I riu sfidon metronë në garë shpejtësie, ja rezultati

31 Mars 2017, 05:27Sociale TEMA

Një i ri në Londër ka vendosur të sfidojë metronë e kryeqytetit britanik në një garë shpejtësie.

Ai zbret në njërin prej stacioneve dhe e përshkon rrugën me vrap, në përpjekje për të kapur të njëjtin tren në stacionin tjetër.

James, atleti 30-vjeçar e ka filmuar të gjithë këtë me anë të një kamere të vendosur në kokën e tij.

Ai zbriti në stacionin “Mansion House” dhe pasi përshkoi me vrap të gjithë rrugën deri në stacionin tjetër “Cannon Street,” ia doli në fakt të merrte të njëjtin tren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje