Real Madrid befason me portierin e ri

4 Prill 2017, 14:39Sport TEMA

Drejtuesit e skuadrës së Realit të Madridit janë në kërkim të një portieri të ri

Keylor Navas pritet të largohet nga madrilenët gjatë merkatos së verës, pasi tashmë ka humbur besimin e “Los Blancos.”

Sipas “Superdeporte.es”, madrilenët kanë shënjestruar portierin e Valencias, Diego Alves.

Gardiani brazilian është duke shkëlqyer me Valencian, duke rritur ndjeshëm interesimin e drejtuesve të Realit.

Por, “Superdeporte” shkruan se prioritet për Real Madridin janë dhe portierët e tjerë si David de Gea,Thibaut Courtois dhe Gianluigi Donnarumma.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje