Maqedonia llogari Tiranës zyrtare: Pse futeni në punët tona të brendëshme?

4 Prill 2017, 13:05Rajoni TEMA

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, mbrëmë është thirrur në bisedime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Siç kumton Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, thirrja e ambasadorit shqiptar vjen pas, siç thonë nga atje, “deklaratave dhe komenteve të shpeshta sulmuese nga zyrtarët e Shqipërisë drejtuar Maqedonisë dhe qytetarëve të saj”.

“Në takim është theksuar se deklaratat e kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë për dygjuhësinë dhe ndryshimin e rendit Kushtetues të Maqedonisë është ndërhyrje e hapur në punët e brendshme të vendit. Etiketimi i maqedonasve si ‘sllavo-maqedonas’ është fyese dhe diskriminuese për të gjithë maqedonasit dhe qytetarët e Maqedonisë”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Në fund të njoftimit theksohet se Ministria e Punëve të Jashtme apelon “që të ndalen provokimet, të respektohet sovraniteti dhe të punohet në planin e marrëdhënieve të mira fqinjësore për të mirën e të gjithë rajonit”.

“U theksua se mesazhet e tilla janë një provokim serioz i fqinjësisë që ne duam të kultivojmë. Ata bëjnë dëme afat-gjate në marrëdhëniet në rajon, si dhe nxisin retorikë ekstremiste. Ajo që na duhet në rajon është bashkimi rreth integrimit në BE, paqes dhe përparimit ekonomik”, thuhet në njoftim.

3 komente në “Maqedonia llogari Tiranës zyrtare: Pse futeni në punët tona të brendëshme?”

  1. Kuq e zi says:

    Haha
    Pse nuk jeni sllav te maqedonise??
    Apo mendoni se vertet do ju jepnim leken qe te kishit identitet
    Qe ate shtet e quajtem maqedoni dhe jo fyrom sepse prisnim qe shqiptaret te kishin vendin qe u takon meqe kjo nuk ndodhi ju kosiderojme si jugosllavi te re dhe e dini ci ndodhi jugosllavise

  2. Enter''' says:

    Shkoni mer beqira monkeydonas

  3. albaniafirst says:

    Sllavo maqedonas? une do ti quaja me emrin e tyre te vertete: Sllavo-bullgare”. Ky pseudo shtet duhet zhbere me themel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje