Grabit tri herë restorantin për biskotat e tij të preferuara

31 Mars 2017, 05:54Sociale TEMA

Këta grabitës në Melbourne, Australi janë filmuar teksa grabisin tri herë radhazi të njëjtin restorant, në kërkim të biskotave me çokollatë.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë grabitësit teksa largohen me 20 shishe me alkool pas çdo incidenti, ndërsa njëri prej tyre nuk harron të marrë edhe disa biskota nga banaku.

Por, mesa duket ato nuk i kanë mjaftuar, pasi në incidentin e fundit, grabitësi merr dy kavanoza me biskota me çokollatë.

Ai largohet fillimisht vetëm me një kavanoz, ndërsa pak sekonda më pas është kthyer sërish për të marr edhe tjetrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje