Nis zyrtarisht procesi i Brexit

29 Mars 2017, 16:42Bota TEMA

Britania dorëzoi sot kërkesën zyrtare për ndarjen me Bashkimin Evropian, duke i dhënë fund lidhjes 40 vjeçare.

Për 4 dekada, themelet social-ekonomike të Britanisë ishin integruar gjithnjë e më shumë me pjesën tjetër të kontinentit evropian, pasi më shumë se një ndër 10 ligje vinin për miratim në Parlamentin britanik nga Brukseli.

Prej sot do të duhet të ndryshojë në të kundërt kursi i drejtimit.

Ndër çështjet më të ndjeshme në procedurat e divorcit institucional mes Londrës dhe Brukselit do të jenë ato të sasisë së detyrimeve financiare që Londra i ka ose jo Brukselit, çfarë do të ndodhë me asetet e BE-së dhe, mbi të gjitha, cilat do të jenë të drejtat e shtetasve europianë në Britani dhe atyre britanikë në vendet e BE-së, pas vitit 2019.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje