Policia në Rusi arrestoi 29 protestues opozitarë të cilët po tubonin në qendër të Moskës.
Arrestimet e sotme vijnë vetëm një javë pasi mbi 1 mijë persona u vunë në pranga në protestat e organizuara nga aktivisti kundër korrupsionit Alexei Navalny.
Lideri i opozitarëve është në burg, sepse u dënua me 15 ditë burgim.
Por ai e ka distancuar veten nga protestat e sotme.
“Ai nuk di absolutisht asgjë për këtë”, ka thënë zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh.
Qeveria ruse ka thënë më 1 prill se ka nisur hetime penale ndaj një personi të paidentifikuar, i cili ka bërë thirrje për protestë për 2 prill.