Kush tha se armët nuk mund të përdoren në mënyrë artistike?
Ky qitës profesionist rust është gati t’iu vërtetojë të kundërtën.
Me anë të dy pistoletave dhe disa fletëve metalike në vend të shenjestrave, ai shoqron një kuartet harqesh, teksa luajnë “Marshin e Rdetzkit.”
Vitaly Kryuchin është presidenti i Federatës Ruse të Qitjes dhe mesa duket, është aq i dashuruar me armët, sa nuk mund të rrijë pa to as në hollin e koncertit.
Ai mendoi të perfomronte bashkë me orkestrën e muzikës klasike, melodinë e famshme të Johann Strauss.
Por, ndërsa një performancë e tillë mund të jetë e para për muzikën e Strauss, sigurisht që nuk është e para për Kryuchin.
Një vit më parë, ai u bë mjaft i njohur në “Youtube” pas disa videove, ku perfomronte muzikë nga Beethoven dhe kompozitorë të tjerë të famshëm klasikë.