Kushëriri i kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçit, Bashkim Peçi, i ka nisur një mesazh në Facebook, gazetares Mimoza Koçiu.
Ai i shkruan gazetares, duke i kërkuar shpjegime për talljen që emisioni ‘Disco-lajme’ përdor, ku pjesë e rubrikës është bërë dhe Tërmet Peçi.
Mesazhi është publikuar nga vetë gazetarja.
Moza Koçiu ?
hahahahahahaha Moza me histori plot nga Presidenca me Bamirin.
Me duhet te sqaroj:
Ne vijim te këtij mesazhi, patem nje komunikim te shkurter ne inbox, ku gazetarja me shkruajti se ate mision e bente dikush tjeter. Pas kesaj, ju drejtova me fjalen Zonjë, duke u fokusuar tek ngarkesa e trajteses. Ajo qe me shqetësonte si qytetar, ishte se si nje lapsus: përdorimi i termit publicitar (ndërkohe qe edhe fitores plebishitare i jepen permasa publicitare) u amplifikua per te cenuar reputacionin e dikujt qe eshte jo vetem zyrtar, por edhe familjar dhe punon non stop ne sherbim te komunitetit. Une nuk kam gje per te fshehur, por nderrimi i kursit nga komunikim personal ne trajtim publik mendoj se perben tejkalim mjetesh te përdorura dhe shkelje e privatesise se komunikimit.
Bashkim Peçi
Meqene se kjo palogazetarja kembengul me keq se mushka ne moskuptimin e saj po i përcjell nje link, qe eshte ne formatin e saj. https://www.youtube.com/watch?v=aUup2b_Z–Q
Shpresoj te reflektoje ndonje fije per te kuptuar abc-n e mos ndotjes se gazetarise!
Sa per moskuptimin e vlerave qytetare eshte kohe e humbur, se ajo ende i mat ato me kutin e fiseve dhe klaneve.
Per analogji mund te themi se ne nje emision te abc.TV (te transmetuar shume here), mbi Ateizmin dhe Fene, nje klerik ( me performance te admirueshme edhe mediatike) ben nje lapsus, kur thote se per ate qe eshte bere ndaj fese ne vendin tone duhet bere nje Gutenberg (ne vend te thoshte se duhet bere nje Nuremberg).