Qeveria britanike publikoi planin e detajuar për zëvendësimin e mbi një mijë ligjeve të BE-së në Britani me legjislacionin e brendshëm.
Të mërkurën, kryeministrja britanike Theresa May nisi procedurat për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, ndërsa sot sekretari i Brexit, David Davis zbuloi planin e shfuqizimit të ligjeve në Dhomën e Përfaqësuesve.
Shumë nga ligjet e BE-së të cilat do të zëvendësohen krijojnë shqetësime për të drejtat e punëtorëve, mbrojtjes së ambientit dhe të drejtat e konsumatorëve.
Por frika e kritikëve është se kjo do të dobësohet më shumë nëse ligji kalon pa shqyrtim të plotë nga Parlamenti.