Agron Tufa i ka dorëzuar ditën e enjte Kuvendit, kërkesën për ndalimin e filmave të komunizmit.
Ai thotë se në rastin kur do të transmetohen, atyre duhet t’u vihet një logo “Kujdes”, ose “PPSH”.
Nisma e Tufës ka ngjallur reagime të shumta dhe është kundërshtuar jo vetëm nga artistët, por edhe shikuesit.
Letra:
I nderuar z. Kryetar, Të nderuar zotërinj deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,
Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK), një institucion publik, qëndror, i pavarur, që gëzon statusin e personit juridik dhe është një instrument i Parlamentit shqiptar, i krijuar me Ligjin nr. 10242, datë 25.02.210 (VKM), shpreh shqetësimin e tij të thellë, të hershëm e të vazhdueshëm në bazë edhe të ankesave të ish-të përsekutuarve nga rregjimi komunist, në lidhje me transmetimin e pakontrolluar të materialeve filmike të Kinostudios “Shqipëria e Re” (dokumetarë dhe filma artistikë të periudhës së diktaturës komuniste). Këto produkte kinematografike e televizive të kohës së rregjimit komunist përmbajnë në shkallë të ndryshme propagandë fyese, denigruese e manipuluese kundrejt standardeve të sotme demokratike që i garanton qytetarit tonë Kushtetuta e Republikës. Ju kujtojmë se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenet 3 dhe 18, shprehen qartë që:
“Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë”. (Neni 3). Dhe:
“1.Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. 2. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore. 3. Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqet e përmendura në paragrafin 2, nëse nuk ekziston një përligjje e arsyeshme dhe objektive”. (Neni 18). Veçanërisht fyese e denigruese kjo propagandë, në kushtet e sotme, është kundrejt asaj pjese të shoqërisë sonë, e cila për gjysëm shekulli u pushkatua, u burgos, u internua, u përndoq dhe u privua me egërsi të pashembullt nga makina represive e ideologjike e shtetit komunist.
Dokumentarët dhe një pjesë e filmave artistikë të periudhës së Komunizmit, duke risjellë sot propagandën e një diktature totalitare cënon dhe diskriminon pikërisht një pjesë të vuajtur të shoqërisë sonë, e cila sipas statistikave përbën rreth 30% të popullsisë së Republikës. Me këto materiale filmike që “bombardojnë” ekranet e televizioneve tona cënohet të gjitha pikat e nenit 3 të Kushtetutës (dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve…”), të cilat, po sipas këtij neni, Kushtetuta ia ngarkon shtetit që ” t’i respektojë dhe t’i mbrojë”. Po kështu dhe barazia përpara ligjit, e shpallur në nenin 18 të Kushtetutës mbi “diskriminimin e padrejtë” për të gjitha arsyet e mësipërme të shprehura më lart, çon në shkelje flagrante. Nisur nga ky shqetësim, në kushtet kur, në mbi 70 kanale televizive, qëndrore dhe lokale, ekranet transmetojnë papushim filma e dokumentarë, që provokojnë e tallen me plagët e pjesës më të martirizuar të shoqërisë sonë nga rregjimi komunist, që cënojnë rëndë dinjitetin dhe integritetin moral të tyre, ne i bëjmë apel institucional Kuvendit të Shqipërisë, si Institucioni më i lartë ligjor e ligjvënës, të ndërhyjë me instrumentat e tij ligjorë në mbrojtje të kësaj shtrese të gjakosur dje dhe të provokuar e të nëpërkëmbur sot.
Në bazë të detyrave tonë ligjore që na keni dhënë të zbatojmë, Instituti ynë ju kujton se në nenin 5 të Ligjit nr. 10242, datë 25.02.2010 (VKM), në përputhje me germat d, ë dhe f, ndërmjet të tjerash, ka për detyrë që:
1.d) studion dhe vlerëson veprimtarinë kriminale të Partisë Komuniste të Shqipërisë, më pas të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe të organizatave të tjera, të krijuara në mbështetje të ideologjisë së saj; ë) evidenton personat, që kanë qenë pjesë e organeve apo autoriteteve vendimmarrëse, përgjegjëse për propagandën komuniste, për aktet administrative dhe vendimet, të cilat kanë çuar, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, në veprime represioni, në jetën shoqërore dhe kulturore, përfshirë luftën e klasave, kolektivizimin, luftën kundër fesë, izolimin nga Perëndimi, pamundësinë për t’u informuar dhe censurën në art, kulturë e shkencë, si dhe kufizimin e furnizimit me ushqime, përmes tallonave të ushqimit; f) vë në dijeni publikun për krimet dhe rrjedhojat e tjera të luftës së klasave;
Gjithnjë në akord me detyrat tona ligjore, theksojmë se, filmat e kohës së komunizmit ishin një mikster i fuqishëm propagandistik dhe se një pjesë e këtyre filmave artistikë dhe pothuaj pjesa dërrmuese e dokumentarëve falsifikojnë dhe shtrembërojnë faktet, historitë, ngjallin përfytyrime të gabuara për ngjarje dhe persona, vënë në shënjestër të diskriminimit klasa e grupe shoqërore, klerin dhe intelektualët, me qëllim damkosjen e tyre morale e kombëtare si armiq të rrezikshëm të shoqërisë. Jo pa qëllim ka ekzistuar në KQ të PPSH Drejtoria e Agjitacionit dhe Propagandës që hartonte strategjinë e saj propagandistike dhe kalonte në filtër paraprak censure çdo produkt kinematografik.
Në vendimin nr. 499, datë 26. 12. 1952 të Byrosë Politike “Mbi zhvillimin e letërsisë dhe arteve”, thuhet ndër të tjera: “Niveli ideologjik i letrarëve dhe artistëve po ngrihet dhe përpjekjet e tyre për përvetësim të metodës artistike të realizmit socialist janë të mëdha. Ato po përfitojnë gjithnjë e më shumë nga shembulli dhe eksperienca e letërsisë dhe arteve sovjetike. Tematika e re që përfaqëson frymën e partisë, përshkon pothuajse të gjitha prodhimet letraro-artistike. Heroi i saj, është njeriu i ri, që punon e lufton për të ardhmen.”
Byroja politike me vendimin në fjalë, kërkonte përmirësim të prodhimeve letrare e filmike, duke kërkuar:
1 – Njohje të plotë të realitetit, sidomos parimit të luftës së klasave. 2 – Evidentimin e heroit pozitiv. 3 – Kuptimin e jashtëm të frymës së partisë, etj.
Në mënyrë të përmbledhur theksojmë se këto filma kanë shkaktuar:
– Manipulime historike, që nga koha e luftës e më pas, përgjatë 45 vjetëve të diktaturës. – Manipulim të të vërtetave të rendit socialist. – Ngritjen e kultit të Partisë së Punës, Sigurimit të Shtetit, Sekretarëve të partisë etj.
I nderuar z. Kryetar, Të nderuar zotërinj deputetë,
Siç mund ta dini, gjatë gjithë muajt mars 2017 është zhvilluar një narrativë në mediat tona rreth konstatimit tonë, se shfaqja pa kriter e filmave dhe dokumentarëve me propagandë komuniste në ekranet tona televizive, anembanë Shqipërisë, përbën një provokim të rëndë për një pjesë të popullit tonë dhe, në përgjithësi, për higjenën mendore e shpirtërore të çdo qytetari normal. Gjatë debateve të shumta në shtypin e ditës dhe studiot televizive argumentet e paraqitura prej nesh, të mbështetura në Kushtetutën e vendit, diskriminimin dhe rrezikun që paraqet propaganda komuniste e këtyre filmave, kanë patur vetëm një palë kundërshtuese, të pajustifikuar në Kushtetutë dhe barazinë e të drejtave njerëzore. Kjo palë kundërshtuese ka qenë homogjenikisht solidare me vetveten dhe e përfshirë direkt në konflikt të kulluar interesi, siç janë në fakt vetë autorët e filmave të krijuar në shërbim të propagandës komuniste. Përballë këtij “bërrlloku toksik” gjendet i pambrojtur brezi i ri, i cili nuk e ka përvojën e krahasimit të dy kohëve.
Argumentat që kemi paraqitur, se pse produktet kinematografike të Kinostudios “Shqipëria e Re” përbëjnë një shqetësim serioz për shëndetin mendor e shpirtëror publik, po i rreshtojmë përmbledhtas më poshtë:
Një pjesë e filmave dhe dokumentarëve të krijuar gjatë rregjimit komunist, bien sot ndesh me parimet demokratike të Lirisë, që i garantojnë shqiptarëve me Kushtetutë mbrojtjen e dinjitetit, barazisë dhe identitetit të tyre kulturor, fetar, shoqëror dhe prejardhjes prindërore.
Në kushtet kur qindra mijëra qytetarë shqiptarë dhe familjet e tyre ende nuk janë rehabilituar nga persekutimi i djeshëm komunist; në kushtet kur historiografie jonë ende nuk e ka rehabilituar imazhin e tyre të deklasuar gjatë diktaturës; në kushtet kur shteti shqiptar nuk ka dënuar me ligj krimet e Komunizmit dhe ende mban në fuqi dekoratat e titujt e diktatorit Enver Hoxha dhe bashkëpunëtorëve të tij; në kushtet kur fajtorët, torturuesit dhe xhelatët e djeshëm janë në karrierë e poste të larta shtetërore dhe në sistemin e drejtësisë; në kushtet kur mijëra familje ende nuk kanë gjetur eshtrat e të dashurve të tyre të pushkatuar nga komunizmi, – shfaqja e pakontrolluar e filmave propagandistikë të diktaturës, përveçse provokim i rëndë, përbën edhe një gjest lëndues, amoral e përçarës. Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes si shoqëri rivrasjen, ripenalizimin dhe rideklasimin e të njëjtës shtresë, e cila gjatë diktaturës ishte e pambrojtur dhe përsëri sot gjendet e pambrojtur.
Një problem të thellë në lidhje me të shkuarën përbën transmetimi i pakontrolluar i këtyre filamave dhe dokumntarëve për brezin e ri. “Parasjsat romantike” të idileve komuniste që përcjellin këto filma e kredhin në konfuzion brezin e nxënësve e gjimnazistëve, siç kemi vërejtur ne me specialistët tanë, gjatë ëorkshope-ve që zhvillojmë këtë vit. Prandaj, theksojmë, se, në kushtet e një zbrazëtire të plotë në kurrikulat shkollore, në të cilat brezi i ri nuk informohet, që pas luftës së Dytë Botërore në Shqipëri u vendos një nga rregjimet komuniste më kriminale, që vrau, burgosi, internoi e përndoqi qindra mijëra qytetarë të pafajshëm, që përgjatë gjysmë shekulli makina sfilitëse e “Luftës së klasave” dhe “biografisë së keqe” e shfytyroi shoqërinë tonë, e izoloi dhe e zhyti në një errësirë e prapambetje mesjetare, – shfaqja bombarduese e filmave propagandistikë të komunizmit shtron rrugën e manipulimit të tyre me standarde të dyfishta e kontradiktore për vlerat e demokracisë dhe qytetërimit europian ku pretendojmë t’i orientojmë. Pra, njëra e përjashton tjetrën në mënyrë të ndërsjelltë.
Duke qenë e gjithëpranuar, se filmat dhe dokumentarët kalonin në filtrin e censurës në KQ të PPSH dhe se ato i shërbënin ideologjisë komuniste me shtrembërime e falsifikime faktesh, ato, së paku një pjesë shqetësuese e tyre, rrjedhimisht, nuk mund të kenë asnjë karakter edukues, përpos propagandës përçarëse e denigruese, si zgjatime të natyrshme të ideologjisë komuniste. Nisur nga sa ju parashtruam më sipër, ISKK, si instrument i Parlamentit shqiptar, bazuar në detyrat e përcaktuara nga ligji, kërkon vëmendjen tuaj për një qasje e rregullim ligjor të produkteve kinematografike të Kinostudios “Shqipëria e Re”, me qëllim mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe dinjitetit të shtresës më të goditur nga rregjimi represiv komunist, të brezit të ri shkollor dhe në përgjithësi, stë hëndetit mendor publik, të ekspozuar nga bombardimi me propagandën që përcjellin këto filma. Ne mendojmë se koncepti i lirisë në rendin tonë demokratik, nuk duhet të kthehet në xhungël dhe se e drejta e njërit, nuk duhet të ndërhyjë e të lëndojë të drejtën e tjetrit.
Të shqetësuar nga kjo gjendje intolerante të një pjese filmash e dokumentarësh që fyejnë e denigrojnë ndjeshmëri të gjëra popullate, ISKK sugjeron që për filmat apo dokumentarët që përmbajnë propagandë, e cila bie ndesh me Kushtetutën dhe parimet demakratike të lirisë që mbron kjo Kushtetutë, të veprojë në analogji me vendet ish-komuniste të Europës, anëtare të BE.
Ne nuk jemi për ndalimin, censurimin apo zhdukjen e filmave të kohës së komunizmit. Ato mund të shërbejnë për studime. Ato mund të shfaqen në një orë të caktuar me një paralajmërim, p.sh., “Kujdes, ky film përmban aspekte propagandistike të kohës së komunizmit”, mund të shoqërohen me një logo, p.sh: “PPSH”, gjatë gjithë kohës së transmetimit, ndërsa për filmat që kanë një shkallë të lartë propagande denigruese e përçarëse, ato duhet të ndalohen nga ekranet, njëlloj siç ndalohen transmetimet e filmave propagandistikë të diktaturave naziste e komuniste në gjithë Europën.
Kuvendi i Shqipërisë, përkatësisht Komisioni i Mediave dhe Edukimit, mund të kërkojë nga AMA respektimin e të drejtave kushtetuese që kanë qytetarët shqiptarë, si i vetmi filtër garantues për ndalimin e propagandës komunsiste sot, në pikun e patosit dhe retorikës sonë për integrim në BE.
Duke ju shprehur respektin tonë të palëkundur, Në emër të Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK)
Drejtori Ekzekutiv Agron TUFA
Ha…ha…, te gjitha punet i kane zgjidhur. Tani ka mbetur vetem seleksionimi i filmat. Mister Tufa, merr me mire me dicka te dobishme – psh. pune token, kullot bagetine…- e mos u merr me filmat. Filmat jane vepra arti, historike, pasuri kombetare, per te cilat jane derdhur shume para, kane kontribuar shume njerez te devotshem, te talentuar, te ndergjegjeshem…. Nese nuk te pelqejne ty apo te tjereve, mos i shikoni. Nuk ju detyron njeri.
Letren e tufisteve do e perdorim per fshirje sume dhe do ja dergojme me poste prap ketij Tufistit ?
Ti shko dhe lufto kriminelët e djeshëm,pushtetarë të sotëm.
Mos u merr me ëndrrat në beze se filmat nuk kanë bërë krime, edhe pse mund të jenë pa cilësi.
Donkishot i vertete,që lufton me mullarët e barit dhe thërret;
-E mposhtëm dhe asgjësuam armikun dhe jemi heroj të përjetshëm.
Mender kjo karte as per atje s’ben……
O plehra komunistash ju qe jeni komunista kujtoni komunistat .te gjithe filmat dhe dekumentaret e asaj kohe duhen ruajtur dhe shfaqur gjithashtu pa pasur frike nga asgje ,ajo kohe ka vdekur rinia sot e ka mendjen te teknologjia dhe sexi.Ne qoftese duhen te hiqen filmat te cilat jane nje histori 50 vjecare me perpara duhet te hiqen te gjitha diplomat e ju plehrave qe i moret ne ate kohe .Historia e keqe apo e mire duhet ruajtur por juTufa e Salista duht te zhdukeni
Hej,qenke cakerdisur nga trute! Sot komunistet nuk kane asgje ne dore,se po te kishte ashtu si thua ti,te gjithe HALABAKET (dhe ti bashke me ta) do ishin zhdukur nga faqja e dheut ?
bravo tufa..mos i le te morin frym qafirat
Qyqa kujdes mer manall se tu mur fryma ? ? ?
jom nona jote mer manall po rri urte..se te coptoj per zotin
Qyqa mi Ruspije e bir-bij RRUSPIJEJE,kujdes se na coptove manallin ? ? ?
ORE KUSH ESHTE KY RROT KARI, KUSH E KA VENE KETE NE ATE POST, IK NDALOJA SATEME TI ORE PALL SE CFARE DO SHIKOJE NE TV JO NJEREZVE
Zoti Tufa unë kam një propozim tjetër më interesant. Para fillimit të çdo filmi të periudhës komuniste që ç’edukon rininë shqipëtare, të shfaqet një skenë e nxehtë nga big bradherët shqiptarë si një model i mirë edukimi ose nga një skenë nga filmat X. Ose më mirë fare të zëvendësohet çdo film shqiptar me një film X.
Mender m…do t’u hash filmave te atyre viteve te lavdishme!!!!!
Po You Tube do ti kerkosh o cope e mishit ti vere logo e ti ndaloje…..????
I shikoj dhe do ti shikoj me deshiren me te madhe si per nga ana artistike, loja e perkryer actoriale ….TI NUK I NDALON DOT ATO!!!!!
Ju te vetequajturit te persekutuar kurre nuk mund te eklipsoni ate art dhe arritje te atyre viteve . Ti e ca lango te tjere si puna jote as tek kemba nuk i vini atyre filmave…..Ju kurre nuk do jeni te zotet ti jepni publikut filma prestigjioze e me dinjitet!!!
J’u erdhi dita ta denigroni artin, muziken,letersine, e kulturen e atyre viteve te pakthyeshme! Por populli, do vazhdoje ti shikoje me deshiren me te madhe….
Si nuk te vjen turp????
Po a harrohet ajo gjenerate e mrekullueshme artistesh, shkrimtaresh, kengetaresh apo muzikantesh.?…Ata bene legjende. Jane krenaria jone…
Cdo rreth kishte teatrin,estraden, orkestren simfonike, grupet amatore, grupet e kenges popullore….Arritjet ishin te paimagjinueshme per nje popull si puna jone te ardhur nga feudalizmi mesjetar …
Cdo sistem ben propaganten dhe paraqit arritjet ashtu si i duket me e mira…
Po ju o kermat e dhimokracise c’fare na propagandoni???/ shkerdhimet neper ekran me gjuhen me ordinere te rruges? kenget tallava? Kenget e mrekullueshme te popullit tone ju bastarde i keni basterduar e katandisur ne turke arabe.
Kenget qe u bene ne ate kohe te arte ju i keni marre e perpunuar ne menyren me te shemtuar qe vetem art nuk mund ti thuash….
o kerme e vetequajtur shkrimtar po atyre fimave me skena te pista do t’u vesh ndonje log????…..veru logon kurva tafaj…..
Te paftyre…..
epo kur terheq vemendje edhe ky kellira
Shqiperia duhet pastruar nje ore e me pare nga injorantet e sharlatanet si ky tipi ketu.
Pse nuk I con nje leter kuvendit per ngjarjet apo videot kujdes: PD apo Sali Berisha.
Komunizmi kishte te mira dhe te keqija….Berisha solli vetem te keqija
– O tradhetar, O mashtrus, O dallkauk …
– Ti qe nuk ju binde ligjeve te ish-sistemit mire t’a bene qe te arrestuan, kur gjithe populli jetonte ne ate kohe …
– Edhe sot KUDO NE BOTE nese del kundra apo thyen ligjeve e ketij sistemi te nxjerrin para Drejtesise dhe te arrestojne …
@ Tufë Bashkuar rreth Çmëndurisë!
…
Do t’i lutem Zotit
Mbase më dëgjon
Të të vërë një Damkë:
Kujdes se Kafshon!
.
Do t’i lutem Zotit
Dhe do më dëgjojë
As një dhëmb të hajrit
Mos të lërë në gojë.
.
Do ti lutem Zotit
Gjer në shterr të fjalës
Pa dhëmbë të mbllaçisësh.
Diarrenë e Salës.
.
Do t’i lutem Zotit
Që ti si haraç
Pleqërinë ta ngrysësh
Si yt atë në Spaç!
???
Ata filma jane pjese e historise se shqiperise o tutkun po kush je ti mor cope injoranti qe duhet te marin doren se cfare filma duhet te shfaqin televizionet. Tani e kuptoje pse ai vend nuk hecen prepara si te gjithe shtetet e tjere lat nam .kthehuni ne pyll po sju pelqeu kapitalizmi.
Z.Tufa siç e keni pranuar dhe vete ti dhe nje pjese e vogel qe nuk duan t’i shohin keto filma perbeni 30% te pupullsise dhe doni te vendosni ndalimin per 70% e popullsise pra sipas jush kjo eshte demokraci apo shkerdhatokraci ju jeni ftohur ne…trute o Tufa dhe per çdo lloj filmi turk apo jo edukues por te huaj nuk t’a ndjen fare , nga nje kungull i bere ne hije mund te presesh vetem keto budallalleqe
Ne qofte se parlamenti i voton keto idiotesira turp dhe per ta atehere s’kemi me c’te flasim e komentojme po te ngrihen e ti qerojne njehere e mire keta njeres pa karakter qe per interesa personale shesin gjithcka turp tu vije.ne qe jetuam ate sistem e dime mire kush jane keta njeres po dhe brezi qe vjen edhe pse do i shikoj keta filma zor se do kuptojne permbajtjen apo mesazhet e ketyre filmave.sepse jetojne ne nje sistem tjeter dhe sado ta krahasoj prap po nuk e jetoj nuk mund ta kuptojne.prandaj lerini pallavrat per brezin e ri e shikoni pse ju preket interesi personal disa personave qe kerkojne te marin hak tenk arti apo kultura turp.
ik o rote kari,si do ti po i duam ti shikojme ne te tjeret do vendosesh ti per ne cfare te shikojme,ti po deshe mbylli syte kur te jepen filmat shqiptare te ato viteve,
Agron Matufi:Na jeni bere te NEVERITSHEM, me “Mrekullirat, qe po na Sajoni ju Drejtoret e “Demokracise”..lol
Une propozoj qe para cfaqjes te cdo filmi te dale ne presidence ,honoris cauza Bujar Nishani,ti dekoroje personazhet negative me Urdherin e Skenderbeut.Ta duartrokase Tufa dhe Berisha,dhe pastaj pas kesaj ceremonie,te cfaqet filmi.O cfare monstrash ka prodhuar kjo demokraci,cfare monstrash,o nene o nene,o bir Slman i nenes ke te qaj me pare ,Tufen a Sali Berishen……
Ne se Z.Agron T. do te fshije nga e kaluara e tij vitet e burgut , eshte pune per te .Por kur kerkon te fshije nga e kaluara e nje populli artin filmik,kinematografine e nje periudhe me se 50 vjeçare ,athere tregon se ka dale nga “binaret”. Por me e keqja eshte se ky i “krisur” paguhet nga shteti me leket e atij populli, te cilit kerkon ti rrezoje nje nga kolonat e kultures kombetare,kinematografine.
Nuk them lidheni ,se jemi ne de(rr)mocraci , por shpetojeni ,vizitojeni…
Plehre.
Te gjithe filmat shqiptare pa perjashtim kane vlera morale atdhetare e patriotoke.Ato jane krijuar ne nje kohe kur ne shqiperi luftohej per arsimimin e nje popullsie analfabete, qe njhte vec kanunin e Saliut Kur luftohej per emancipimin e te gjithe shoqerise shqiptare, ne vecanti femres , sidomos ne veri te vendit .Kur rindertohej vendi me fabrika, uzina, hidrocentrale. Kur zhvillohej transporti rrugor ,hekurudhor e detar. Kur populli ishte zot i fateve te veta. Kur ndaj bandave diversioniste ,qe dekoron sot presidenti pa mustaqe, populli ishte ngritur i gjithi ne kembe nga jugu ne veri. Kur u ngriten instituconet me prstigjioze te nje shteti, si universitete e Akademi shkencash. Kur u vleresuan me te vertete, personalitete qe kishin vene jeten e tyre ne shebim te kombit shqiptar ne kohra te ndryshme por edhe u denoncuan tradhetaret e tij ne te gjitha kohrat. Natyrisht keto edhe ishin objekt i dokumentareve dhe filmave shqiptare. Tani Tufat nuk duan qe brezat e rinj ta njohin kete te vertete sepse jane ne krahu e atyre qe bashkepunuan me pushtuesit gjate luftes ,iken me ta pas clirimmit dhe te detyruar nga te huajt erdhen si diversante ne shqiperi per te vrare sic vrane ,femije e cuca, te rinj e te vjeter.Por sado trushplarje tu bejne shqiptareve perseri ne fund shqiptaret do te thone “e megjithate toka rrotullohet”
Këtë Tufën nuk e njof por i kisha shtruar një pyetje: A ma mirë me e shiqua një film të kohës së komunizmit apo një “film” të “Big Brother Albania” ?
Ti shko dhe lufto kriminelët e djeshëm,pushtetarë të sotëm.
Mos u merr me ëndrrat në beze se filmat nuk kanë bërë krime, edhe pse mund të jenë pa cilësi.
Donkishot i vertete,që lufton me mullarët e barit dhe thërret;
-E mposhtëm dhe asgjësuam armikun dhe jemi heroj të përjetshëm.
Kur shikoj kete sypordhen, me kujtohet Sypeshkaqeni i Berishes, Zeni i Karrmires, asaj vajzes Playboy. Megjithate esht e sigurt se Salihi e adhurn nusen e djalit, dhe e do me shume se e do djali i tij.
E përgëzoj z. Agron Tufa për këtë nismë me vlera të mëdha emancipuese për shoqërinë tonë paskomuniste. Ky diskutim për vlerat e antivlerat e filmave të kohës së diktaturës po zhvillohet tek ne me vonesë. Këtë vonesë e kanë shkaktuar një grup krijuesish i atyre filmave, të cilët kanë shpirtin e skllavit.
Regjisori Piro Milkani, si përfaqësuesi i tyre, pranon se ideologjia komuniste kapitulloi me turp, se në ato vepra sundon politizimi, pra shtrembërimi i së vërtetës historike. Pranon se në mos gjithë dukuritë e jetës, të paktën shumica e tyre, janë interpretuar aty sipas interesave të partisë shtet, pra në dëm të gjithë atyre shtresave e individëve që mendonin ndryshe nga ajo parti dhe u përndoqën, u arrestuan, burgosën, internuan si armiq pa fakte, pa gjyqe ose me gjyqe fallco.
Mirëpo edhe pse Pirua me kolegët e kuptojnë se veprat e tyre për nga përmbajtja ideore kanë antivlera, kapen e justifikohen me faktin se ato kanë vlera artistike për nga realizimi i formës së tyre të krijuar prej punës së mirë të regjisorëve, lojës së aktorëve, muzikës etj. Ata kanë ngulur e ngulin këmbë që ato filma të vijojnë të transmetohen në 70 kanalet televizivë shqiptarë pa u vënë asnjë shënjë e pa dhënë asnjë diskutim sqarues prej specialistësh në hyrje. Ata bëjnë sikur u vjen keq që ajo parti u suall mizorisht me të përndjekurit, por kur vjen puna për të bërë një pendesë, për të kërkuar të falur për punën që kanë bërë si zbatues të politikës së partisë shtet në kinematografi, nuk e pranojnë. Madje mjer ai që ua vë në dukje këtë fakt, sepse i turren ushtarët e tyre, sambistët e internetit, të cilët me pseudonime, si ata që venë maska në kokë, e sulmojnë pabesisht me fyerje e sharje, si iu turrën z. Agron Tufa, të tjerëve edhe mua.
Ata kanë shpirtin e skllavit, sepse edhe kur iu kërkohet të mbajnë qëndrimin e duhur e të shkëputen nga e kaluara e turpshme, vijojnë të justifikohen e bëhen agresivë. Bëhen agresivë sepse nuk duan t’ua kujtosh ato pak privilegje që ua krijoi PPSH-ja, dhe nuk duan të humbasin disa privilegje që u kanë krijuar partitë e sotme politike. Shkuan kaq vjet dhe nuk bënë përpjekje për të krijuar filma, qoftë dhe dokumentarë, për të ndriçuar të vërtetën e jetës dhe të vlerave të njerëzve të përndjekur, për punën antihumane që kryenin organet e Sigurimit të shtetit, per revoltën e Spaçit e të Qfë Barit, etj.
Kaluan kaq vite dhe këta regjisorë nuk u përpoqën të bënin ndonjë film, qoftë e dokumentar, mbi jetën e Musine Kokalarit, Selfixhe Ciu Broja, Zai Fundos, Zef Malës e dhjetra priftërinjve katolikë të masakruar, etj. Jo se nuk janë të zotët, por sepse nuk e braktisin dot formimin e tyre prej skllavi ndaj PPSH-së.
Thanas,shko mor idiot se tu ftoh gjiza! Derdimene si ty thjesht sjellin gaz dhe hare ne popull, se vertetojne shprehjen e sapodale : gomari le te pellase,ne ja hypim kurdohere ? ? ?
Z.Thanas nuk mund te besh karriere ne pleqeri pasi me kete koment shihet qe ke filluar te ftohesh ne b..apo nga trute dhe se fundmi para se t’i kritikosh keta regjizore a nuk do te ishte me mire te behej pyetje pse ti apo Tufa nuk bene ndonje film me te persektuarit apo plaku si qeni qe ben ham-ham
hiq mor rrot cari edhe cdo gje qe asht ndertu ne ate kohe dhe vi big brodherin duke bere sex prishni cdo gje hidrocentralet pyjet cdo gje toc cari
E përgëzoj z. Agron Tufa për këtë nismë me vlera të mëdha emancipuese për shoqërinë tonë paskomuniste. Ky diskutim për vlerat e antivlerat e filmave të kohës së Diktaturës së Proletariatit po zhvillohet tek ne me vonesë. Këtë vonesë e kanë shkaktuar një grup krijuesish i atyre filmave, të cilët kanë shpirtin e skllavit.
Ata, me në krye Piro Milkanin, pranojnë se sistemi i diktaturës së proletariatit bashkë me ideologjinë e vet, kapitulloi me turp, de në veprat e tyre të asaj kohe sundon politizimi, pra shtrembërimi i së vërtetës historike. Pranojnë se në mos gjithë dukuritë e jetës, të paktën shumica e tyre, janë interpretuar sipas interesave të partisë shtet, pra në dëm të popullit shqiptar e si masakrim i gjithë atyre shtresave e individëve atdhetarë që mendonin ndryshe. Këta u përndoqën, u arrestuan, burgosën, internuan si armiq pa fakte, pa gjyqe ose me gjyqe fallco. Ata e kuptojnë edhe faktin se ato vepra me idetë propagandistike që trasmetojnë, i pengojnë brezat e rinj të spektatorëve për të njohur e kuptuar drejt jetën e popullit shqiptar nën diktaturën komuniste.
Mirëpo edhe pse e kuptojnë se veprat e tyre për nga përmbajtja ideore kanë antivlera, kapen e justifikohen me faktin se ato kanë vlera artistike për nga realizimi i formës së tyre të krijuar prej punës së mirë të regjisorëve, lojës së aktorëve, muzikës etj. Ata kanë ngulur e ngulin këmbë që ato filma të vijojnë të transmetohen në 70 kanalet televizivë shqiptarë pa u vënë asnjë shënjë e pa dhënë asnjë diskutim sqarues prej specialistësh në hyrje të tyre. Ata bëjnë sikur u vjen keq që ajo parti u suall mizorisht me të përndjekurit, por kur vjen puna për të bërë një pendesë, për të kërkuar të falur për punën që kanë bërë si zbatues të politikës së partisë shtet në kinematografi, nuk e pranojnë. Madje, mjer ai që ua vë në dukje këtë fakt, sepse i turren ushtarët e tyre, sambistët e internetit, të cilët me pseudonime, si ata që venë maska në kokë, e sulmojnë pabesisht me fyerje e sharje, si iu turrën z. Agron Tufa, të tjerëve edhe mua.
Ata kanë shpirtin e skllavit, sepse edhe kur iu kërkohet të mbajnë qëndrimin e duhur e të shkëputen nga e kaluara e turpshme, vijojnë të justifikohen, madje bëhen dhe agresivë. Bëhen agresivë sepse nuk duan t’ua kujtosh ato privilegjet që ua krijoi PPSH-ja, dhe nuk duan të humbasin disa privilegje që u kanë krijuar partitë e sotme politike. Shkuan kaq vjet dhe nuk bënë përpjekje për të krijuar filma dokumentarë për të ndriçuar të vërtetën e jetës dhe të vlerave të njerëzve të përndjekur, për punën antihumane që kishte kryer Sigurimi i shtetit, për revoltën e Spaçit e të Qafë Barit, etj. Nuk i tërhoqi jeta, vlerat e vuajtjet e intelektualëve si Lazër Radi, Mit’hat Frashëri, Arshi Pipa, Sami Repishti, Martin Camaj, intelektualeve si Musine Kokalari, Selfixhe Broja (Ciu), Helena Gjika (Kruja), as masakrimi i klerikëve katolikë, as jeta e masakrimit i komunistëve si Zef Mala, Zai Fundo, Sadik Premte, Aristidh Qendro, etj, etj. Ata e ndjejnë veten ndryshe, madje shumë më lart se këta martirë të demokracisë. Ata vuajnë ende prej shpirtit të shërbëtorit ndaj PPSH-së dhe ideologjisë së saj së cilës i shërbyen me zell…
Cthua mo fyell? Do ndalosh filma ne kohen e Youtube dhe Internetit? Ca do besh do bllokosh youtube, se te gjitha keto filma I ke aty falas.
Vetem ca debila si zotrote duhet tu sqarohet se keto filma kane propagande dhe s’duhen marre si 100% te vertete.
Shqiptaret jan shkeput nga komunizmi me kohe, komunistet te paret ne fakt qe sot jan kthy ne kapitalistet me te suksesshem. Jeni ju qe kerkoni kalin e ngordhur dhe akoma doni te lani hesapet me Palin e Lenken.
pika qe siu bie. Merhume
Ky Agron Tufa koka çi n’kry! Ai duhet t’i tregoje Kuvendit te Shqiperise se ku ka fjetur deri dje?! Se pari, ai duhet ta dije se asnje shtrese shqiptare nuk eshte “gjakosur nga filmat e komunizmit” Ata filma kane treguar dhe tregojne historine e vertete te Shqiperise dhe te shqiptareve po edhe ate te “shqiptareve” saliprotopapiste e saliviçidoliste!… Kjo menyre perdhosjeje e Shqiperise, permes ketij “truri te ri” e te mykur agrontufist çon ne rruge pa kry! Akuzat qe i behen filmit shqiptar dhe Kinostudios “Shqiperia e Re”, jane te pa baze shkencore e te pa baze shqiptare. Ata qe i fryjne keti ketij zjarri qe kane ndezur, droj se mund te digjen si “filma” te karakterit te tyre “shqiptar”!…
Arsye me shume, o shqiptare!
Hakmarrja e gjakmarrja politike, ideologjike e fizike nuk e shpiehne Shqiperine askund dhe as kombin shqiptar.
(…)
DRENICA E KUQE
E shkrini kete institut te Sali berishes se harxhoni kot parate e popullit e pastaj ngrihen çadristet e thone qe populli eshte i varfer. S’ka nevoje as per Agron Tufen e as per cilind te nderhyje ne jeten private te gjithe seicilit per te pare filmat, per te lexuar librat, per te degjuar muzike, bile per te pare dhe pornot e Agronit. Kjo eshte çensure dhe i ka ikur koha , ka perenduar sado qe mbeturina te kohes se komunizmit ngjallen sot si merimanga helmuese me propaganden e tyre gjoja antikomuniste. Sot gjithe media eshte e hapur dhe Agron Tufa, nje cope dru injornate, nuk mund te rekomandoje kulture, ndjenja, deshira dhe pasione per qytetaret se perndryshe , neqoftese parlamenti e miraton, ka shkele mbi lirine e tyre njerezore, por sido qe te behet, eshte nje kapriço injoranteve e njerzeve te pagedhendur qe s’kane per tu bere kurre dmokrat, liridashes, europiane si tufa e Agron Tufes. Dhe e fundit; perse duhen keta institute ne Shqiperi, nje shperdorim i parave shqiptare ne menyre marramendshe per hiç gje. Keto e kane nje qellim te poshter brenda: qe te mos kete qetesi ne ate vend e ne kete menyre te vjedhin, vrasin e tradhetojne pas qejfit te tyre. Qeveria duhet menjehere te beje projektligjin e eliminimit te ketyre institucioneve formale apendis ne kurriz te vendit, se keshtu qeteson edhe situaten me keta “kompetente” te lirise dhe demokracise.
Ka nje “Kushtetute” me te efektshme, dhe ne doren e gjithesecilit: Telekomanda!
Pas 26 vjetesh “demokraci” ende, njerez medioker e me kompleksin e viktimizmit te tyre duan te cenojne edhe te drejten me elementare: te zgjedh cfre dua te shoh, te lexoj, te kendoj…..Kur degjoj te tille “ish te perndjekurish” mendoj se e vetmja e vertete ne kete togfjalesh eshte “ish”, perjetesisht “ish”….brez pas brezi “ish”
Sa per kujtese. PPSH ka qene zyrtare gjer ne kongres te 10 ne korrik 1991 qe eshte kongresi pare i PSSh.Duke filluar nga 12 dhjetori 1990 e gjer tek Programi elektoral i 31 marsit 1991,Partia Punes se Shqiperise ka hedhur poshte vendimet e Kongresit te 9 qe ishte kongresi i vashdimesise dhe ju comentues nuk u degjuat gjekundi!
PPSH dhe me vone PSSh perkrahu marrdhaniet me Ameriken,Angline, Gjermanine,Rusine duke rrezuar Enverin dhe duke i dhene te drejte SEjfullah Maleshoves, dhe ju nuk u degjuat te kundershtoni!
Ne drejtim te besimeve fetare megjithese te majtet ne europe deklarohen jo-fetare perseri e majta shqiptare njohu e respektoi besimet e sejcilit duke i dhene te drejte tezes se Tuk Jakoves qe thonte:-ne komunistet nuk shkojme ne kisha e xhami por kush te doje le te shkoje brenda institucionit fetar dhe ju nuk e mbrojtet Enverin por heshtet.!
Ne drejtim te arteve ,kultures dhe ceshtjes se ndikimeve te huaja sot e majta perkrah liberalizimin e Fadil Pacramit e Todi Lubonjes qe jane kunder Enverit dhe juve nuk jua degjuam zerin.
Dhe pambarim ne drejtim te marrdhanieve ekonomike me perendimin per te cilet u denuan Abdyl Kellezi etj dhe ne cdo ceshtje tjeter sociale-ekonomike-politike eshte rrezuar ENVERIZMI.
Por enveristet qe nuk u degjuan ne asnje rast te kundershtonin tani kane gjetur motiv !? Ju pyes perse nuk u rebeluat kur ne treg nuk doli me gazeta ” Zeri i Popullit ” !!!???
Juve ju eshte shembur nga themelet ideologjia juaj dhe sot mbroni disa tema te cilat nuk qendrojne pikerisht nga kjo shembje e nga qe nuk mbroni dot permbajtjen kapeni nga forma dhe arti.
Tung
KOQE,sa klase shkolle ke mor DERDIMEN ?
Jemi me te ate te prishim se te ndertojme. Edhe ky fare burri na kerkon te nderhyet ne filmat e asaj periudhe ,te periudhes komuniste dhe luftes NACL ?!!! Poketo filma apo dekumentare JANE PASURI KOMBETARE kane edhe datat kur jane bere .Duke qene pasuri kombetare brezat qe do te vine pas 500 apo 1000 vjet do te jene kurioze se si ka funksionuar jeta ne kete periudhe. Shihni sot sa filma prodhohen dhe cfare vlera edukative kultivon ne popull . Psh eshte filmi sot ne vitet e demokracise AMNISTIA kush e di sa kenaqet z Agron Tufa duke e pare mes prinderve te tij ,gruas motres ,vellait shokeve shoqeve komshive .Nderhyrja ne filmat e asaj periudhe jane nje KRIM I RRENDE QE I BEHET HISTORISE.Qe te marre fund kjo masaker duhet ti hidhet popullit per REFERENDUM.
Kush ndjek rrugën e Agron Tufës, ka ndjekur rrugën e hales.Agroni është më i rrezikshëm se kanseri për popullin shqiptarë.Ky pulangrënës nëpër kotecet e fshatarëve, që prindërit e tij nuk dinin ku të futeshin, sot kërkon të na udhëzojë se çduhet të shofim ne.Larg gjp e së keqes