Liderët e BE-së në një zë: Do mbrojmë interesat e Unionit

29 Mars 2017, 18:05Bota TEMA

Liderët e Bashkimit Evropian do të qëndrojnë të bashkuar dhe do të vazhdojnë të mbrojnë interesat e bllokut pas vendimit të Britanisë së Madhe për të braktisur Unionin.

“Unioni do të sillet si një dhe do të mbrojë interesat e saja. Prioritet yni do të jetë që të minimizojmë paqartësinë për qytetarët tanë, punët dhe shtetet anëtare, të cilat u shkaktuan nga vendimi i Britanisë”, informon AP.

Pas vendimit të holandezëve për t’i dhënë besimin një qeverie pro unionit, tani vëmendja është e përqendruar në Francë, ku kandidatja radikale Marine le Pen kërcënon se do ta nxjerrë vendin nga BE-ja, nëse fiton zgjedhjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje