Takimi i ministrave të Jashtëm në Bruksel po përcillet me tone të ashpëra ndaj Rusisë.
Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson ka thënë se NATO duhet të diskutojë se si t’i përgjigjet agresionit rus në Ukrainë.
Ndërkohë shefi i diplomacisë së Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se Rusia po krijon probleme në Ballkanin Perëndimor dhe gjithandej nëpër botë.
Sekretari Tillerson ndërkaq ka thënë në Bruksel se SHBA do të përqëndrohet në tre fusha të rëndësishme:
“Së pari duhet të sigurohemi se NATO ka të gjitha burimet, financiare dhe të formave të tjera, që i duhen Aleancës për të përmbushur misionin e saj.
Së dyti, duam të diskutojmë se si mund të avancojmë angazhimin e NATO-s në luftën kundër ISIS dhe në misione të tjera anti-terroriste ku NATO mund të luajë rol dhe mund të ndihmojë për të sjellë stabilitet në Lindjen e Mesme.
Dhe gjithashtu duam të zhvillojmë një diskutim mbi pozicionimin e NATO-s në Evropë, sidomos në Evropën Lindore, në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë dhe tjetërkund.
Po ashtu do të hartojmë edhe axhendën për takimin e NATO-s në maj, kur do të mblidhen udhëheqësit e vendeve anëtare,” ka theksuar ai.
gazeta komentet qe u shkrun nga un bien,gazeta ju gjeni fajtorin,sot brusia neser anglia masneser britania,problemet ne britani nuk i ka kriju rusi,ju shfrytzoni ndjenjat per mashtrim,duke i ndare simpatite e pupujve.edhe ky koment tregon,se gazetaret jane bere bashkepunetor thashethemesh,kurse kriminelet me kollare dhe jo vetem qarkullojne neper interrnet ne stilin e hakerave,dhe tentojune te fitojne kohe,por koha e tyre eshte paraja,dhe dihet se paraja skadon,dhe vjen nje dite qe ska bir miu ku ta fshehin.pra kriminelet Politik dhe jo vetem,nuk po gjejne rehat,nuk po din ku ti qojn paret.
No shit Sherlock !