Nis samiti i NATO-s, bisedime për ISIS, Ballkanin dhe fondet e mbrojtjes

31 Mars 2017, 15:59Bota TEMA

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s ku merr pjesë edhe shefi i diplomacisë amerikane Rex Tillerson po takohen në Bruksel.

Sekretari Amerikan i Shtetit e bëri të qartë që në fillim ku përqendrohet vëmendja e tij.

“Besoj se tre janë fushat e rëndësishme për të cilat duam të diskutojmë: e para, është të sigurohemi se NATO-ja i ka të gjitha burimet, ndër to dhe financiare për të përmbushur misionin e saj. E dyta, duam të shohim sesi mund ta forcojmë luftën kundër ISIS-it dhe angazhimin në aksione të tjera kundër terrorizmit. Së fundi, të diskutojmë situatën e Aleancës në Evropë e sidomos në Evropën Lindore në përgjigje të agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe gjetke”, tha Rex Tillerson, ministër i Jashtëm.

Federica Mogherini, edhe një herë e vuri theksin mes të tjerash tek Ballkani.

“Prania e NATO-s në Ballkan është e lidhur me luftën kundër terrorizmit. Sepse një Ballkan i stabilizuar ka një rëndësi kyçe për t’i bërë ballë kërcënimeve që vijnë nga luftëtarët e huaj. Vizitova tani vonë Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën e u inkurajova kur pashë sesa të përqendruar janë autoritetet atje në përpjekjet kundër këtij kërcënimi. Mësimi i nxjerrë atje dhe në Afganistan është se në përiudhën afatgjatë, mënyra më e mirë për të luftuar terrorizmin mbetet projektimi i stabilitetit përmes trajnimit të forcave lokale”, tha Federica Mogherini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje