Nina Moriç ka thumbuar sulmuesin e skuadrës së Juventusit, Gonzalo Higuainin.
Pas sfidës kundër Napolit, bukuroshja e njohur e televizioneve Nina Moric, ka thumbuar bomberin argjentinas.
Moriç e bëri këtë për shkak të peshës së Higuainit, në veçanti të barkut të tij.
“Për ata që kritikojnë Higuainin: Do të doja t’i shihja duke luajtur në muajin e shtatë të shtatzënisë…”, ka shkruar me ironi bukuroshja në rrjetet sociale, që vendos theksin te shëndeti i tepërt i ish sulmuesit të Napolit e Realit.