Qeveria ruse duket se ka vendosur të vërë në lojë akuzat e ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të SHBA ditën e 1 Prillit.
Ministria e Jashtme ka postuar një regjistrim audio, i cili supozohet t’iu vijë në ndihmë ambasadave ruse.
Regjistrimi i publikuar në Facebook paraqitet si një listë ofertash për politikanët perëndimorë, të cilët mund të duan të dëmtojnë kundërshtarët e tyre politikë.
“Për të kërkuar ndërhyrje në zgjedhje, shtypni tre dhe prisni deri në fushatën e ardhshme,” është vetëm një nga shërbimet e ofruara.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme bëri të ditur se ishte fjala për një shaka për 1 Prillin.
Po ku ka shkelur kemba juaj more bastarde e vendi ka bere prokopi ?