Këto pamje i përkasin momentit kur dy persona hyjnë për të grabitur në një shtëpi në Washington, SHBA.
Video e filmuar nga kamera e sigurisë, tregon se si dy grabitësit hyjnë në shtëpi, ndërsa njëri prej tyre kupton se nuk ishin vetëm.
Në fakt, duket se është fjala për pronaren e shtëpisë, e cila ishte fshehur në dush, ndërsa kishte kyçur edhe derën.
Momenti kur grabitësit e shpërthejnë derën me një goditje është tejet i frikshëm, ndërsa gruaja e tmerruar ulëret duke kërkuar ndihmë.