Kompanitë multinacionale larg garës për ndërtimin e murit me Meksikën

30 Mars 2017, 16:32Bota TEMA

Kompanitë e interesuara për realizimin e premtimit kryesor të fushatës së Donald Trump, murit të madh në kufirin me Meksikën kanë kohë deri të mërkurën e ardhshme.

Kompanitë janë ftuar të paraqesin dokumentacionin dhe të detajojnë propozimet e tyre. Ky është hapi i parë në një proces që premton të kombinojë tre nga sipërmarrjet më të suksesshme të Trump, konkurset e bukurisë, emisionet “realit” dhe ksenofobinë.

Një nga dhjetë firmat e interesuara për ndërtimin e murit është një kompani latine. Pas raundit të parë eliminator, garuesit e mbetur do të takohen në San Diego të Kalifornisë, ku edhe do të ndërtojnë një prototip të projektit të tyre, që do të përdoret më pas nga qeveria për të testuar dhe vlerësuar karakteristikat e tij.

Ky është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore të qeverisë amerikane në dekada të tëra.

Kompanitë e mëdha, korporatat multinacionale, kanë qëndruar larg këtij projekti, kjo edhe për shkak të politikës toksike që e rrethon atë.

Sipas një sondazhi të kryer në shkurt, 62% e amerikanëve kundërshtojnë ndërtimin e murit, ndërkohë që financimi i tij është i vështirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje