.Avokati njeh mire ligjen dhe rrethanat renduese apo lehtesuese e i perdor ato,ne interes te te mbrojturit prej tij.Ne sistemin monist,nuk kishte avokature dhe per rrjedhoje,i denuari do te gjente menyren per te lehtesuar denimin e tij,apo kerkuar edhe lirimin.Kete ka bere Visar Zhiti,ka bere loje fjalesh,por nuk ka mundur te perfitoje gje prej tyre.Pse si kujton palo presidenti,apo TV Klan,se nje disident del gjithmone hapur kunder nje sistemi totalitar,kur e di se prej tij,mund te shkoje edhe para toges te pushkatimit prej akuzes qe ke mbi shpine?
Mbeshtes te perndjekurit politike edhe ata qe kane bashkepunuar me sigurimi,per shkak te forces dhe kercenimit qe ushtrohej prej pushtetit monist.Ne se mohohet dhuna e atij sistemi,atehere perse luftohet ai si nje sistem diktatorial?Njera nga te dyja eshte e vertete,o DIKTATURE ose DEMOKRACI.Une besoj se ka patur dhune,diktature,prandaj dhe jam ne krah te Visar Zhitit.
Poshtersia eshte botimi i ketyre “fakteve”,te cilat jane marre prej dosjes te Visar Zhitit,prej individeve te paprekur prej tyre.Kjo eshte shkelje besoj e ligjes per hapjen e dosjeve.Dosjet,i hap ai qe eshte perndjekur,apo qe ka emrin e tij ne dosje,per te marre vesh te verteten se,perse eshte emri i tij ne te.Po nuk kemi prokurori,nuk kemi drejtesi,prandaj dhe nuk votohen ligjet e Vetingut,perndryshe Presidenti,Kastriot Dervishi dhe TV Klan,duhet te kalonin ne ndjekje penale…
Po akoma dyshojne shqiptaret? Pd u krijua si Force antikombetare. Per te sunduar i duhen edhe nje media qe te bente shpelarjen e me pas shtrydhjen e trurit. Nje gje eshte fare e qarte. Persekutoret sulmojne viktimat. Ky idiot president qe na e bene peshqesh, deri dhe endej me bustin e kumandarit ne krah. Sot sulmon ata qe kumandari i denoi. Te kuptohemi drejte, pd eshte nje kongregacion spunesh, hajdutesh, dhe tradhetaresh. Kush i vete mbas qofte edhe per interesa te momentit, eshte i pa skrupullt. Nuk flas per trutharet qe ngopin barkun ne çader. Ata lindin, rriten, dhe vdesin gomere.